Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Për të mbështetur tranzicionin e gjelbër në Kosovë*, Banka Evropiane e Investimeve (BEI) ka nënshkruar një kredi investimi prej 33 milionë eurosh për ndërtimin e centralit më të madh fotovoltaik diellor me kapacitet deri në 100 MWac (120 MWp) në afërsi të Prishtinës. Duke rritur kapacitetin dhe përqindjen e energjisë diellore në prodhimin e energjisë, projekti do të kontribuojë në sigurinë e furnizimit me energji elektrike, tranzicionin më të shpejtë të gjelbër dhe rritjen ekonomike në rajon. Pas përfundimit, centrali pritet të prodhojë rreth 169 GWh energji elektrike dhe të shmangë mesatarisht 174,000 tonë CO2 në vit.
Investimi vjen në kuadër të mbështetjes së Team Europe, e cila mundësoi alokimin e grantit të BE-së prej 32 milionë eurosh të kanalizuar përmes Kuadrit të Investimeve të Ballkanit Perëndimor për përgatitjen dhe zbatimin e projektit. Granti është i kombinuar me kredi nga BEI (33 milionë euro) dhe KfW (29 milionë euro), të cilat do të zbatojnë projektin në kuadër të nismës për mbështetje të ndërsjellë me qëllim rritjen e ekspertizës dhe efikasitetit të kombinuar të financimit.
Zëvendëspresidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, përgjegjës për aktivitetet e Bankës në Ballkanin Perëndimor, tha: “Si një nga zhvillimet më të mëdha të energjisë së rinovueshme në rajon në kuadër të Team Europe, ky projekt do të ndihmojë në mënyrë të konsiderueshme Kosovën të arrijë synimet e saj të sigurisë energjetike dhe të energjisë së rinovueshme. Së bashku me Komisionin Evropian dhe partnerët e tjerë, ne e kemi për kënaqësi ta ndihmojmë së bashku Kosovën që të krijojë terrenin për dekarbonizimin e ekonomisë lokale dhe diversifikimin e ndërthurjes energjetike, në përputhje me agjendën e gjelbër të BE-së.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve i Kosovës, Hekuran Murati, tha: “Nënshkrimi i marrëveshjes së sotme për ndërtimin e termocentralit fotovoltaik është një moment historik pasi Kosova avancon iniciativat e saj për të siguruar përdorimin e energjisë së rinovueshme për qytetarët e saj. Ky projekt, më i madhi i këtij lloji në rajon, jo vetëm që garanton një metodë të qëndrueshme të prodhimit të energjisë, por gjithashtu përshpejton zhvendosjen e Kosovës nga burimet konvencionale të energjisë."
Shefja e seksionit politik në zyrën e BE-së në Kosovë, AnnaCarin Platon, tha: “Investimi në infrastrukturën e energjisë së rinovueshme të Kosovës nuk është vetëm një vendim strategjik; është një angazhim për një të ardhme të qëndrueshme për brezat që do të vijnë. Nisja e një prej zhvillimeve më të mëdha të energjisë së rinovueshme në rajon në kuadër të Team Europe shënon një moment historik të rëndësishëm në përpjekjet tona kolektive të tranzicionit drejt energjisë së gjelbër dhe rritjes ekonomike, si dhe krijimit të vendeve të punës dhe zhvillimit të aftësive në Ballkanin Perëndimor.
Rreth BEI-t
BEI është institucioni financues afatgjatë i Bashkimit Evropian në pronësi të shteteve të tij anëtare. Ai vë në dispozicion financime afatgjata për investime të shëndosha në mënyrë që të kontribuojë drejt qëllimeve të politikës së BE-së. BEI mbështet projekte në katër fusha prioritare: infrastrukturë, inovacion, klimë dhe mjedis, dhe ndërmarrje të vogla e të mesme (NVM). www.eib.org
Rreth BEI-t në Ballkanin Perëndimor:
BEI është një financues kryesor ndërkombëtar në Ballkanin Perëndimor. Që prej vitit 2010, banka ka financuar projekte me vlerë prej mbi 10 miliardë eurosh në rajon. Përveç vazhdimit të mbështetjes për rindërtimin dhe përmirësimin e infrastrukturës publike, BEI është zgjeruar që nga viti 2010 në shumë fusha të reja, si kujdesi shëndetësor, kërkim-zhvillimi, arsimi dhe ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së ranë d...
Lideri i Koresë së Jugut, Kim Jong Un, ka mbikëqyrur stërv...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Shtetet e Bashkuara janë të kënaqura me lëvizjen e Malit t...
Kina, aleatja kyçe e Rusisë, e ka uruar të hënën president...
Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayeri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të diel...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...