Netanjahu, fjalim në Kongresin amerikan në përpjekje për të forcuar mbështetjen ndaj luftës së Izraelit
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...

Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e shtypit në Berlin ka të bëjë me temën e zgjedhjeve në SHBA. Por sigurisht, pyetja nuk është ashtu sikurse mund ta kishte dëshiruar kancelari. Pyetja ishte formuluar në këtë formë: Mos vallë në sfondin e rezultateve të sondazheve mjaft të dobëta për qeverinë e tij, ngjashëm si edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ai do të dëshironte të hiqte dorë nga një rikandidim në vjeshtën 2025? Scholz duke ngurruar përgjigjen e menjëhershme me një buzëqeshje të sforcuar tha shkurt: "Faleminderit për këtë pyetje të këndshme dhe miqësore. Jo, partia socialdemokrate është një parti shumë unike. Unë do të kandidoj sërish për t'u zgjedhur kancelar."
Por lidhur me atë se si i konsideron kancelari këto ditë të ngarkuara me zhvillime në SHBA u drejtuan një sërë pyetjesh të tjera nga gazetarët. E që në përgjigjen pasuese Scholz shkel një ligj të pashkruar në Gjermani: Atë që asnjë kryeministër gjerman asnjëherë nuk është shprehur hapur për zgjedhjet që priten në një vend mik. Ndërsa Scholz fare prerë e qartazi tha: "Unë e konsideroj si shumë të mundshme, që Kamala Harris të fitojë. Por këtë e vendosin zgjedhëset dhe zgjedhësit amerikanë."
Scholz dhe Biden: Një lidhje e ngushtë
Është një sekret i hapur, se jo vetëm në Berlin, por edhe në shumë kreqytete të tjera evropiane asgjëje tjetër nuk i tremben më shumë në zgjedhjet e 5 nëntorit sesa një fitoreje të ish-presidentit Donald Trump. Por ndoshta edhe nuk ndodh kështu, tani që me shumë gjasë nënpresidentja demokrate Kamala Harris do të hyjë në garë kundër Trump-it. Sidoqoftë nuk do të jetë më presidenti Joe Biden, me të cilin Scholz ka pasur gjithmonë një lidhje të ngushtë. Qoftë në pozicionimin për furnizimet e armëve në Ukrainë, në vlerësimet lidhur me luftën në Lindjen e Mesme, gjithmonë të krijohej përshtypja, se ashtu si mendon Biden, mendon edhe Scholz. Deri në fund kancelari e ka mbrojutr presidentin e SHBA-së, reputacioni i të cilit filloi të bjerë pas shumë paraqitjesh që linin përshtypjen si të turbullta e konfuze. Para pak javësh Scholz tha: "Nuk duhet që dikë, që ecën ngadalë, ta konsiderosh se nuk është në gjendje të drejtojë postin dhe vendin. Joe Biden mund ta bëjë këtë."
Scholz e njeh Harris-in nga shumë takime
E tani pra Kamala Harris. Scholz thotë, se ai e njeh mirë atë nga shumë takime në Shtëpinë e bardhë në Uashington, nga takimi në konferencën e sigurisë në pranverë në Mynih dhe së fundi në samitin e NATO-s në SHBA. Scholz tha më tej se: "Ajo është një politikane kompetente dhe me përvojë, e cila e di mirë se çfarë bën. Ajo ka përfytyrime shumë të qarta për të ardhmen e vendit të saj."
Asnjë fjalë për Trump-in
E si qëndron puna me Donald Trump-in? A ka komunikuar Scholz me të pas atentatit më 11 korrik, kur Trump u plagos në vesh? Scholz përgjigjet duke u zgjatur, se si kancelar detyra e tij është të komunikojë me secilën qeveri të zgjedhur në SHBA dhe të ruajë kontakte të ngushta me të. Të njëjtën gjë do të bëjë edhe në të ardhmen. Kjo nuk qe një përgjigje. Ndaj pyetjes nëse ka kontaktuar për t'i uruar shërim të mbarë Trump-it. Me fjalë të tjera: Scholz nuk i ka telefonuar Trump-it. As nuk ka pasur kontakte me të tjerë nga rrethi i Trump-it. Por ndryshe nga kancelari, ndërkohë ministri gjerman i Punës, socialdemokrati Hubertus Heil ndodhet në SHBA dhe është takuar me guvernatorin republikan të Teksasit, Greg Abbott, duke e këshilluar Gjermaninë që pa drojë të kërkojë kontaktin me rrethin e Trump-it. Heil tha në SHBA: "Natyrisht simpatitë e mia janë për demokratët. Por Gjermania duhet të ruajë marërdhënie edhe me partnerë të vështirë." Pra edhe me Trump-in.
Dislokimi i raketave të SHBA-së në Gjermani?
Scholz u mundua ta relativizojë edhe një temë tjetër të rëndësishme, që ka të bëjë me raportet me SHBA-në. Në samitin e NATO-s në Uashington Scholz dhe Biden ranë dakord, që nga viti 2026 sërish të vendosen raketat e SHBA-së me rreze të gjatë veprimi në Gjermani. Këto raketa mund të arrijnë edhe Rusinë. Kryetari i grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag, politikani me peshë, Rolf Mützenich, së fundi është shprehur hapur se: "Rreziku i një përshkallëzimi padashje ushtarak është i konsiderueshëm." Scholz i lë vetes mjaft kohë në vlerësimin e tij, duke shpjeguar se Rusia me agresionin e saj ndaj Ukrainës i ka hedhur poshtë përpjekjet prej dekadash për çarmatimin. Dislokimi i armëve të reja amerikane është ndaj kësaj një përgjigje e rëndësishme: "Kjo shërben, që të ketë efekt frenues. E po ashtu shërben, që ne shtetet e NATO-s të mos sulmohemi."
Një grindje e stërzgjatur: Shpenzimet e Gjermanisë për mbrojtjen
Scholz u ndal në një temë tjetër duke theksuar se raportet e Gjermanisë me SHBA-në në të ardhmen do të kenë efekt përcaktues, pavarësisht se kush do të qeverisë në Uashington: Kërkesa, që Evropa, veçanërisht Gjermania, duhet të kujdesen vet për sigurinë e vet. Scholz llogarit duke theksuar, se në vitin 2017 Gjermania ka shpenzuar 37 miliardë euro për mbrojtjen, ndërsa tani (nga buxheti dhe fondi i ri i posaçëm për ushtrinë) shpenzimet janë 76 miliardë euro në vit. Kancelari Scholz nënvizon se: "Gjermania është vendi kryesues kur bëhet fjalë për sigurinë dhe mbrojtjen në Evropë. Ne tani do të shpenzojmë rregullisht dhe në vazhdimësi dy për qind të rendimentit ekonomik për mbrojtjen." Një shifër, që NATO e pati përcaktuar si objektiv në vitin 2006 dhe që SHBA e kërkon prej kohësh prej Gjermanisë./DW
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë një tjetër hap për go...
Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi sh...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, aku...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adr...
Shpërthen vullkani në malin Etna. Fluturimet nga aero...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan Kimberly Cheat...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Ku...
Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozit...
Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të...
Për të garantuar siguri shtesë në aeroportet e saj, Gj...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...