Zgjim i hidhur për BE-në / Trendi i populizmit në rritje
Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders, ka shkaktu...

Zyra Federale e Kriminalistikës, BKA është e shqetësuar për gjendjen e sigurisë në Gjermani. Në një kohë që rritja e antisemitizmit si pasojë e terrorit të Hamasit në Izrael është vetëm maja e ajsbergut.
"Shkaqet dhe dinamikat e dhunës - si të ndërpresim valën?" Ky ishte fokusi dhe titull i konferencës së vjeshtës të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA që u zhvillua në Viesbaden (23-24.11.), e përcaktuar kohë më parë se të ndodhte sulmi terrorist i Hamasitmë 7 tetor. Dita kur terroristët e Hamasit në Izrael vranë më shumë se 1.000 vetë, sipas të dhënave izraelite dhe më shumë se 200 të tjerë u morën peng. Pogromi antisemitist dhe ndërhyrja ushtarake izraelite në Rripin e Gazës me ndërkohë më shumë se 10.000 viktima sipas të dhënave palestineze hedhin hije mbi konferencën e Zyrës Federale të Kriminalistikës në Gjermani, BKA.
Rritje masive e kriminalitetit të motivuar politikisht
"Që nga 7 tetori shohim një rritje të madhe të kriminalitetit të motivuar politikisht me ideologji të huaj apo ideologji fetare", thotë presidenti i BKA-së, Holger Münch. Deri në 22 nëtor 2022, pra brenda gjashtë javësh janë regjistruar 3.744 vepra penale me këtë sfond. Kjo shifër vetëm për tetorin është tre herë më e lartë, se shuma e të gjithë delikteve të regjistruara në periudhën janar deri në shtator, e ky është vetëm një regjistrim i momentit. Ne presim madje rritje të mëtejshme, sepse këtu duhet të llogariten edhe efektet e vonesës, sipas Münch.
Si Hamasi luan me emocionet përmes videove
Në strategjinë e Hamasit dallohet qëllimi që me pamje emocionalizuese të tërhiqen sa më shumë mbështetës potencialë. Edhe nëse Hamasi nuk është shumë i madh në Gjermani, nuk duhet të nënvlerësohet efekti i këtyre imazheve, paralajmëron kreu i BKA. "Vlerësimi ynë për rrezikun është që sidomos persona të veçuar mund ta marrin këtë si impuls për të vepruar." Psikologu gjermano-izraelit, Ahmad Mansour e mbështet këtë shqetësim të Münch. Grupi terrorist i Hamasit zhvillon një luftë në të gjitha frontet, sipas tij. Qëllimi është të destabilizojnë vendet e moderuara arabe dhe Europën.
Ahmad Mansour, që ka rrënjë palestinezo-izralite bën për këtë përgjegjës islamistët në Gaza dhe aktivistët në Gjermani. Ata veprojnë në mënyrë shumë profesionale në disa gjuhë, gjermanisht, anglisht, frëngjisht. "Me qëllim që të bëjnë rrugët e pasigurta, dhe të nxjerrin masivisht njerëzit në rrugë", thekson Mansour. Kjo strategji madje është e suksesshme, nëse shikon pamjet e njerëzve që brohorasin në lagjet me shumicë myslimane si në Berlin-Neukölln. Aty edhe në lagje të tjera u festua terrori i Hamasit.
Bëhet fjalë për të drejtën e ekzistencës së Izraelit
Psikologu Ahmad Mansour më shumë se asnjëherë tjetër pyet këto kohë, se si mund të fitohet kjo pjesë e shoqërisë për demokracinë. Nuk bëhet fjalë për të ndaluar demonstratat pro-palestineze. "Bëhet fjalë të mos e vesh në pikëpyetje të drejtën e ekzistencës së Izraelit dhe të mos ngresh zërin me parulla antisemitiste." Mansour i njeh mirë lagjet myslimane nga puna e tij me projektet kundër radikalizimit.
Ai ka konstatuar në punën e tij, se është i nevojshëm reduktimi i strukturave patriarkale, liria e mendimit dhe e fesë, por sidomos lufta kundër antisemitizmit. "Të dalësh në rrugë për të mbrojtur çështjen palestineze është legjitime", thotë Mansour.
Të jesh kundër politikës së ngulimeve të Izraelit është legjitime, shton ai. Por nuk është legjitime të bësh festë për një akt terrori. Apo të thërrasësh parullën "nga lumi deri në det do të jetë Palestina e lirë", sepse kjo do të thotë shuarje e shtetit izraelit. Mansour kërkon një ofensivë të demokracisë, me punë parandaluese dhe kurse integrimi në shkolla.
Ahmad Mansour përmend edhe kufijtë që nuk duhen kaluar. Aty ku njerëzit në mënyrë sistematike e përbuzin shoqërinë tonë, dhe dhunën politike e shohin si mjet legjitim kundër kundërshtarëve politikë, duhet që shteti të veprojë dhe të përshpejtojë procedurat penale. Këtë e kërkon edhe presidentja e Policisë së Berlinit, Barbara Slowik por kërkon të kihet kujdes të mos stigmatizohen grupe të caktuara të popullsisë.
"Mbështetja e dhunës nga një pjesë, sipas mendimit tim, e vogël e myslimanëve në Berlin çon tek paragjykime të përgjithësuara." Sipas saj një kombinim i parandalimit dhe forcës së ligjit është receta kundër dhunës në Berlin. "Këtu bën pjesë edhe një ndërhyrje e hershme, konsekuente e pengimit të karrierave kriminale", thekson ajo.
"Koleget dhe kolegët tanë luajnë futboll, gatuajnë dhe formësojnë sheshe loje me projekte sociale në pikat më problematike." Slowik pranon, se "kemi nevojë për më shumë për të thyer valën e dhunës". Për demokracinë dhe paqen sociale nevojiten krahas masave parandaluese dhe forcës ligjore edhe një përkrahje e gjerë e shoqërisë./ DW
Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders, ka shkaktu...
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, ka ...
Grupi i quajtur terrorist, Hamasi, ka kërkuar të zgjas...
Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, ka humbur jetën si paso...
Eksperti mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen m...
Izraelitët që kanë jetuar në vendbanimet e Rripit të Gazës...
Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë...
Forcat e armatosura amerikane kanë rritur prej vitesh përd...
Papa Françesku zbuloi të dielën se ai ka një inflamacion t...
91 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet ...
Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit...
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi is...
Pesë tonë drogë janë sekuestruar nga autoritetet ekuad...
Ajsbergu më i madh në botë është në lëvizje pas më shumë s...
Ministrat e Jashtëm të Kinës, Japonisë dhe Koresë së Jugut...
Një video virale po qarkullon në rrjetet sociale ku 9-...
Duke përdorur emra të rremë, profile të rreme në Linke...
Shoqata Federale e Shkollave Fillore në Gjermani paralajmë...
Prej disa muajsh, Ukraina është përfshirë në një debat...
Një shpërthim është raportuar në veriun e Mitrovicës g...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...