SHBA dhe aleatët bllokojnë pasuri të oligarkëve rusë me vlerë mbi 30 miliardë dollarë
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...

Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë deri në fund të shtatorit përdorimin aktual të targave të makinave që hyjnë nga Serbia apo janë të regjistruara në Serbi dhe të vendosë masën e reciprocitetit për përdorimin e dokumenteve personale të qytetarëve serbë që hyjnë në Kosovë.
Vendimi nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, zyrtarët e të cilit thanë se kjo është goditje ndaj serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës tha se miratoi një vendim që automjeteve të cilat kanë targa me shkurtesat e qyteteve të Kosovës e që janë lëshuar nga autoritetet serbe t’u mundësohet regjistrimi me targa të Kosovës, RKS.
“Sipas këtij vendimi, regjistrimi do të fillojë me datë 01.08.2022 dhe do të zgjasë deri më 30.09.2022. Vendimi ka karakter të papërsëritshëm pas përfundimit të periudhës së vlefshmërisë. Vendimi obligon Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmarrë të gjitha veprimet dhe masat e nevojshme me qëllim të realizimit të këtij procesi”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Gjithashtu, thuhet në njoftim, “automjetet me targa të regjistrimit të Serbisë që paraqiten për kalim të kufirit shtetëror dhe kanë për qëllim të lëvizin në territorin e Republikës së Kosovës, duhet të kenë të vendosur ngjitësin në pjesën e simboleve dhe emërtimit shtetëror. Mekanizmi i tillë do të vlejë deri me 31.10.2022”.
Që nga fillimi i tetorit të vitit të kaluar palët zbatojnë një marrëveshje të përkohshme sipas së cilës targave të makinave u vendosën fletë ngjitëse aty ku shihen simbolet shtetërore të të dyja palëve. Marrëveshja e përkohshme u arrit më 30 shtator pas disa ditësh trazirash në veriun e Kosovës ku grupe serbësh bllokuan rrugët për të kundërshtuar vendimin e qeverisë së Kosovës për vendosjen e masave të reciprocitetit për përdorimin e targave.
Ndonëse ishte vendosur një afat prej gjashtë muajsh për një marrëveshje përfundimtare rreth kësaj çështjeje, më 13 maj palët dështuan të pajtohen rreth saj.
Të mërkurën qeveria e Kosovës vendosi po ashtu që “çdo person që paraqitet për kalim të kufirit shtetëror me dokument të identifikimit personal të lëshuar nga autoritetet e Serbisë, të pajiset në pikë-kalimet kufitare me një fletë-deklarim që përkohësisht e zëvendëson përdorimin e dokumentit të tillë. Fletë-deklarimi do të krijojë bazë për qarkullim në territorin e Republikës së Kosovës dhe për shfrytëzim brenda institucioneve shtetërore”.
Një masë e tillë zbatohet nga autoritetet serbe ndaj qytetarëve të Kosovës që nga viti 2008 kur ajo shpalli pavarësinë.
Beogradi reagoi me zemërim. Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se Prishtina me këto vendime “synon të dëbojë serbët nga Kosova”, ndërsa akuzoi pesë vendet kryesore perëndimore (Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Gjermaninë, Francën e Italinë) për mbështetje të vendimeve të Prishtinës. Në veçanti ai nënvizoi rolin e Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.
Presidenti serb i cili në mbrëmje u takua me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Europian Miroslav Lajçak, tha se “dialogu është rrëfim bosh”.
"Çfarë bisedimesh pas vendimeve të tilla? Nuk ka gjë prej tyre”, tha ai, duke akuzuar autoritetet në Prishtinë se “po planifikojnë ndërhyrje në veriun e Kosovës më 1 tetor”.
Më herët gjatë ditës në Prishtinë, i dërguari europian tha se beson të organizojë një takim të nivelit të lartë ndërmjet palëve në kuadër të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre./ VOA
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Dy tërmete kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. T...
Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, u...
Qeveria e Kosovës, me në krye kryeministrin Albin Kurt...
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për bisedime...
Policia në Maqedoninë e Veriut njoftoi se dy emigrantë...
Të mërkurën inteligjenca ukrainase bëri të ditur se 14...
Kushërira e Vladimir Putinit dhe njeriu i dytë më i pa...
Personel ndihmës i huaj, veçanërisht punonjës nga Turq...
Dëshmia të martën në Komisionin që po heton sulmin e 6...
Hetuesit e Kombeve të Bashkuara publikuan një raport t...
Të mbledhur në takimin e nivelit të lartë në Madrid të...
NATO e ka shpallur Rusinë “kërcënimin më të madh dhe m...
Ministri turk i Drejtësisë Bekir Bozdag tha se Turqia do t...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u ka thënë liderëv...
Josef S. mohoi deri në fund se kishte punuar në kampin e p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, v...
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK)...
Ish-Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të botojë këtë vje...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të udhët...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...