Funerali i “Investitorit Strategjik”, ligji më i zi në historinë e Parlamentit Shqiptar!
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...
Kryeministri i Shqipërisë i premtoi Komisionit Europian se...

Në rajonin e Zaporizhia të Ukrainës, shumë kopshte të fëmijëve janë kthyer në qendra refugjatësh, që mirëpresin ukrainasit nga zonat më pak të sigurta të vendit. Të zhvendosurit me të cilët bisedoi korrespondentja e "Zërit të Amerikës", Katerina Markova, tregojnë për tmerrin e përjetuar në zonat, që tashmë janë pushtuar nga forcat ruse.
Shumë banorë të qyteteve të pushtuara në Ukrainën jugore, si Mariupol, Kherson dhe Berdyansk arrijnë në Zaporizhia dhe kalojnë natën e parë në këtë ish-kopsht fëmijësh.
Kopshti quhet "Veselka", që nga gjuha ukrainase përkthehet në Kopshti i Fëmijëve "Ylber". Ata mbërrijnë me autobusë, rreth 100 persona në të njëjtën kohë. Këtu u jepet ushqim dhe një vend të rehatshëm për të qëndruar. Drejtoresha e kopshtit Natalia Kuzmenko është shpesh e pranishme për t'i përshëndetur.
“Ne mendojmë se ka kaq shumë që duhet të bëjmë për këta njerëz për t'i bërë ata të ndihen të mirëpritur. Ne sigurohemi që të gjithë të kenë ushqim ose një kafe dhe më pas nisen për në Lviv dhe prej andej dalin në Poloni, ose kudo që të shkojnë", thotë zonja Kuzmenko.
Natalia është një nga ata që po qëndrojnë te ky kopsht dhe ndau me "Zërin e Amerikës" histori tmerri nga lufta.
“Është shumë e vështirë: kalova dy muaj në ferr; nuk kishte energji elektrike dhe gaz, kishte pak ujë dhe javën e kaluar, gjithçka u zhduk”, u shpreh zonja Natalia.
Refugjatë të tjerë thanë se trupat ruse u futën në qytetin e tyre dhe e bënë të pamundur qëndrimin.
"Në një prej rasteve ata u dehën dhe filluan të ziheshin, duke qëlluar mbi njëri-tjetrin! Unë kam tre fëmijë, por unë nuk kam parë kurrë diçka të tillë! Më pas njëri më thoshte: 'Ne erdhëm për t'ju mbrojtur'. Dhe unë ia ktheva: Nga kush? Nga kush erdhe të më mbrosh?", thotë zonja Mykolaivna.
Personat e zhvendosur qëndrojnë vetëm një natë përpara se të vazhdojnë më tej rrugën, por ata ndjejnë lehtësim të madh gjatë qëndrimit të tyre të shkurtër.
“Nuk prisnim një pritje kaq të ngrohtë nga njerëzit, as nuk prisnim ndihmë”, thotë një refugjate, që tashmë është rrugës për në një vend tjetër. Personeli dhe vullnetarët, megjithatë në raste të caktuara ndihen të mbingarkuar.
"Shpesh qajmë. Kur kthehesh në shtëpi, u tregon anëtarëve të familjes për historitë që dëgjon. Është e tmerrshme. Askush këtu nuk e di as gjysmën e asaj që po ndodh në zonat e luftës! Bëhet fjalë për torturim të njerëzve! Të paktën këtu, te ne, refugjatët ndjejnë sado pak ngrohtësi dhe kujdes…", thotë zonja Kuzmenko.
Deri më tani, kjo qendër ka ndihmuar më shumë se 2 mijë njerëz që kërkojnë siguri dhe stabilitet, ndërsa Rusia vazhdon luftën kundër Ukrainës./voa
NATO-ja u kritikua nga Moska dhe Pekini të enjten, pas...
Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Ki...
Prishtina është përfshirë nga një stuhi e furishme e c...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrë...
Dhjetëra të ftuar u ulën me kujdes përgjatë tryezës së...
Artur Haxhiun, 55-vjeçarin shqiptar që shtiu me pistol...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka lëshuar gafën e ra...
Në ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të NA...
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen...
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, ...
Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit me Serbin...
"Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të pushtojë...
Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e ...
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...