Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

NATO-ja u kritikua nga Moska dhe Pekini të enjten, pasi deklaroi se Rusia përbën një “kërcënim të drejtpërdrejtë” dhe tha se Kina paraqet “sfida serioze” për stabilitetin global.
Gjatë një takimi të nivelit të lartë në Madrid, aleanca ushtarake perëndimore tha se bota është zhytur në një fazë të rrezikshme të konkurrencës së fuqive të mëdha dhe përballet me një mori kërcënimesh, që nga sulmet kibernetike e deri te ndryshimet klimatike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha në përfundim të takimit të enjten se vendet anëtare ranë dakord për një "ndryshim themelor në parandalimin dhe mbrojtjen tonë" dhe i dërguan Moskës një mesazh të qartë, se aleanca ishte e vendosur për kufijtë e saj lindorë.
“Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme, në një botë më të paparashikueshme, ku po zhvillohet një luftë e ashpër në Europë”, tha zoti Stoltenberg. “Në të njëjtën kohë, ne gjithashtu e dimë se kjo situatë mund të përkeqësohet nëse kjo kthehet në një luftë të mirëfilltë midis Rusisë dhe NATO-s”.
Zoti Stoltenberg vazhdoi më tej: "Ne duam të heqim çdo hapësirë për llogaritje të gabuara apo keqkuptime nga Moska, për gatishmërinë tonë për të mbrojtur çdo centimetër të territorit të NATO-s. Kjo është përgjegjësia kryesore e NATO-s".
Gjatë bisedimeve të tyre treditore në Spanjë, krerët e NATO-s ftuan zyrtarisht Finlandën dhe Suedinë për t'u bashkuar me aleancën, pasi kapërcyen kundërshtimin nga Turqia. Nëse anëtarësimi i vendeve nordike miratohet nga 30 vendet anëtare, kjo do t'i japte NATO-s një kufi të ri prej 1300 kilometrash me Rusinë.
Presidenti rus Vladimir Putin paralajmëroi se do të përgjigjej në të njëjtën mënyrë, nëse dy vendet nordike lejonin trupat e NATO-s dhe infrastrukturën ushtarake në territorin e tyre.
Ai tha se Rusia do të duhej të “krijonte të njëjtat kërcënime për territoret nga të cilat krijohen kërcënime kundër nesh”.
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, tha se kërcënimet e Putinit nuk përbënin "asgjë të re".
“Sigurisht, mund të presësh surpriza nga Putini, por dyshoj se ai do të sulmojë drejtpërdrejt Suedinë apo Finlandën”, tha zonja Kallas.
Kina akuzoi aleancën për "sulmimin dhe njollosjen me qëllim të Pekinit”.
Misioni kinez në Bashkimin Europian tha se NATO-ja “pretendon se vendet e tjera paraqesin sfida, por është NATO-ja ajo që po krijon probleme në mbarë botën”.
Udhëheqësit e NATO-s e përqëndruan vëmendjen në sesion e fundit të takimit të tyre, te rajoni Sahel në Afrikë dhe te Lindja e Mesme, ku paqëndrueshmëria politike – e rënduar nga ndryshimet klimatike dhe pasiguria ushqimore e shkaktuar nga lufta në Ukrainë – po shtyn një numër të madh emigrantësh drejt Europës.
“Është në interesin tonë të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë të ngushtë në jug për të luftuar së bashku sfidat e përbashkëta”, tha zoti Stoltenberg.
Por ishte Rusia ajo që dominoi takimin e nivelit të lartë. Zoti Stoltenberg tha se agresioni i Moskës ndaj Ukrainës kishte sjellë “ndryshimin më të madh të mbrojtjes kolektive të NATO-s, që nga fundi i Luftës së Ftohtë”.
Sulmi shkatërroi paqen e Europës dhe si përgjigje NATO-ja ka dërguar trupa dhe armë në Europën Lindore në një shkallë të paparë në dekada. Vendet anëtare i kanë dhënë Ukrainës miliarda dollarë ndihma ushtarake dhe civile për të forcuar qëndresën e saj.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, i cili iu drejtua takimit të nivelit të lartë me video, kërkoi më shumë. Ai i kërkoi NATO-s të dërgonte sisteme moderne artilerie dhe armë të tjera dhe paralajmëroi udhëheqësit se, ose duhet t'i siguronin Kievit ndihmën që i nevojitej, ose do të "përballeshin në të ardhmen me një luftë me Rusinë dhe NATO-n".
“Pyetja është, kush është në radhë? Moldavia? Apo Baltiku? Apo Polonia? Përgjigjja është: të gjitha”, tha ai.
Udhëheqësit e NATO-s ranë dakord të rrisin në mënyrë dramatike forcën ushtarake përgjatë krahut lindor të aleancës, ku vendet që nga Rumania e deri te shtetet baltike janë të shqetësuara për planet e ardhshme të Rusisë.
