Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD-së/ Berisha: Mbështesim lëvizjen e gjeneratës së re
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të...
Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e parë e Këshillit të...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar një letër kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), më 5 maj, përmes së cilës e ka ftuar për marrëveshje politike mes dy partive.
Kurti e ka ftuar Lumir Abdixhikun që LVV-ja dhe LDK-ja të bëjnë koalicion qeverisës, i cili do t’i hapte rrugë zhbllokimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Letra, të cilën Radio Evropa e Lirë e ka siguruar, u bë publike pas dështimit të përpjekjes së 11-të për konstituimin e Kuvendit.

"Jam i interesuar dhe i vullnetshëm për marrëveshje politike me LDK-në", ka shkruar Kurti në letrën e tij.
Kurti i ka thënë Abdixhikut se "koalicionet bëhen pikërisht ndërmjet atyre që kanë dallime", teksa ka shkruar se ka bindjen që "votuesit e LDK-së sot e preferojnë më së shumti koalicionin me LVV".
"Edhe votuesit e LVV e preferojnë po ashtu më së shumti koalicionin me LDK. Pse të mos e bëjmë", është shprehur Kurti në letrën drejtuar Abdixhikut.
Kreu i LVV-së, në letër nuk e ka përjashtuar as gatishmërinë e partisë së tij për shkuarje në zgjedhje të reja, por ka thënë se edhe ato do të çonin drejt një koalicioni mes LVV-së dhe LDK-së.
"Pse ta bëjmë atëherë më vonë, kur mund ta bëjmë tash?", e ka pyetur Kurti, Abdxhikun.
Nga LDK-ja nuk janë deklaruar deri më tani për ftesën e Kurtit.
Më herët, të hënën, deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se bllokimi i Kuvendit është pasojë e mosbashkëpunimit mes LVV-së dhe partive që dikur ishin në opozitë.
Ai ka thënë se "nuk ka mirëbesim mes partive politike" dhe se kjo "është për keqardhje".
Sipas tij, mirëbesimi mund të arrihet "vetëm me veprime konkrete nga Kurti".
Ai ka kërkuar që Kurti të kërkojë falje "për gjuhën ofenduese dhe sjelljen degraduese", dhe të marrë përgjegjësi për gjendjen e vendit sot.
Të hënën, për të 11-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan ta konstituojnë përbërjen e nëntë parlamentare, të dalë nga zgjedhjet e shkurtit.
Ligjbërësit refuzuan për të tretën herë rresht që ta formojnë një komision për votimin e fshehtë për kreun e ri të organit ligjvënës.
Në vazhdimin e seancës konstituive, të hënën, Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe refuzuan sërish që të propozojnë një përfaqësues që do të siguronte mbarëvajtjen e votimit të fshehtë.
Seanca konstituive do të vazhdojë të mërkurën, në orën 10:00.
Deputetë të partive që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë thonë se është jokushtetuese mënyra se si Lëvizja Vetëvendosje (LVV) po tenton që kryeparlamentari të votohet përmes formës së fshehtë.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar se deputetët mund t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese.
Deri më tani, deputetët kanë kaluar vetëm dy pika të agjendës së seancës konstituive: raportin e Komisionit të përkohshëm për verifikimin e mandateve dhe atë të betimit të deputetëve.
Por, procesi ka ngecur te pika e tretë: zgjedhja e kryeparlamentarit.
Propozimi për kryeparlamentar është e drejtë ekskluzive e fitueses së zgjedhjeve, LVV-së, por në gjashtë votime, kandidatja e saj, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur t’i marrë votat e nevojshme, përkatësisht 61.
Partitë që po kundërshtojnë emrin e Haxhiut për kryeparlamentare i kanë kërkuar LVV-së të ndryshojë propozimin për postin, në mënyrë që procesi të zhbllokohet./ REL
Seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës ka...
Deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen sot në përpjekjen...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Një sulm me bombë i planifikuar për koncertin falas të Lad...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e hodhi poshtë ...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka dalë nga Akademia Usht...
Zyrtarët britanikë kundërterrorizmit kanë arrestuar disa i...
A do ta vazhdojë Rumania kursin demokratik? Kjo përcaktohe...
Pothuajse gjysma e rezervave të arit të Gjermanisë ruhen e...
Lajmi për shtrimin në spital të presidentit të Serbisë, Al...
Ekipi i Trump ka përgatitur një sërë opsionesh për të usht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar homazhe n...
Një burrë është akuzuar në Greqi për vepra penale të lidhu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në S...
Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën k...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sërish përfu...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin Gjenevë-P...
Kosova do të tentojë sot për herë të dhjetë të zgjedhë kry...
Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjerm...
Reforma në Drejtësi dhe procesi i vetingut u trumbetuan me...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Gazetari Ilir Demaliaj ka bërë një prononcim për mediet pa...
Analisti Ilir Demaliaj është dhunuar ditën e sotme nga dy ...
Zbardhet aksidenti me pasojë humbjen e jetës së 32-vjeç...
Policia e Durrësit ka goditur një rast të shitjes së lëndë...
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosf...
Në zonën e Maliqit ka nisur inspektimi në terren, pas kons...
Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me erë të fortë k...
Shqipëria do të ndikohet këtë të martë nga kushte atmosfer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka deklaruar se në vit...
Tërmetet janë më vdekjeprurëset nga të gjitha fatkeqësitë ...
Tre persona kanë humbur jetën nga asfiksia, ndërsa mijëra ...
Më shumë se 1.000 persona kanë humbur jetën për shkaqe të ...
Profesori dhe studiuesi i letërsisë, Ali Xhiku, është ndar...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në një kon...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dh...
Struktura e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) të Shqipëri...
Nisin sot aplikimet për përfitim të kompensimit të TVSH-së...