"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Kosova i ka nderuar viktimat e masakrës së Reçakut të enjten, në fshatin e Shtimes, ku 27 vjet më parë forcat serbe i vranë 45 civilë shqiptarë. Kjo masakër shtyri NATO-n t’i niste bombardimet për t’i dhënë fund luftës së viteve 1998-’99 në Kosovë, dhe përfundimisht pavarësimit të vendit disa vite pas çlirimit.
Krerët e Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri në detyrë Albin Kurti - liderë të partive politike e qytetarë të shumtë u mblodhën në memorialin e viktimave në fshatin Reçak - rreth 30 kilometra larg kryeqytetit Prishtinë, për t’i nderuar të rënët. Homazhe bëri edhe William Walker, shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë në kohën e luftës, i cili asokohe dokumentoi krimet e kryera në këtë fshat. Presidentja Osmani tha se 27 vjet, “plagët e Reçakut ende flasin”.
“Dhimbja është e freskët për familjet dhe për gjithë popullin e Kosovës, sepse ende nuk ka asnjë drejtësi për krimet që janë kryer këtu, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës”, tha Osmani.
Ajo e kritikoi Serbinë se po vazhdon me “të njëjtat politika dhe po të njëjtën mendësi, sepse mohimi i krimit, siç po bëjnë ata me mohimin e krimit të Reçakut, është krim i dyfishtë”.
Qeveria e liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviç, në atë kohë pretendonte se të vrarët ishin të gjithë anëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të vrarë në përleshje me forcat e sigurisë së shtetit.
Në mesin e të vrarëve ishte edhe një djalë 12-vjeçar.
Zyrtarët e Serbisë vazhdojnë ta mohojnë këtë masakër edhe sot, duke pretenduar se ajo ishte “një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm”.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Kurti, u zotua se institucionet e vendit do të punojnë për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit e masakrës.
“Jemi këtu bashkë, si krerë të institucioneve, me kryetarë të komunave dhe kolegë nga Qeveria e Parlamenti, por edhe zyrtarë të tjerë të shtetit, që të shprehim dhimbjen tonë për këtë plagë të hapur, së cilës ende i mungon drejtësia, por njëkohësisht edhe përkushtimin tonë që gjithmonë do të jemi të angazhuar për t’i sjellë kriminelët para gjyqit dhe për t’i ndëshkuar ata për mizoritë e para 27 vjetëve”, tha Kurti.
Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën në Reçak. Prokuroria ka kërkuar që gjykimi ndaj tyre të zhvillohet në mungesë, duke thënë ata janë të paarritshëm për organet e drejtësisë të Kosovës.
Ndërkohë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, tha se “jemi këtu për të shprehur nderimin dhe respektin tonë për këta të rënë dhe këtë ngjarje, e cila është një prej ngjarjeve që ka kontribuuar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, theksoi shkurtimisht se “Reçaku nuk harrohet dhe drejtësia për Reçakun gjithmonë do të kërkohet”. Pas masakrës së Reçakut, në mars të vitit 1999, NATO sulmoi caqet ushtarake policore në ish-Jugosllavi.
Fusha prej 78 ditësh bombardime mori fund më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë kishte mundësuar edhe kthimin në shtëpitë e tyre të më shumë se 800.000 refugjatëve, personave të zhvendosur brenda dhe jashtë Kosovës. Në luftën e zhvilluar në Kosovë më 1998-‘99, u vranë mbi 13.000 civilë dhe mijëra të tjerë u zhdukën. Mbi 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur – pjesa më e madhe e tyre shqiptarë. /REL
Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forc...
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, ka njoftuar fillimin e...
Kina vlerësoi vizitën e kryeministrit kanadez Mark Carney ...
Disa vende të NATO-s kanë vendosur të dërgojnë një numër t...
Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerë...
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i L...
Dy persona kanë humbur jetën pasi një vinç ndërtimi u rrëz...
Një incident i ri, ku një agjent i Shërbimit Amerikan të E...
Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin...
Një organizatë për të drejtat e punëtorëve pretendon se ka...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nga informacionet ...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbëso...
Ambasada britanike në Iran është mbyllur përkohësisht ndër...
Disa ditë para se të fillonin protestat në Iran në fund të...
Shoferët e taksive të rajonit të Atikës në Greqi do të vaz...
Gjermania do të dërgojë ushtarët e saj të parë në Groenlan...
Franca ka prezantuar një tarifë hyrjeje 45% më të lartë në...
Parlamenti Evropian ka shprehur zyrtarisht mbështetjen e t...
Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...