Ndërpreu vizitën në SHBA/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e presidentit Vuçiç
Lajmi për shtrimin në spital të presidentit të Serbisë, Al...

Pothuajse gjysma e rezervave të arit të Gjermanisë ruhen ende në Nju-Jork dhe Londër. Pse është kështu? Dhe pse Bundesbank nuk e sjell arin gjerman në vend?
Në kohët e ftohjes mes Uashingtonit dhe Berlinit, mund të habitesh nga fakti që ende më shumë se një e treta e rezervave të arit të Gjermanisë gjenden në Rezervën Federale të SHBA. Kohët e fundit janë shtuar zërat për rikthimin e këtyre rezervave në Gjermani. "Silleni arin tonë në shtëpi," kërkoi Michael Jäger, President i Shoqatës së Tatimpaguesve Evropianë, në ZDF. Kërkesa të tilla morën hov pas sulmeve të përsëritura të presidentit amerikan Donald Trump ndaj kryetarit të Rezervës Federale, Jerome Powell, me të cilat ai vë në pikëpyetje hapur pavarësinë e sistemit bankar qendror amerikan.
Vërtet rezervat gjermane të arit jashtë vendit kanë qenë prej kohësh një çështje e diskutuar dhe janë të rrethuara nga një sërë mitesh. Edhe Deutsche Bundesbank ka luajtur rol këtu. Deri në vitin 2013, ajo publikonte sasinë totale të rezervave çdo vit, por ka heshtur kryesisht si ishin shpërndarë këto rezerva në nivel ndërkombëtar. Tani ko ka ndryshuar rrënjësisht: që atëherë, Banka Federale është përpjekur për transparencë.

Sa të mëdha janë rezervat e arit të Gjermanisë?
Gjermania ka rezervat e dyta më të mëdha të arit në botë pas atyre të SHBA-së. Në fund të vitit 2024, sipas raportit vjetor të Bundesbank, ato ishin 3,352 tonë, që korrespondonte me një vlerë rekord prej 270.58 miliardë euro. Nga këto, 1,710 ton, ose rreth 51 për qind janë të depozituara në një vend të panjohur në Frankfurt am Main. Nëse merret parasysh rritja e fortë të çmimit të arit për një tremujor të mirë deri më tani këtë vit, vlera e pastër e tregut të arit gjerman aktualisht korrespondon me rreth 340 miliardë euro.
Sa ar gjerman ruhet ende jashtë vendit?
1236 ton ar, ose pothuajse 37 për qind e rezervave të Gjermanisë, ruhen në kasafortat e Bankës së Rezervës Federale në Nju Jork. Pjesa e mbetur prej 409 tonësh, afërsisht 12.2 për qind, mbahen nga Banka e Anglisë në Londër. Midis 2013 dhe 2017, Bundesbank reduktoi zotërimet jashtë. Gjithsej 300 tonë u zhvendosën nga Nju Jorku në Gjermani. 374 tonët e depozituar më parë në Paris u transferuan plotësisht. Në atë kohë, Bundesbank e justifikoi konceptin e saj të ri të ruajtjes me situatën e ndryshuar gjeopolitike dhe kapacitetet e çliruara të kasafortave në Gjermani.
A planifikohet një transferim i mëtejshëm i stoqeve?
Aktualisht nuk ka plane konkrete për këtë. Megjithatë, Bundesbank i referohet konceptit të saj të depozitimit, sipas të cilit: "Faktorët kryesorë për ruajtjen e rezervave të arit janë, mbi të gjitha, objektivat e sigurisë dhe tregtueshmërisë, në mënyrë që ari të shitet ose të këmbehet me monedha të huaja nëse është e nevojshme. Deutsche Bundesbank vlerëson rregullisht depozituesit e rezervave të saj të arit bazuar në këto kritere," shpjegon një zëdhënës. Efikasiteti i kostos së ruajtjes gjithashtu luan një rol. "Fed i Nju Jorkut është dhe mbetet një depozitë e rëndësishme për arin tonë në këtë kontekst”, është shprehur zëdhënësi i Bundesbank. "Ne nuk kemi asnjë dyshim se me Fed të Nju Jorkut kemi një partner të besueshëm dhe të besueshëm për ruajtjen e rezervave tona të arit."
Pse ari gjerman ruhet jashtë vendit?
Arsyet qëndrojnë në rendin ekonomik botëror të pas Luftës së Dytë Botërore. Pasi ari i Reichsbank u konfiskua nga aleatët, rezervat e arit të Republikës së re Federale ishin zero. Nuk u dërguan rezerva ari të Republikës Federale në SHBA, Angli apo Francë, por ato iu llogaritën Gjermanisë pjesërisht si pagesa të tepricave të larta të bilancit nga viti 1951. Kështu e parashikonin atëkohë rregullat e Unionit të atëhershëm Evropian të Pagesave (EPU) dhe sistemit monetar ndërkombëtar Bretton Woods. Megjithatë, ky ar nuk u dërgua në Gjermani, por më së shumti mbeti në qendrat kryesore të tregtimit të arit në SHBA, Britaninë e Madhe dhe Francë.
Deri në vitin 2013, 69 për qind e rezervave të arit të Gjermanisë ruheshin jashtë vendit. Aspektet e sigurisë gjithashtu luajtën rol. Gjatë Luftës së Ftohtë, sfera e ndikimit të Bashkimit Sovjetik u shtri deri në kufirin e Republikës Federale të Gjermanisë, kështu që kishte kuptim që rezervat të liheshin në vende magazinimi më në perëndim.