Ata njoftuan planet gati për të tetëfishuar forcën e reagimit të shpejtë të aleancës, nga 40,000 në 300,000 trupa, deri vitin e ardhshëm.
Presidenti amerikan Joe Biden, vendi i të cilit siguron pjesën më të madhe të fuqisë luftarake të NATO-s, njoftoi një rritje të madhe të pranisë ushtarake të Amerikës në Europë, duke përfshirë një bazë të përhershme të SHBA-së në Poloni, dy destrojerë të tjerë me bazë në Rota të Spanjës dhe dy skuadrone të tjera me avionë F35 në Britani.
Zgjerimi i pranisë amerikane do të përfshijë 100,000 trupa në Europë, nga 80,000 para fillimit të luftës në Ukrainë.
Presidenti Biden tha se Putini kishte shpresuar se anëtarët e NATO-s do të përçaheshin, pasi ai sulmoi Ukrainën, por udhëheqësi rus mori përgjigjen e kundërt.
Megjithatë, tensionet mes aleatëve të NATO-s janë shfaqur pasi kostoja e energjisë dhe mallrave të tjera thelbësore është rritur ndjeshëm, pjesërisht për shkak të luftës dhe sanksioneve të ashpra perëndimore ndaj Rusisë. Ekzistojnë gjithashtu tensione se si do të përfundojë lufta dhe çfarë lëshimesh duhet të bëjë Ukraina.
Fondet mbeten një çështje e ndjeshme – vetëm nëntë nga 30 anëtarët e NATO-s aktualisht përmbushin objektivin e organizatës për të shpenzuar 2% të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen.
Britania, një nga nëntë anëtaret, njoftoi të enjten edhe 1.21 miliardë dollarë mbështetje ushtarake për Ukrainën.
Në atë që zoti Stoltenberg e quajti një takim "transformues", udhëheqësit publikuan Konceptin e ri Strategjik të NATO-s, ku përfshihen përparësitë dhe qëllimet e saj për dekadën e ardhshme.
Dokumenti i fundit i tillë, në vitin 2010, e quante Rusinë një "partner strategjik". Tani, NATO-ja po e akuzon Rusinë se po përdor mjete të tilla si “agresioni dhe aneksimi” për të zgjeruar shtrirjen e saj.
Dokumenti i vitit 2010 nuk e përmendte Kinën, por i sotmi trajton shqetësimet nga shtrirja ekonomike dhe ushtarake në rritje e Pekinit.
“Kina nuk është kundërshtari ynë, por ne duhet të jemi të qartë për sfidat serioze që ajo përfaqëson”, tha zoti Stoltenberg të mërkurën.
NATO-ja tha se Kina “përpiqet të përmbysë rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla, duke përfshirë në hapësirë, fushat kibernetike dhe detare” dhe paralajmëroi për lidhjet e saj të ngushta me Moskën.
Aleanca tha, megjithatë, se mbetet "e hapur ndaj angazhimit konstruktiv" me Pekinin.
Kina u përgjigj duke thënë se NATO-ja ishte një burim paqëndrueshmërie dhe u zotua të mbronte interesat e saj.
“Meqenëse NATO e pozicionon Kinën si një 'sfidë sistematike', ne duhet t'i kushtojmë vëmendje të madhe dhe të përgjigjemi në mënyrë të koordinuar. Kur bëhet fjalë për akte që minojnë interesat e Kinës, ne do të kthejmë përgjigje të forta dhe të prera”, thuhet në deklaratën e Pekinit./ VOA
Tradhti ndaj Malit të Zi, kapitullim i shtetit para Ki...
Prishtina është përfshirë nga një stuhi e furishme e c...
Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria arritën sot një marrë...
Dhjetëra të ftuar u ulën me kujdes përgjatë tryezës së...
Artur Haxhiun, 55-vjeçarin shqiptar që shtiu me pistol...
Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka lëshuar gafën e ra...
Në ditën e fundit të takimit të nivelit të lartë të NA...
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi të enjten tërheqjen...
Sekretari i Përgjithshëm i NATOS-s, Jens Stoltenberg, ...
Qeveria e Kosovës vendosi masën e reciprocitetit me Serbin...
"Britania e Madhe do të dërgojë ekspertë ushtarakë në ...
Presidenti rus, Vladimir Putin, ende synon të pushtojë...
Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e ...
Qeveria e Kosovës vendosi të mërkurën që të kufizojë d...
Një grup pune ndërkombëtar i krijuar në mars për të us...
Një shumicë dërrmuese dhe në rritje e amerikanëve thon...
Disa emigrantë shqiptarë kanë shpëtuar nga vdekja një ...
Pasi një parazit vdekjeprurës i quajtur "varroa" u zbu...
Një ish-gardian nazist i kampeve të përqëndrimit është...
Dy tërmete kanë tronditur Turqinë mbrëmjen e sotme. T...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...