Kosova ndalon një të dyshuar, në Maqedoninë e Veriut/ Konfiskohen makineri për prodhim të parave false
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më ...

Kardinali amerikan Sean O'Malley, i njohur për përkrahjen e të mbijetuarve të abuzimit seksual dhe nxitjen e reformave në kishën katolike, ka dhënë dorëheqjen si Kryepeshkop i Bostonit, njoftoi Vatikani të hënën.
Tetëdhjetë vjeçari do të zëvendësohet nga Richard Henning, Peshkopi 59-vjeçar i Providencës, për të drejtuar dioqezën e katërt më të madhe në Shtetet e Bashkuara, tha Vatikani në një deklaratë.
Sipas njoftimit Papa Françesku e ka pranuar dorëheqjen e zotit O'Malley, por nuk është dhënë arsyeja për largimin e tij.
Në Kishën Katolike, peshkopët që drejtojnë një dioqezë zakonisht dalin në pension kur mbushin 75 vjeç, por Papa ka mundësi t'u kërkojë atyre të qëndrojnë më gjatë.
Për momentin, Peshkopi O'Malley mbetet kreu i Komisionit Papnor për Mbrojtjen e të Miturve, një organ i krijuar nga Papa Françesku për të luftuar pedofilinë nga priftërinjtë. Peshkopi e ka udhëhequr këtë Komision nga viti 2014.
Dorëheqja e Peshkopit O'Malley i jep fund një kapitulli prej dy dekadash të udhëheqjes së katolikëve në Boston, qytetin ku dominojnë komunitetet italiane dhe irlandeze. Skandali global mbi abuzimin seksual të fëmijëve nga klerikët shpërtheu në Boston në vitin 2002, një vit përpara se ai të dërgohej me detyrë.
Aleati i Papa Françeskut, Peshkopi O'Malley është pjesë e urdhrit françeskan, 'Friars Minor Capuchin'. Ai i kaloi vitet e tij të hershme si prift duke krijuar marrëdhënie miqësore me komunitetin emigrant hispanik në dioqezën e Uashingtonit.
Përpara se të mbërrinte në Boston, Peshkopi O'Malley shërbeu si peshkop i Saint Thomas-it, një dioqezë që mbulonte të gjithë Ishujt e Virgjër të Shteteve të Bashkuara dhe më vonë të Fall River-it, në Masaçusets, në Bostonin jugor.
Në Fall River dhe dioqezën e Palm Beach-it, në Florida, ai u mor me pasojat e skandaleve që përfshinin abuzimin seksual të të miturve nga priftërinjtë.
Megjithatë ai u bë i njohur në Boston, duke menaxhuar atë që në atë kohë ishte skandali më i madh i abuzimit seksual nga klerikët në Shtetet e Bashkuara, i përshkruar më vonë edhe në filmin, "Spotlight" që fitoi çmimin Oskar.
I njohur për raportin e tij me viktimat dhe shpejtësinë në zgjidhjen e çështjeve, nën mbikëqyrjen e Peshkopit O'Malley, kryepeshkopata ra dakord të paguante 85 milionë dollarë për të zgjidhur rreth 550 padi nga viktimat./ VOA
Autoritetet e Kosovës kanë thënë se kanë arrestuar më ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi këtë të hënë p...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden do të dis...
Britania dhe Irlanda Veriore u përfshinë nga protestat...
Qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë Gjeneva dhe...
Rrjeti social "TikTok" do të heqë përgjithmonë funksio...
Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, ...
Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena ...
Gjatë fjalimit të tij në Ditën e Forcave të Armatosura të ...
Kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris tak...
Kancelari Olaf Sholc ishte mjaft i lehtësuar kur priti...
Nju Jorku renditet në vend të katërt për rastet e trafikim...
Tensionet në Lindjen e Mesme u intensifikuan, ndërsa vende...
Fotot kult të olimpistëve duke kafshuar medaljet e tyr...
Shtetet e Bashkuara po rrisin praninë ushtarake në Lindjen...
Ndërsa kandidatja demokrate për presidente Kamala Harr...
Pilotët ukrainas kanë filluar të përdorin avionë F-16 për ...
“Ne nuk do të hapim një minierë litiumi derisa gjermanët t...
Për shkak të kërcënimeve masive për sulm nga armiqtë e tij...
Një sulmues palestinez vrau dy njerëz dhe plagosi dy të tj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...