Vuçiç sëmuret gjatë vizitës në SHBA/ Anulon takimet
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në S...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpushimin treditor të shpallur nga udhëheqësi rus, Vladimir Putin, duke e quajtur atë një shfaqje teatrale, por theksoi se Kievi është i gatshëm për një armëpushim të plotë.
Rusia deri tani ka refuzuar një armëpushim të pakushtëzuar 30-ditor, të propozuar nga Kievi dhe Uashingtoni, i cili po përpiqet të ndërmjetësojë dhënien fund të pushtimit trevjeçar rus të Ukrainës.
“Kjo është më shumë një shfaqje teatrale nga ana e tij. Sepse në dy apo tri ditë është e pamundur të hartohet një plan për hapat e ardhshëm për t’i dhënë fund luftës”, tha Zelensky.
Zelensy i bëri këto deklarata të premten për një grup të vogël gazetarësh, deklarata që ishin nën embargo deri të shtunën.
Zelensky tha se Ukraina nuk do të “luajë lojëra për të krijuar një atmosferë të këndshme që t’i mundësojë Putin-it të dalë nga izolimi më 9 maj”, kur disa udhëheqës të huaj pritet të shkojnë në Moskë për të marrë pjesë në ngjarjet kushtuar fitores së Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë Naziste më 1945.
Propozimi i Rusisë shihet në Ukrainë si një përpjekje për të penguar Kievin të godasë Moskën gjatë festës, e cila përfshin një paradë madhështore ushtarake në Sheshin e Kuq të Moskës dhe një fjalim të udhëheqësit rus drejtuar kombit.
Ukraina ka goditur Moskën disa herë gjatë pushtimit, si dhe ka shënjestruar objektiva të tjerë në mbarë territorin rus.
Sipas Kremlinit, udhëheqës të rreth 20 vendeve, përfshirë presidentin kinez, Xi Jinping, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë pranuar ftesën për të marrë pjesë në kremtimin e këtij viti.
Zelensky tha se disa vende i janë drejtuar Kievit duke paralajmëruar se do të udhëtojnë drejt Rusisë dhe kanë kërkuar garanci për sigurinë e tyre.
“Qëndrimi ynë është shumë i thjeshtë ndaj të gjitha vendeve që kanë udhëtuar apo do të udhëtojnë në Rusi më 9 maj, ne nuk mund të marrim përgjegjësi për atë që ndodh në territorin e Federatës Ruse”, u përgjigj ai.
“Ata po kujdesen për sigurinë tuaj”, shtoi Zelensky, duke paralajmëruar se Rusia “mund të ndërmarrë hapa të ndryshëm nga ana e saj, si zjarrvënie, shpërthime e të tjera, dhe më pas të na fajësojë neve”.
Zyrtarët rusë kanë premtuar festime madhështore për 9 maj, gjatë të cilave pritet që Putin të kërkojë mbështetje për trupat e tij që luftojnë në Ukrainë që nga viti 2022, kur nisi pushtimi në shkallë të gjerë të Ukrainës.
Trupat ruse kanë bërë përparime në disa pjesë të vijës së frontit, ndërkohë që Moska dhe Kievi kanë intensifikuar sulmet ajrore.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar se mund të heqin dorë nga përpjekjet për të ndërmjetësuar një armëpushim nëse nuk shohin përparim konkret.
Uashingtoni po synon “një armëpushim të plotë dhe të qëndrueshëm, si dhe përfundimin e konfliktit”, dhe jo thjesht “një moment treditor” deklaroi këtë javë zëdhënësja e Departamentit amerikan të Shtetit, Tammy Bruce./ REL
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në S...
Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën k...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sërish përfu...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin Gjenevë-P...
Kosova do të tentojë sot për herë të dhjetë të zgjedhë kry...
Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjerm...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter godit...
Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fund...
Mike Waltz, i cili disa orë më parë u largua nga posti i k...
Mijëra serbë më 1 maj shënuan gjashtëmujorin e shembjes së...
Të mbështetura nga shumica e forcave politike, institucion...
Këshilltari për sigurinë kombëtare në kabinetin e Trump, M...
Konklava për të zgjedhur Papën e ri fillon më 7 maj. Teksa...
Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, rapo...
SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur ...
Blloku me 27 shtete po u lejon atyre që janë anëtare të sh...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar drejt Mal...
Sindikatat e Serbisë do të bashkohen për herë të parë me n...
Deputetët dështuan për të nëntën herë radhazi në përpjekje...
Bashkimi Europian nuk do ta njohë aneksimin e Krimesë nga ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...