“Ngrirja” e çështjes së Aeroportit të Vlorës/ Pacolli “shpërthen” ndaj Gjykatës së Tiranës
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas shpalljes së ven...
Në fshatin Reçak, rreth 30 kilometra larg Prishtinës, forcat serbe vranë 45 civilë shqiptarë, më 15 janar të vitit 1999. Numri më i madh i viktimave u gjet në Kodrën e Bebushit, ndërsa të vrarë kishte edhe në pjesë të tjera të fshatit.
Çfarë ndodhi në Reçak?
Në fshatin Reçak të Shtimes, në orët e para të mëngjesit të 15 janarit 1999, u dëgjuan të shtënat e para me armë zjarri. Fshati që ndodhet rreth 30 kilometra larg Prishtinës kishte filluar të braktisej nga banorët për shkak të afërsisë në të cilën ishin vendosur policia dhe ushtria serbe.
Gjatë një aksioni disaorësh, forcat policore dhe paramilitare serbe vranë atë ditë 45 civilë shqiptarë në Reçak. Shumë prej tyre, sipas ekipeve vëzhguese ndërkombëtare, ishin gjymtuar. Numri më i madh i viktimave kishte mbetur në Kodrën e Bebushit, derisa të vrarë të tjerë kishte në të gjithë fshatin.
Mëngjesin e 16 janarit 1999, në Reçak shkoi William Walker, atëbotë shef i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë. Walker ishte personi i parë që alarmoi botën për krimet në Reçak.
“Nga ajo që pashë personalisht, nuk hezitoj që ta përshkruaj ngjarjen si masakër, duket qartë, padyshim një krim i rëndë kundër njerëzimit", tha Walker.
Trupat e të vrarëve u vendosën në xhaminë e fshatit nga familjarët. Policia serbe nuk e lejoi varrimin. Luftimet midis forcave serbe dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës rifilluan.
Pas gati dy ditësh luftime, forcat serbe i morën trupat e viktimave nga xhamia dhe i dërguan për obduksion në Prishtinë. Sipas tyre, obduksioni tregoi se ngjarja nuk kishte të bënte me masakër. Këtë e mohoi më vonë një raport i obduksionit, i bërë nga një ekip finlandez, nën udhëheqjen e ekspertes së forenzikës, Helena Renata.
Në deklaratat zyrtare të institucioneve serbe thuhej se ngjarja ishte inskenim dhe se viktimat ishin pjesëtarë të UÇK-së, që ishin vrarë në luftime. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së, Bill Clinton, e dënoi vrasjen e civilëve shqiptarë.
“Ishte një akt i qëllimshëm dhe joselektiv i vrasjeve, i bërë për të krijuar frikë në mesin e popullit të Kosovës”, tha Clinton.
Pas gati një muaji, më 11 shkurt 1999, në Reçak u organizua ceremonia e varrimit të 45 trupave të civilëve të vrarë.
Mohimi i vazhdueshëm që Serbia ia bën masakrës së Reçakut. Zyrtarët serbë vazhdojnë ta mohojnë këtë masakër edhe sot. Ata përsërisin se ngjarja në Reçak ishte një gënjeshtër e madhe dhe një falsifikim i tmerrshëm.
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vullin, e përsëriti këtë edhe më 10 dhjetor 2021.
“Agresioni i NATO-s [v.j. kundër caqeve të ushtrisë serbe] filloi pas një gënjeshtre të tmerrshme për Reçakun. Në atë kohë, ne nuk ishim as të aftë e as të zgjuar për t’i treguar të gjithë botës se çfarë gënjeshtre e tmerrshme ishte", tha Vullin.
Departamenti amerikan i Shtetit, në përgjigje të deklaratave të ministrit serb, tha se “mizoritë që kanë ndodhur në Reçak në janar të vitit 1999, përfshirë masakrën e civilëve, janë të dokumentuara mirë.”
Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, tha se krimet që kanë ndodhur në Reçak më 1999 nuk mund të mohohen.
“Ajo që ndodhi në Reçak të Kosovës dhe mizoritë e kryera atje në janar të vitit 1999 janë të dokumentuara mirë”, tha Stano.
Si mbetën pa u dënuar krimet në Reçak?
Kanë kaluar mbi dy dekada nga dita kur ka ndodhur masakra në fshatin Reçak të Shtimes, por për këtë rast nuk është dënuar drejtpërdrejt askush. Vrasja e 45 civilëve shqiptarë më 15 janar 1999 ishte pjesë e aktakuzës së Gjykatës Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë ndaj Sllobodan Millosheviçit, Millan Millutinoviçit, Nikolla Shainoviçit, Dragolub Ojdaniçit dhe Vllajko Stojilkoviçit.
Gjykata i akuzonte këta persona për vrasjen e qindra civilëve shqiptarë në Kosovë, ndërsa në mënyrë specifike përmendej vrasja e së paku 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak.
