Britania mbyll ambasadën në Teheran/ Stafi evakuohet urgjentisht nga Irani
Ambasada britanike në Iran është mbyllur përkohësisht ndër...

Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbësore sa i përket të ardhmes të Groenlandës dhe për këtë çështje nuk është arritur deri te një marrëveshje. Kështu tha ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, pas takimit me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington.
Takimi me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe nënpresidentin amerikan, JD Vance, vjen pasi Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se SHBA-ja duhet të marrë Groenlandën për shkaqe sigurie.
Ministrja e Jashtme e Groenlandës, Vivian Motzfeldt, po ashtu mori pjesë në bisedime.
“Nuk arritëm të ndryshonim qëndrimin e Amerikës. Është e qartë se presidenti amerikan, Donald Trump dëshiron ta pushtojë Groenlandën”, tha Rasmussen. “Dhe, ne e bëmë të qartë se kjo nuk është në interesin e Mbretërisë” së Danimarkës. Ai tha se marrja e Groenlandës nga SHBA-ja, ku Uashingtoni që një kohë të gjatë ka një bazë ushtarake, është “absolutisht e panevojshme”.
Rasmussen tha se kjo çështje është “shumë emocionale” për popullin në Groenlandë dhe Danimarkë, që tha se janë aleatë të SHBA-së dhe trupat daneze kanë vdekur duke luftuar përkrah trupave amerikane në Afganistan dhe Irak.
“Idetë që nuk do të respektonin integritetin territorial të Mbretërisë së Danimarkës dhe të drejtën për vetëvendosje për popullin e Groenlandës, sigurisht që janë krejtësisht të papranueshme”, tha kryediplomati danez.
“Prandaj, kemi mospajtime thelbësore”, theksoi ai.
Ai tha se të dyja palët do të formojnë një komitet që do të takohet brenda javësh për të parë nëse mund të arrihet një zgjidhje.
Para takimit, presidenti amerikan, Donald Trump, përsëriti dëshirën e tij që Groenlanda të jetë pjesë e shtetit të tij, teksa Shtëpia e Bardhë më herët ka deklaruar se të gjitha opsionet janë në tryezë, përfshirë blerjen ose veprimin ushtarak.
“NATO bëhet shumë më e fuqishme dhe më efektive me Groenlandën në duart e SHTETEVE TË BASHKUARA. Çdo gjë më pak se kjo është e papranueshme”, shkroi Trump në Truth Social, duke përmendur rreziqet që vijnë nga Rusia dhe Kina.
Danimarka, që zotëron ishullin gjysmë-autonom të Arktikut të pasur me minerale, është duke rritur praninë e saj ushtarake në dhe përreth Groenlandës. Ky shtet i Bashkimit Evropian është edhe anëtar i NATO-s dhe Danimarka ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e NATO-s nëse SHBA-ja vazhdon me kërkesën e saj për ta marrë ishullin./ Rel
Ambasada britanike në Iran është mbyllur përkohësisht ndër...
Disa ditë para se të fillonin protestat në Iran në fund të...
Shoferët e taksive të rajonit të Atikës në Greqi do të vaz...
Gjermania do të dërgojë ushtarët e saj të parë në Groenlan...
Franca ka prezantuar një tarifë hyrjeje 45% më të lartë në...
Parlamenti Evropian ka shprehur zyrtarisht mbështetjen e t...
Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në ...
Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit ng...
Ministri i Brendshëm Diosdado Cabello njoftoi të martën se...
Qeveria franceze përballet sot me dy mocione të reja mosbe...
SHBA-të kanë urdhëruar evakuimin e personelit nga baza e t...
Departamenti amerikan i Shtetit do të ndalojë përpunimin e...
Gjykata e Apelit e Kosovës ka vendosur të ulë dënimin e To...
Influencuesja italiane e modës dhe blogerja Chiara Ferragn...
Ish-kryeministrja ukrainase, Yulia Tymoshenko, u akuzua pë...
Komisioni Europian do të miratojë në ditët në vijim pagesë...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajic, i pranishëm n...
Peter Sorensen, i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian ...
Lufthansa Group ka njoftuar një investim të madh në përmir...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...