Si kontrollohen rezervat?
Ndërsa rezervat në Nju-Jork dhe Londër mund të likuidohen më shpejt, lind pyetja si mund të kontrollojë Gjermania efektivisht rezervat e saj jashtë vendit. Për këtë qëllim, Bundesbank dërgon ekipe inspektimi në Nju Jork dhe Londër "në intervale të rregullta". Këta inspektorë ekzaminojnë një mostër të parazgjedhur shufrash ari që banka qendrore e huaj ua paraqet fizikisht. Të dhënat e shiritit dhe pastërtia krahasohen me të dhënat gjermane. "Më tej shufrat e arit peshohen në vend dhe kontrollohen për origjinalitetin duke përdorur pajisjet tona të testimit," shpjegon një zëdhënës i Bundesbank. "Në asnjë moment gjatë këtyre inspektimeve nuk ka pasur pengesa apo kufizime nga ana e institucioneve depozituese, Fed e Nju Jorkut apo Banka e Anglisë”.
Në çdo rast, qasja nga SHBA-ja apo Britania e Madhe vështirë të imagjinohet. "Sipas parimeve të së drejtës ndërkombëtare, rezervat valutore mbrohen nga ndërhyrjet e autoriteteve përmbaruese të vendit pritës”, shpjegon Bundesbank. Bundesbank publikon çdo vit zotërimet e sakta në listën e saj të shufrave të arit, e cila rendit çdo shufër ari në gjithsej 2,373 faqe./ DW
Lajmi për shtrimin në spital të presidentit të Serbisë, Al...
Ekipi i Trump ka përgatitur një sërë opsionesh për të usht...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar homazhe n...
Një burrë është akuzuar në Greqi për vepra penale të lidhu...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, e refuzoi armëpus...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është shtruar në S...
Pakistani testoi më 3 maj një raketë balistike, në kohën k...
Seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës sërish përfu...
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin Gjenevë-P...
Kosova do të tentojë sot për herë të dhjetë të zgjedhë kry...
Disa njerëz janë lënduar në qytetin jugperëndimor të Gjerm...
Një tërmet me magnitudë 7.4 ballë të shkallës Rihter godit...
Kosova e ka shënuar rënien më të madhe në 15 vjetët e fund...
Mike Waltz, i cili disa orë më parë u largua nga posti i k...
Mijëra serbë më 1 maj shënuan gjashtëmujorin e shembjes së...
Të mbështetura nga shumica e forcave politike, institucion...
Këshilltari për sigurinë kombëtare në kabinetin e Trump, M...
Konklava për të zgjedhur Papën e ri fillon më 7 maj. Teksa...
Ushtria ruse sulmoi disa rajone të Ukrainës me dronë, rapo...
SHBA-ja dhe Ukraina nënshkruan marrëveshjen e shumëpritur ...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Numërimi i votave për subjektet politike në Kosovë gati ka...
Ish-presidentja Vjosa Osmani, e cila ishte bartëse e listë...
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-presidentja Vjosa ...
Lëvizja Vetëvendosje ka shpallur fitoren e zgjedhjeve të p...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...