FOTOLAJM/ 47 ditë proteste, qytetarët me pankarta "pikante"
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...
Mijëra qytetarë janë grumbulluar edhe këtë të enjte për pr...

Në fushatën presidenciale të Shteteve të Bashkuara, kandidati republikan Donald Trump po përballet me një kundërshtare tjetër pas tërheqjes së Presidentit Joe Biden nga gara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns njofton për mënyrat se si ekipi i ish Presidentit Trump po ndryshon fushatën për përballjen e mundshme me Nënpresidenten Kamala Harris. Ndërkaq, kjo e fundit pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentit brenda datës 7 gusht.
Republikanët e kuptuan se trysnia e demokratëve ndaj Presidentit Joe Biden po çonte drejt tërheqjes së kandidaturës së tij nga gara zgjedhore.Kur ai njoftoi largimin, ata vepruan menjëherë.
“Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten se si Joe Biden-i mund ta dëmtomte kaq shumë kufirin, mos harroni që ai nuk ishte i vetëm”, thuhet në një nga reklamat e republikanëve.
Ata i zhvendosën kritikat drejt Nënpresidentes Kamala Harris duke e fajësuar atë për rritjen e emigracionit të paligjshëm.
Reklama vazhdon me zonjën Harris duke thënë: “Kam punuar për këtë çështje për një kohë të gjatë.
“Kjo është e vërteta për Kamala Harrisin. Ajo ka qëndrime të rrezikshme liberale në lidhje me imigracionin e paligjshëm”, thotë më tej reklama.
Në tubimin e saj të parë si kandidate e pritshme e demokratëve, zonja Harris ishte gati me një kundërsulm duke u kujtuar votuesve punën e saj si prokurore.
“Në ato role jam marrë me kriminelë të të gjitha llojeve. Me ata që abuzuan gratë, me mashtrues që grabisin konsumatorët, me mashtrues që shkelin rregullat për përfitimin e tyre. Unë e njoh tipin e Donald Trump-it”, tha Nënpresidentja Harris.
Kandidimi i zonjës Harris shënon një rifillim në garën që ish-Presidenti Trump po e udhëhiqte, thotë eksperti i studimeve qeveritare të Institutit Brookings, Darrell West.
“Ajo do të jetë një kandidate e fortë në shtetet e rëndësishme për garën zgjedhore si Pensilvani, Miçigan dhe Uiskonsin. Unë mendoj se ajo do te shtojë gjasat e demokratëve për fitore në disa nga shtetet e diskutueshme ku përkrahja për ta kishte filluar të zbehej, si për shembull ne Arizonë”, thotë zoti West.
Kandidati republikan Trump, siç ndodh rëndom me rivalët e rinj, filloi ta vërë në lojë zonjën Harris.
“E keni parë se si qesh ajo? Ajo eshte e çmendur. Mund të kuptosh shumë për njerëzit nga mënyra se si qeshin. Ajo është e çmendur”, tha zoti Trump.
Republikanët janë të sigurt se mund të mposhtin çdo demokrat, thotë Meena Bose nga Universiteti Hofstra.
“Është e qartë se ish-presidenti Trump dhe ekipi i tij menduan se Presidenti Biden ishte një kandidat i mundshëm. Ata duket se kanë të njëjtat pikëpamje edhe për Nënpresidenten”, thotë Dr. Bose.
Një rivale e re megjithatë nënkupton disa ndryshime në fushatë, thotë zoti West.
“Republikanët duhet të riformulojnë të gjithë fushatën e tyre, e cila e vinte theksin tek mosha e Joe Biden-it dhe familja e tij, duke e quajtur të korruptuar. Të gjitha këto bien poshtë tani. Tani ata do të vënë theksin tek fakti që zonja Harris është nga Kalifornia, shteti më liberal se pjesa tjetër e vendit”, thotë eksperti i studimeve qeveritare të Institutit Brookings, Darrell West.
JD Vance, kandidati republikan për nënpresident, ka filluar sulmet duke e fajësuar zonjën Harris për punën që republikanët e vlerësojnë si të dobët të zotit Biden.
“Vendi ynë ka qenë i udhëhequr për tre vjet e gjysmë nga një President që nuk mund ta bëjë këtë detyrë dhe kjo ndodhi sepse Kamala Harris dhe pjesa tjetër e demokratëve ka gënjyer për aftësinë e tij për të qenë president”, thotë zoti Vance.
Zonja Harris, e cila pritet që të zgjedhë kandidatin e saj për postin e Nënpresidentin brenda datës 7 gusht, thotë se votuesit kanë një zgjedhje të qartë midis vizionit të saj dhe atij të zotit Trump.
“A duam të jetojmë në një vend të lirisë dhe sundimit të ligjit apo në një vend kaosi, frike dhe urrejtjeje? Këtu qëndron e bukura e këtij momenti. Secili prej nesh ka fuqinë t'i përgjigjet kësaj pyetjeje. Fuqia është me popullin”, tha zonja Harris.
Sondazhet fillestare politike që nga tërheqja e Presidentit Biden tregojnë se zonja Harris po e ngushton hendekun me zotin Trump./ Voa
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (...
Autoritetet në Francë kanë nisur një operacion të madh...
Mbrojtja ajrore e Ukrainës ka rrëzuar 25 nga 38 dronët...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndr...
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë një tjetër hap për go...
Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi sh...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, aku...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adr...
Shpërthen vullkani në malin Etna. Fluturimet nga aero...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan Kimberly Cheat...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Ku...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Një tërmet me magnitudë 5.9 goditi sot Ishullin Jugor të Z...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...