Zelensky paralajmëron NATO-n/ Ambiciet e Moskës nuk ndalen në Ukrainë
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...

Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t’i rinisë Suedisë dhe Finlandës kërkesat për ekstradim të individëve që i konsideron terroristë pasi tri vendet arritën një marrëveshje që i hap rrugën vendeve nordike për t’u anëtarësuar në NATO.
Të mërkurën Bozdag tha se së shpejti do të dërgohen kërkesat zyrtare për ekstradim të 33 anëtarëve të Partisë Kurde PKK dhe anëtarëve të tjerë të rrjetit “FETO”, të konsideruar përgjegjës për tentativën për grusht shteti të vitit 2016-të.
Të martën në Madrid u nënshkruan një memorandum mes Ankarasë, Helsinkit dhe Stokholmit, pas të cilit Turqia hoqi veton ndaj kërkesës së vendeve skandinave për anëtarësim në NATO në këmbim të bashkëpunimit në luftën kundër terrorizmit.
"Dosjet e gjashtë anëtarëve të PKK-së, gjashtë anëtarëve të FETO-s ndodhen në Finlandë, ndërsa ato të dhjetë anëtarëve të FETO-s dhe 11 anëtarëve të PKK-së ndodhen në Suedi. Ne do të kërkojmë zyrtarisht përsëri për ekstradimin e tyre pas marrëveshjes dhe do t'ua kujtojmë atyre", citohet të ketë thënë Bozdag për agjencinë shtetërore të lajmeve “Anadolu”.
Në tekstin e memorandumit që tre vendet nënshkruan të martën, Finlanda dhe Suedia ranë dakord të "adresojnë kërkesat e pezulluara (të Turqisë) mbi deportimin ose ekstradimin e të dyshuarve për terrorizëm ... në përputhje me Konventën Evropiane për Ekstradimin".
"Nuk na është paraqitur asnjë kërkesë për momentin, me sa di unë," u tha gazetarëve të mërkurën në Madrid presidenti finlandez Sauli Niinisto.
Të martën, ai tha se memorandumi i nënshkruar nuk listonte asnjë individ për ekstradim dhe se Finlanda do të vazhdojë të respektojë rregullat evropiane në vendimet e saj të ekstradimit.
"Ne në fakt nuk kemi asnjë kërkesë ekstradimi të pazgjidhur për momentin. Ne kemi përpunuar 14 nga 16 (kërkesat nga Turqia) dhe dy vendime janë bllokuar nga fakti se objektivat nuk janë gjetur," u tha Niinisto gazetarëve.
Kryeministrja suedeze Magdalena Andersson tha se Suedia do të vazhdojë të ndjekë ligjet ndërkombëtare mbi ekstradimet e saj.
"Varet se çfarë informacioni marrim nga Turqia në këtë fushë," tha ajo për Reuters.
Turqia, një anëtare e NATO-s prej më shumë se 70 vjetësh, me ushtrinë e dytë më të madhe të aleancës, ka kërkuar prej kohësh që aleatët të ndalojnë mbështetjen për YPG-në, një aleat kyç i SHBA-së në luftën kundër Shtetit Islamik në Siri. Ajo ka shkëmbyer vazhdimisht informata me Shtetet e Bashkuara, Francën, Gjermaninë, Holandën dhe të tjerët për këtë çështje./rel
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e p...
Policia gjermane bën të ditur se ka arrestuar një person t...
Japonia është duke u përballur me valën më të madhe të...
Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë se Shtetet e Ba...
Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s janë mbledhur ...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kos...
Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë...
Lufta në Ukrainë është luftë për ndikim dhe pushtet. R...
Rusia po punon në mënyrë aktive për të "normalizuar" s...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sank...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kieli të Gjermani...
Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i ki...
Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Bid...
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, i cili ndodhe...
Deputetja Yael Braun-Pivet u bë gruaja e parë që është...
Turqia ka rënë dakord të mbështesë aplikimet për anëta...
Që nga krijimi i Gjykatës së Lartë amerikane në vitin ...
Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajoni...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Tensionet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...