Ukraina: Trupat ruse në Siri kanë mungesë ushqimi dhe uji
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballe...

Zyrtarët serbë instaluan programe spiunazhi në telefonat e dhjetëra gazetarëve dhe aktivistëve, tha "Amnesty International" në një raport të publikuar më 16 dhjetor, duke cituar prova forenzike digjitale dhe dëshmi nga aktivistët që thanë se ishin hakuar në muajt e fundit.
Në dy raste, softueri i ofruar nga kompania izraelite e mbikëqyrjes, "Cellebrite DI Ltd", u përdor për të hapur telefonat, thuhet në raport.
Programi spiun serb, i quajtur “NoviSpy” nga "Amnesty", më pas realizoi fotografi të fshehta të pajisjeve mobile, kopjoi kontaktet dhe i ngarkoi ato në një server të kontrolluar nga qeveria, thuhet në raport.
“Në disa raste, aktivistë dhe një gazetar raportuan shenja aktivitetesh të dyshimta në telefonat e tyre mobil menjëherë pas intervistave me policinë dhe autoritetet e sigurisë serbe”, tha "Amnesty".
Ministria e Brendshme e Serbisë, Ministria e Jashtme dhe agjencia e inteligjencës, BIA, nuk iu përgjigjën kërkesave për koment të bëra më 12 dhjetor.
Produktet e "Cellebrite" përdoren gjerësisht nga forcat e zbatimit të ligjit, përfshirë FBI-në, për të zhbllokuar telefonat inteligjentë dhe për t’i hetuar për prova. Shefi i marketingut i Cellebrite, David Gee, tha se kompania po hetonte akuzat e Amnesty.
“Nëse këto akuza janë të sakta, ato mund të përbëjnë një shkelje të marrëveshjes sonë të licencës për përdoruesit”, tha Gee për "Reuters". Nëse rezulton të jetë kështu, tha Gee, "Cellebrite" mund ta pezullojë përdorimin e teknologjisë së saj nga autoritetet serbe.
Vendosja e softuerëve të mbikëqyrjes në pajisje “absolutisht nuk është ajo që ne bëjmë”, tha Gee. Ai shtoi se "Cellebrite" kishte filluar të kontaktonte zyrtarët serbë, por refuzoi të jepte detaje të mëtejshme.
Një nga aktivistët e përmendur nga "Amnesty" në raport tha se kishte vënë re që kontaktet në telefonin e tij ishin eksportuar menjëherë pas një takimi me BIA-n.
Aktivisti i tha "Reuters" se ua kishte treguar telefonin ekspertëve forensikë digjitalë, të cilët zbuluan se programi spiun NoviSpy kishte eksportuar kontaktet e tij dhe kishte dërguar fotografi private nga pajisja e tij në një server të kontrolluar nga BIA.
Sipas "Amnesty", Serbia kishte marrë pajisje për thyerjen e telefonave nga "Cellebrite" si pjesë e një pakete më të gjerë ndihme për të ndihmuar Serbinë të plotësojë kërkesat për integrim në Bashkimin Evropian.
Kjo paketë, e financuar nga qeveria norvegjeze dhe e administruar nga Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS), iu ofrua Ministrisë së Brendshme të Serbisë nga viti 2017 deri në 2021 për ta ndihmuar Serbinë në luftën kundër krimit të organizuar, thuhet në raport.
Qeveria norvegjeze e ndaloi përkohësisht dërgimin e pajisjeve të "Cellebrite" në Serbi në vitin 2018, tha "Amnesty". Ambasada norvegjeze në Beograd gjithashtu ngriti shqetësime për programin, shtoi raporti, por UNOPS-i përfundimisht dorëzoi pajisjet në qershor të vitit 2019.
“Pretendimet e bëra në raport janë alarmante dhe, nëse janë të sakta, të papranueshme”, tha zëvendësministrja e jashtme e Norvegjisë, Maria Varteressian, për "Reuters". “Ne do të takohemi me autoritetet serbe si dhe me UNOPS-in më vonë këtë muaj për të marrë informacion të mëtejshëm mbi çështjen”.
“Ne presim që UNOPS të hetojë akuzat”, shtoi ajo.
UNOPS tha në një deklaratë se mirëpriste raportin e "Amnesty" dhe tha se, që nga viti 2017, agjencia kishte “forcuar më tej mekanizmat për të vlerësuar dhe zbutur efektet e mundshme negative”. Agjencia nuk dha detaje mbi këto masa./REL
Personeli ushtarak rus që ndodhet ende në Siri po përballe...
Bitcoin ka kapur një rekord të ri, duke pësuar rritje të ç...
Rusia po e përdor një organizatë rinore ushtarake, Yunarmi...
Qindra njerëz dyshohet se kanë vdekur në Mayotte pasi terr...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, i ka hedhur poshtë rapor...
Papa Françesku kremtoi meshën të dielën përpara mijëra bes...
Qindra persona, ndoshta edhe mijëra, mund të kenë humbur j...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka zhvilluar ...
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë ka bërë thirr...
Të krishterët sirianë morën pjesë në shërbimet e rregullta...
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, e ka shfrytëzua...
Këshilli i Bashkimit Evropian do të mund të deklarojë javë...
Qeveria izraelite miratoi të dielën një plan për të zgjeru...
Ministria e Jashtme e Izraelit ka bërë të ditur të dielën ...
Dy anije me cisterna nafte ruse dhe 29 anëtarë të ekuipazh...
Shtetet e Bashkuara janë në “kontakt direkt” me rebelët e ...
Autoritetet në Ukrainë dhe Rusi e kanë akuzuar njëra-tjetr...
Eksperti për Ballkanin, Edward Joseph, ka thënë në një int...
"ABC News" ka rënë dakord t'i paguajë 15 milionë dollarë p...
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trum...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...