Hetimi zbulon dështimet e Britanisë gjatë pandemisë së Covid-19/ U shpërdoruan rreth 10 miliardë paund për pajisje mbrojtëse
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...

Ministrat e Jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut, u pajtuan të dielën për rifillimin e bashkëpunimit fqinjësor dhe për ta hapur rrugën për një takim të tre liderëve të vendeve të tyre, në përpjekje për t’i ulur tensionet në rajonin jetik.
Edhe pse Kina dhe Shtetet e Bashkuara po i rregullojnë marrëdhëniet e tensionuara, përfshirë përmes një takimi mes presidentëve Xi Jinping dhe Joe Biden këtë muaj, Pekini është i shqetësuar se Uashingtoni dhe aleatët e saj rajonalë po e forcojnë partneritetin e tyre trepalësh.
Pekini, Seuli dhe Tokio ishin pajtuar për takime vjetore prej vitit 2008, në përpjekje për t’i rritur shkëmbimet diplomatike dhe ekonomike, por mospajtimet mes palëve dhe pandemia e COVID-19 i ndërpreu ato plane. Takimi i fundit mes tre liderëve ndodhi më 2019.
Tre diplomatët u takuan në portin e Koresë së Jugut, Busan, për herë të parë prej vitit 2019, pasi zyrtarët e tri vendeve u pajtuan në shtator për ta caktuar një takim trepalësh “sa më parë që të jetë e përshtatshme”.
Tre ministrat nuk treguan se kur mund të ndodhë samiti trepalësh mes liderëve.
Presidenti i Kinës Xi, kryeministri japonez Fumio Kishida dhe presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, mund të mos takohen këtë vit, por samiti mes tyre pritet të ndodhë në të ardhmen e afërt, tha këshilltari për siguri kombëtare i Koresë së Jugut, Cho Tae-yong, për Yonhap TV.
Ministrat u pajtuan për ta rritur bashkëpunimin në gjashtë fusha, përfshirë në ato të sigurisë, ekonomisë dhe teknologjisë, si dhe për bisedime konkrete për t’u përgatitur për samitin e liderëve, tha Ministria e Jashtme e Japonisë.
Ministri i Jashtëm i Kinës, Wang Yi, tha se tri vendet duhet të jenë më të gjalla në promovimin e zhvillimit rajonal dhe global me një “qasje dhe mënyrë më progresive”.
Ministri i Jashtëm i Japonisë, Yoko Kamikawa, tha se bashkëpunimi ma i madh trepalësh do të ndihmonte paqen rajonale, pasi situata ndërkombëtare e sigurisë është bërë “më e rëndë dhe më e ndërlikuar se kurrë më parë”.
Ndërkohë, ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Park Jin, e ftoi Wangun për në vizitë në Seul dhe u pajtua me të për përforcimin e komunikimeve strategjike, tha Seuli. Parku i kërkoi Kinës të luajë rol më konstruktiv për ta nxitur Korenë e Veriut t’i shmangë provokimet dhe ta fillojë çarmatimin bërthamor.
Wangu, në anën tjetër, i kërkoi Parkut të mos i politizojë çështjet ekonomike dhe teknologjike, në një kohë tensionesh mes Kinës dhe SHBA-së për gjysmëpërçuesit dhe mosmarrëveshjet e tjera tregtare.
Në korrik, Wang kishte paralajmëruar se përpjekjet e SHBA-së për t’i forcuar marrëdhëniet me Seulin dhe Tokion mund të nxisnin tensione rajonale dhe konfrontime./ REL
Një video virale po qarkullon në rrjetet sociale ku 9-...
Duke përdorur emra të rremë, profile të rreme në Linke...
Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani paralajmë...
Prej disa muajsh, Ukraina është përfshirë në një debat...
Një shpërthim është raportuar në veriun e Mitrovicës g...
Kina dhe vendet e tjera të mëdha në zhvillim duhet të ...
Është rritur në 96 numri i njerëzve të vdekur nga vërshime...
Një anije transporti karburantesh në pronësi të një miliar...
Derek Chauvin, një ish-oficer policie, që po vuan dënimin ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ma...
Reuters i ka kushtuar një artikull trupave britanike q...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kë...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten ...
A do të paguhen dot tani rrogat e nëpunësve dhe pensio...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, t...
Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamas...
Njëzet e katër pengje janë liruar nga Hamasi dhe tani ...
Ushtria izraelite tha se “kemi arritur” në zemër të aseteve ...
Grimcat e ndotura të imëta të ajrit kanë shkaktuar vde...
Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur n...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një hetim për menaxhimin e pandemisë Covid-19 në Mbretërin...
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka paralajmër...
Një moment i pazakontë është shënuar në bregdetin Hendaye ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...