OBSH: Rastet me sëmundje respiratore në Kinë në nivel më të ulët se para pandemisë
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktu...

Koreja e Veriut ka dërguar trupa në kufirin e saj jugor për të rivendosur pikat e kontrolleve kufitare, që u larguan sipas marrëveshjes së vitit 2018 me Korenë e Jugut, tha ushtria e Seulit më 27 nëntor, pasi Pheniani lëshoi një satelit spiunazhi që rriti tensionet në gadishull.
Në përgjigje të lëshimit të satelitit javën e kaluar, Seuli pjesërisht ka pezulluar marrëveshjen që synonte të ulte armiqësitë kufitare, duke nxitur Veriun që të heqë dorë krejtësisht nga marrëveshja dhe të paralajmërojë se nuk do ta respektojë paktin më.
Një zyrtar i ushtrisë së Koresë së Jugut i tha agjencisë AFP se Pheniani së fundi kishte dërguar personel të armatosur dhe pajisje për të rivendosur pikat kufitare.
Agjencia e lajmeve, Yonhap raportoi se ushtarët e Koresë së Veriut “janë parë duke rindërtuar pikat e rojeve kufitare që nga e premtja”, sipas një zyrtari ushtarak, duke shtuar se 11 pikat e kontrolleve kufitare që u hoqën në bazë të marrëveshjes pesëvjeçare pritet që të rivendosen. Seuli është alarmuar nga zhvillimi i përshpejtuar i programit të armëve të Veriut.
Koreja e Jugut ka dislokuar “asete vëzhguese” në kufi pas lëshimit të satelitit nga Veriu dhe ushtria jugkoreane ka thënë se këto ishin “masa thelbësore” për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje që vijnë nga Pheniani.
Koreja e Veriut është kundërpërgjigjur duke thënë se do të dislokojë “më shumë forca të armatosura dhe pajisje të reja ushtarake në rajonin përgjatë Vijës ushtarake të Demarkimit” midis dy Koreve.
Kombet e Bashkuara kanë miratuar rezolutash për Korenë e Veriut që ia ndalojnë këtij shteti të përdorë teknologjinë balistike. Javën e kaluar, Koreja e Veriut lëshoi satelitin Malligyong-1. Kjo ishte përpjekja e tretë e këtij shteti për të lëshuar satelit në hapësirë, pas dështimeve në maj dhe gusht.
Lëshimi i satelitit u dënua nga komuniteti ndërkombëtar përfshirë nga Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut që thanë se do të ketë “efekt destabilizues në rajon”.
Koreja e Veriut tha se lëshimi i satelitit ishte “e drejtë legjitime dhe ishte ushtrim i të drejtës për të mbrojtur veten”.
Lëshimi i suksesshëm i një sateliti të spiunazhit në orbitë do të rriste aftësitë e Koresë së Veriut për të mbledhur informacione të inteligjencës, veçmas për Korenë e Jugut, kanë thënë ekspertët./ Rel
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktu...
Një atlet dhe ish-ushtar tajlandez qëlloi nusen e tij ...
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për ngjarjen e rë...
Qeveria e re e Zelandës së Re ka njoftuar se do të heq...
Zyra Federale e Kriminalistikës, BKA është e shqetësuar pë...
Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders, ka shkaktu...
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, ka ...
Grupi i quajtur terrorist, Hamasi, ka kërkuar të zgjas...
Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, ka humbur jetën si paso...
Eksperti mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen m...
Izraelitët që kanë jetuar në vendbanimet e Rripit të Gazës...
Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë...
Forcat e armatosura amerikane kanë rritur prej vitesh përd...
Papa Françesku zbuloi të dielën se ai ka një inflamacion t...
91 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet ...
Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit...
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi is...
Pesë tonë drogë janë sekuestruar nga autoritetet ekuad...
Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë s...
Ministrat e Jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...