Ish-presidenti i Serbisë dhe Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviç, gjatë gjykimit në Hagë, ftoi dhjetëra dëshmitarë për të dëshmuar se masakra që ndodhi në Reçak “ishte e sajuar” dhe se “të vrarët, që të gjithë, ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” dhe se ata “ishin vrarë në shkëmbim zjarri me forcat serbe”.
Millosheviç vdiq pak kohë para se Gjykata e Hagës të merrte vendim për akuzat me të cilat ngarkohej. Mes tjerash, ai akuzohej për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës. Më 26 shkurt 2009 u shpall aktgjykimi për ish-presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviç. Ai u lirua nga të gjitha akuzat.
“Gjykata nuk është e bindur përtej dyshimit të arsyeshëm se Millan Millutinoviç ka dhënë kontribut të rëndësishëm në ndërmarrjen e përbashkët kriminale”, deklaroi gjyqtari i Gjykatës në Hagë, Iain Bonom.
Ish-zëvendëskryeministri jugosllav, Nikolla Shainoviç, gjenerali i ish-Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviç, dhe ish-shefi i policisë serbe, Sreten Llukiç, u dënuan secili me nga 22 vjet burgim për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës.
Gjenerali i ish-Ushtrisë Jugosllave, Vlladimir Llazareviç, dhe shefi i shtabit të përgjithshëm të kësaj ushtrie, Dragolub Ojdaniç, u shpallën fajtorë për pjesëmarrje në dëbimin dhe transferimin me forcë të shqiptarëve etnikë nga Kosova dhe u dënuan me nga 15 vjet burgim. Megjithatë, nuk u dënuan për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në vrasjen e 45 civilëve shqiptarë në fshatin Reçak.
Nevenka Tromp, ligjëruese e Studimeve për Europën Lindore në Universitetin e Amsterdamit në Holandë, si dhe hulumtuese e Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë se Reçaku u hoq nga rasti ndaj Millutinoviçit dhe të tjerëve, për shkak se masakra atje kishte ndodhur para se të shpallej gjendja e luftës dhe para se të niste konflikti i armatosur ndërkombëtar.
Ky konflikt nisi më 24 mars 1999, në ditën kur NATO-ja filloi bombardimet mbi caqet e ushtrisë serbe, me qëllim ndaljen e dhunës në Kosovë.
Përgjegjësia në lidhje me masakrën e Reçakut përmendet në aktvendimin dënues të Gjykatës së Hagës për gjeneralin e policisë serbe, Vllastimir Gjorgjeviç, i cili u shpall fajtor për të gjitha pikat e aktakuzës: për dëbim të dhunshëm të shqiptarëve të Kosovës, zhvendosje të dhunshme, vrasje, tranportim të shqiptarëve të vrarë nga Kosova në Serbi, përndjekje racore të shqiptarëve të Kosovës dhe shkelje të ligjeve dhe traditave të luftës.
Në dokumentet e Gjykatës së Hagës thuhet se Gjorgjeviç luajti rol udhëheqës në përpjekjet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për të fshehur vrasjen e 45 civilëve në Reçak, në janar të vitit 1999. /REL
I dërguari amerikan, Steve Witkoff, ka njoftuar fillimin e...
Kina vlerësoi vizitën e kryeministrit kanadez Mark Carney ...
Disa vende të NATO-s kanë vendosur të dërgojnë një numër t...
Presidentja e Parlamentit, Roberta Metsola, informoi krerë...
Në Kosovë, nga sonte në mesnatë, fillon zbatimi strikt i L...
Dy persona kanë humbur jetën pasi një vinç ndërtimi u rrëz...
Një incident i ri, ku një agjent i Shërbimit Amerikan të E...
Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në sektorin...
Një organizatë për të drejtat e punëtorëve pretendon se ka...
Presidenti Donald Trump ka deklaruar se nga informacionet ...
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku...
Danimarka dhe Shtetet e Bashkuara kanë mospajtime thelbëso...
Ambasada britanike në Iran është mbyllur përkohësisht ndër...
Disa ditë para se të fillonin protestat në Iran në fund të...
Shoferët e taksive të rajonit të Atikës në Greqi do të vaz...
Gjermania do të dërgojë ushtarët e saj të parë në Groenlan...
Franca ka prezantuar një tarifë hyrjeje 45% më të lartë në...
Parlamenti Evropian ka shprehur zyrtarisht mbështetjen e t...
Një delegacion nga Danimarka dhe Groenlanda u prit sot në ...
Shtetet e Bashkuara po tërheqin një pjesë të personelit ng...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Lezhë në orët e para...
Një sherr masiv është regjistruar mbrëmjen e së premtes në...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Miliona europianë ende aplikojnë për punë pa e ditur se sa...
Pas pandemisë Covid-19, Organizata Botërore e Shëndetësisë...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...