Gjermania rrezikon të humbasë nivelin e mirëqenies
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, ka ...

Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders, ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Evropën, duke hedhur hije në zgjedhjet evropiane të vitit të ardhshëm.
A mundet që partitë euroskeptike dhe populiste të djathta të bëhen edhe më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm evropian? Për politikanët evropianë në Bruksel fitorja javën e kaluar e populistit të djathtë në Holandë, Geert Wilders, është një zile alarmi. Me shqetësim për pasojat e zgjedhjes së populistit holandez, Wilders në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm u shpreh politikanja liberale gjermane, FDP dhe kryetarja e komisionit të Bundestagut për mbrojtjen, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.
Ajo e quan "GeertWilders një rrezik serioz për Evropën e hapur ndaj botës, që na bën të qartë, se zgjedhjet europiane rrezikojnë të kthehen në zgjedhje proteste të zgjedhësve të skajshëm, por edhe se tema e migracionit të pakontrolluar njerëzit me drejtë i preokupon." Sipas Zimmermann të gjithë demokratët duhet të bashkohen ta zgjidhin këtë problem "së bashku dhe shpejt", me qëllim që të mos ketë rritje të atyre partive të vogla që duan të hyjne në BE për ta shkatërruar atë nga brenda.
Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Evropiane, Manfred Weber është shprehur, se kush do të luftojë radikalët dhe ekstremistët duhet të dëgjojë njerëzit, t'i marrë seriozisht dhe të zgjidhë problemet e tyre. Sipas Weber "nëse shtetet e BE nuk e vënë nën kontroll krizën e emigracionit, do të rriten Wilders dhe të tjerë si ai." Ai kritikoi deklaratat e holandezit Frans Timmermass, zëvendëspresident i KE, që u shpreh i tronditur pas fitores së Wilders. Sipas Weber, kush fyen votueset e votuesit si antidemokratë, siç e bën Frans Timmermans ai thellon përçarjen në shoqëri.
Hartleb: Populistët e djathtë në trend evropian
Për Florian Hartleb, drejtor i Institutit Studimor Evropian për Luftimin e Terrorizmit dhe Konflikteve në Vjenë, EICTP nuk është gjë e re që zgjedhjet europiane janë zgjedhje proteste, çështja që shtrohet është nëse është e mundur të fillojnë kundërprojekte ndaj populizmit të djathtë. Kemi nevojë për një Europë të fortë në kohët e tronditjeve të mëdha të rendit botëror. Këtu ka shumë mundësi veprimi për politikanët e partive të tjera të ngrenë zërin. Sipas Hartleb "është një trend europian, sepse tema vendimtare dhe kjo duhet të na shqetësojë është politika e pazgjidhur e migracionit...kjo është një zile alarmi për ne, tema e migracionit, duhet të zgjidhet" u shpreh ai për radion gjermane, ndr.
Zëvendëspresidetja e Parlamentit Evropian, dhe kandidatja e emëruar e SPD-së, Katarina Barley e shikon si pikë shqetësuese normalizimin e fenomenit të nacionalistëve të djathtë në Evropë. "Ne duhet të mësojmë, se politika që nxitet nga urrejtja dhe përjashtimi nuk duhet normalizuar asnjëherë", tha Barley për Rheinische Post.
Brohorima te populistët
Partitë e djathta populiste në Europë që e uruan menjëherë Wilders janë në eufori aktualisht. Në kongresin e partisë populiste të djathtë gjermane, AfD në Magdeburg u tha qartë se "askush nuk mund të na anashkalojë më ne në Parlamentin Evropian". Në Gjermani kjo parti shënon prej javësh rritje të ndjeshme në sondazhe. Edhe në Suedi e Finlandë partitë populiste të djathta janë partnerë koalicioni në qeverisje me kristiandemokratët. Në Itali madje në krye të qeverisë është një Giorgia Meloni nga një parti postfashiste, Frattelli d'Italia.
Hovi i partive populiste të djathta ka qenë në qendër të debateve mediatike gjatë javës së kaluar. Me shqetësim në një analizë të gazetës spanjolle "El Pais" të premten vërehet se pasojat e fitores së Wilders do të ndjehen vitin e ardhshëm.
"Europa po rrëshqet drejt ekstremizmit të djathtë., Tek shumë qeveri që ndërkohë drejtohen ose bashkëdrejtohen nga parti që në fokus kanë frikën, intolerancën, aversionin ndaj të huajve, si në Suedi Finlandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Itali shtohet tani edhe fitorja e partisë së Lirisë....
Kreu i saj Geer Wilders është antieuropian dhe sovranist, një armik i migracionit dhe islamit dhe mohues i ndryshimit të klimës. Pra mishërimi i ideologjisë ekstreme të djathtë në Evropë. ...Rritja e ultra të djathtëve në Evropë do të ketë pa asnjë dyshim ndikim në zgjedhjet europiane në qershor", analizon "El Pais"./ DW
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, ka ...
Grupi i quajtur terrorist, Hamasi, ka kërkuar të zgjas...
Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, ka humbur jetën si paso...
Eksperti mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen m...
Izraelitët që kanë jetuar në vendbanimet e Rripit të Gazës...
Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë...
Forcat e armatosura amerikane kanë rritur prej vitesh përd...
Papa Françesku zbuloi të dielën se ai ka një inflamacion t...
91 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet ...
Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit...
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi is...
Pesë tonë drogë janë sekuestruar nga autoritetet ekuad...
Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë s...
Ministrat e Jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut...
Një video virale po qarkullon në rrjetet sociale ku 9-...
Duke përdorur emra të rremë, profile të rreme në Linke...
Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani paralajmë...
Prej disa muajsh, Ukraina është përfshirë në një debat...
Një shpërthim është raportuar në veriun e Mitrovicës g...
Kina dhe vendet e tjera të mëdha në zhvillim duhet të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...