Sot 25-vjetori i Masakrës së Reçakut, 45 shqiptarë të vrarë
Sot shënohen 25 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut. ...

Koreja e Veriut tha se ka testuar një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me lëndë djegëse të ngurta, e pajisur me një kokë bërthamore hipersonike, përderisa Peniani po synon të dizajnojë armë më të fuqishme që mund të godasin caqet e largëta amerikane në rajon.
Njoftimi i 15 janarit nga media shtetërore e Koresë së Veriut vjen një ditë pasi ushtritë e Koresë së Jugut dhe Japonisë detektuan lëshimin e një rakete nga një zonë afër kryeqytetit verikorean, Penian. Ky ishte testimi i parë balistik i Veriut më 2024.
Lëshimi i raketës vjen dy muaj pasi Koreja e Veriut tha se me sukses ka testuar motorët e një rakete balistike me rreze të mesme veprimi që operon me lëndë djegëse të ngurta. Ky njoftim paraqet një avancim të armëve verikoreane që mund të shënjestrojnë bazat ushtarake amerikane në Guam dhe Japoni.
Agjencia Qendrore e Lajmeve të Koresë së Veriut (KCNA) tha se testimi i së dielës synonte të verifikonte besueshmërinë e motorëve me lëndë të ngurta dhe aftësitë manovruse të kokës hipersonike. KCNA tha se testimi u krye me sukses, por nuk dha më shumë detaje.
Ushtria e Koresë së Jugut tha se raketa fluturoi rreth 1.000 kilometra para se të binte në ujërat në mes të Gadishullit Korean dhe Japonisë.
Raketat ekzistuese balistike të Veriut me rreze të mesme veprimi përfshijnë edhe raketën Hwasong-12 dhe ato mund të jenë në gjendje të arrijnë qendrën e ushtrisë amerikane në Guam në Paqësor.
Raketat që ndërtohen me shtytës që funksionojnë me lëndë të ngurta mund të lëshohen më shpejt dhe lëvizin më lehtë dhe teknikisht ua bëjnë më të vështirë armiqve që t’i detektojnë ato.
Që nga viti 2021, Koreja e Veriut ka testuar koka hipersonike, që janë pesë herë më të shpejta sesa shpejtësia e zërit. Nëse Veriu perfeksionon këto armë, sisteme të tilla potencialisht mund të paraqesin sfidë për sistemet mbrojtëse kundëraketore në rajon, për shkak se këto lloje armësh kanë shpejtësi të madhe dhe janë të afta të manovrojnë.
Tensionet në Gadishullin Korean janë në nivelin më të lartë në vitet e fundit pasi lideri verikorean, Kim Jong Un, intensifikoi demonstrimin e armëve. SHBA-ja dhe aleatët u janë kundërpërgjigjur testimeve verikoreane me forcimin e stërvitjeve të tyre të përbashkëta ushtarake./REL
Sot shënohen 25 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut. ...
Shpërthimi i vullkanit në Islandë ka sjellë dëme të mëdha ...
Ushtria amerikane ka bërë me dije se ka rrëzuar një ra...
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, Joh...
Demokratët e shtetit Ajova do të votojnë me postë për të z...
Një grua 76-vjeçare dhe djali i saj janë vrarë në një fsha...
Frederik X është bërë mbret i ri i Danimarkës të dielën, p...
100 ditë nga fillimi i luftës Izrael-Hamas, nuk ka shenja ...
Këshilltarët e sigurisë kombëtare nga e gjithë bota u ...
BE-ja po punon për ta kushtëzuar anëtarësimin e Serbisë me...
Një vullkan ka shpërthyer në jugperëndim të Islandës p...
Detaje të reja po dalin në “dritë” për vrasjen e ndodhur t...
Katër emigrantë janë mbytur në ujërat franceze duke u përp...
Një koalicion ndërkombëtar i udhëhequr nga SHBA-ja u kundë...
I dërguari i SHBA-së për klimën, John Kerry, po planif...
Ky vit do të jetë një sprovë madhore për demokracinë, ndër...
Turqia arrestoi këtë muaj dhjetëra persona nën akuzat se s...
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka treg...
Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç tha të shtunën se me...
Turqia tha të shtunën se forcat e saj kishin "neutralizuar...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...