46 ditë protestë/ Mbahet sot tubimi i radhës kundër qeverisë
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...
Pasditen e sotme në Tiranë para Kryeministrisë mbahet prot...

Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka të ngjarë të vazhdojë për një periudhë të gjatë, por se forcat ruse nuk ka të ngjarë që në një afat të shkurtër të jenë në gjendje të përparojnë përtej rajonit lindor të Ukrainës, tha të mërkurën zyrtarja më e lartë e shërbimeve amerikane të zbulimit.
Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines, tha në një konferencë mbi kontrollet e eksporteve në Uashington se Rusia kontrollon rreth 20% të Ukrainës përgjatë një linjeje konflikti 1,100 kilometra të gjatë.
Por ajo tha se rezistenca e ukrainasve në rajonet e pushtuara nga Rusia po rritet, duke e bërë më të vështirë për Rusinë të përparojë përtej rajonit të Donbasit në lindje, ku ka pushtuar pothuajse të gjithë provincën e Luhanskut, por ka bërë përparim më të vogël në provincën fqinje të Donetskut. Një zgjidhje paqësore nuk ka të ngjarë të arrihet, tha ajo.
Zonja Haines tha se ka më shumë gjasa që konflikti, tani në muajin e tij të pestë, të "mbetet një luftë e rëndë në të cilën rusët do të bëjnë përparime të ngadalshme, por jo të mëdha".
"Me pak fjalë, gjendja mbetet mjaft e zymtë", tha zonja Haines.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës, tha ajo, megjithëse më herët gjatë luftës, trupat ruse nuk arritën të rrëzonin qeverinë e Presidentit Volodimir Zelenski ose të pushtonin kryeqytetin ukrainas, Kievin.
Të mërkurën, Rusia nisi sulme të reja. Kryebashkiaku i Mykolaivit, një qytet afër Detit të Zi, tha se qyteti u godit nga tetë raketa ruse që shkatërruan një ndërtesë apartamentesh, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.
"Ka luftime kudo", tha guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai. Rusët po pushtojnë qytetin e Lisiçanskit ashtu siç bënë më parë me Sievierodonetskun, tha ai.
Në një fjalim virtual, presidenti Zelenski të martën e quajti Rusinë një "shtet terrorist" dhe i kërkoi OKB-së të dërgojë një komision për të hetuar një sulmin vdekjeprurës me raketa të hënën në një qendër tregtare në qytetin e Kremençukut, në të cilin u vranë të paktën 18 civilë.
Zoti Zelenski tha se në çdo pjesë tjetër të botës, çdo grup që do vriste civilë, siç po bën Rusia në Ukrainë, do të konsiderohej organizatë terroriste.
“Prandaj, ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë e pandëshkuar në nivelin e shtetit, i cili është bërë terrorist”, tha ai për Kremlinin.
Zëvendësambasadori, Dmitri Polianski, tha se fjalimi i Presidentit Zelenski kishte për qëllim të fitonte simpatinë dhe më shumë armë nga pjesëmarrësit në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid.
Zoti Polianski hodhi poshtë gjithashtu akuzat se qendra tregtare në Kremençuk ishte goditur, duke thënë se nuk ishte afër objektivit të Rusisë.
"Në realitet, nuk kishte asnjë sulm në qendrën tregtare", deklaroi zoti Polianski. “Forcat e armatosura ruse përdorën armë precize për të goditur hangarët me armë dhe municione perëndimore të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet europiane në zonën e fabrikës së makinerive rrugore në Kremençuk”, shtoi ai./voa
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Dy tërmete kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. T...
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, u...
Qeveria e Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurt...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedime...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport t...
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
NATO e ka shpallur Rusinë “kërcënimin më të madh dhe m...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të udhëtoj...
Një grup senatorësh dypartiakë në Shtetet e Bashkuara e pa...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...