“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka thënë të mërkurën se beson që ekziston momentum për takim në Bruksel ndërmjet liderëve të të dyja shteteve, kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.
Ai i ka bërë këto deklarata në një konferencë për media në Prishtinë, pak para nisjes në veri të Kosovës.
“Jam angazhuar nëpër takime individuale që takimi i radhës të ketë rezultate që dëshirojmë të shohim”, ka thënë Lajçak për mundësinë e takimit Kurti – Vuçiq në kuadër të dialogut, duke shpresuar që një takim i tillë të zhvillohet në korrik, para nisjes së pushimeve verore.
Këta dy liderë janë takuar dy herë gjatë vitit të kaluar në kuadër të dialogut.
Lajçak ka thënë se përgjatë vizitës triditore në Kosovë është takuar me krerë të pushtetit dhe opozitës për të diskutuar rreth dialogut.
Sipas tij, uniteti politik është shumë i rëndësishëm për ecjen përpara të dialogut, dhe i ka konsideruar shumë të rëndësishme “deklaratat e opozitës në mbështetje të dialogut dhe angazhimeve të qeverisë në këtë proces”.
Përveç tjerash, Lajçak ka folur edhe për rëndësinë e zbardhjes së fatit të të pagjeturve dhe ka thënë se shpreson që do të miratohen dokumentet të cilat janë duke punuar grupet punuese.
“Nuk duhet të ndalemi derisa të zbardhet fati i të gjithë të pagjeturve”, ka thënë mes tjerash Lajçak.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13.000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800.000, ndërsa janë zhdukur rreth 6.000.
Të zhdukur, edhe sot e kësaj dite, mbeten ende mbi 1. 600 persona.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi.
Lajçak ka falënderuar kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë në dialog, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, për miratimin e udhërrëfyesit për zbatim të marrëveshjes për energjinë.
Sipas këtij udhërrëfyesi, parashihet që Zyra e Rregullatorit për Energji e
Kosovës (ZRRE), t’i lëshojë licencë për furnizim kompanisë Elektrosever, në
përputhje me kornizën ligjore dhe rregullative të Kosovës.
Më 24 qershor, ZRRE-ja ia ka miratuar licencën kësaj kompanie.
Elektrosever është në pronësi të kompanisë energjetike të Serbisë, EPS
(Elektroprivreda Srbije), por në Kosovë është themeluar me ligje të Kosovës.
Lajçak ka thënë se udhërrëfyesi tregon hapat konkrete për zbatim të marrëveshjeve dhe u jep fund praktikave jotransparente që të gjitha qytetet e Kosovës të kenë të njëjtat obligime.
Qytetarët e komunave në veri të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq,
Zveçan dhe Zubin Potok - kryesisht me shumicë serbe - nuk kanë paguar për
rrymën e shpenzuar që nga viti 1999.
I pyetur për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Lajçaku ka thënë se marrëveshjet e miratuara duhet të zbatohen.
“Është zotim të cilin e ka pranuar Kosova, përfshirë miratimin në Kuvend, ka një parim të së drejës ndërkombëtare që thotë se ajo për të cilën është arritur pajtueshmëri, duhet zbatuar. Këtë nuk e kërkon Brukseli, për këtë janë pajtuar palët”, ka thënë ai për Asociacionin, duke shtuar se për Serbinë kjo është çështje kyçe në dialog.
Formimi i Asociacionit është paraparë me një marrëveshje midis Kosovës dhe Serbisë, të nënshkruar në Bruksel, në vitin 2013.
Dy vjet më vonë, dy vendet kanë arritur edhe një marrëveshje shtesë për themelimin e tij, por Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se parimet për të nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.
Gjykata, megjithatë, ka thënë se ato mund të harmonizohen me një akt ligjor të Qeverisë së Kosovës.
Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje në fusha të ndryshme, por zbatimi i shumicës së tyre ka ngecur.
Përgjatë konferencës, Lajçak ka thënë se kupton rëndësinë e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës, dhe se kjo çështje nuk ka pasur kurrë më shumë vëmendje në institucionet e BE-së.
“Më besoni se e kuptoj sa e rëndësishme është kjo çështje për ju dhe jam me ju. Kosova e meriton liberalizim e vizave, kjo gjë është dashur të ndodhë”, ka thënë ai.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk gëzon liberalizim vizash me BE-në.
Liberalizimi i vizave për Kosovën ka qenë temë diskutimi në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, të mbajtur më 23 qershor.
Qeveria e Kosovës ka thënë se ka plotësuar çdo kriter nga gjithsej 95 sa i ka vendosur BE-ja në udhërrëfyesin për liberalizim.
Megjithatë, procesi është penguar vazhdimisht nga disa shtete anëtare të BE-së, sidomos Franca, e cila ka shprehur rezerva për lëvizjen e lirë të kosovarëve./rel
Ky është një burg në Ukrainë ku mbahen ata që nuk janë...
Lufta në Ukrainë është luftë për ndikim dhe pushtet. R...
Rusia po punon në mënyrë aktive për të "normalizuar" s...
Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar një raund të ri sank...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Bi...
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kieli të Gjermani...
Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i ki...
Teksa prisnin ardhjen e Presidentit të SHBA-së Joe Bid...
Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, i cili ndodhe...
Deputetja Yael Braun-Pivet u bë gruaja e parë që është...
Turqia ka rënë dakord të mbështesë aplikimet për anëta...
Që nga krijimi i Gjykatës së Lartë amerikane në vitin ...
Qendra Funksionale e Monitorimit të Rrezikut në Rajoni...
Udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Madrid më 28-30...
Një fëmijë një vjeçar bie nga ballkoni në kokën e një ...
Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov ka komentua...
19 persona kanë rënë në prangat e policisë italiane, n...
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme “të luajnë një rol...
Sot në Madrid mblidhen 30 udhëheqësit e aleancës së NA...
Udhëheqësit e demokracive më të pasura në botë kanë da...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Numri i milionerëve në mbarë botën u rrit me gati 2 milion...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...