Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, do të qëndrojë të enjten, më 25 korrik, në Shtëpinë e Bardhë, ku do të takohet me presidentin Joe Biden, dhe nënpresidenten, Kamala Harris, e cila ka shprehur synimin e saj për të garuar për postin e presidentes. Këto takime do të zhvillohen në një moment të rëndësishëm për të tre politikanët.
Vizita e Netanyahu-t në Shtëpinë e Bardhë – e para që kur ish-presidenti Donald Trump përfundoi mandatin më 2020 – vjen në kohën e rritjes së presionit ndaj tre udhëheqësve që të gjejnë një zgjidhje për luftën 9-mujore, që ka lënë mbi 39.000 të vdekur në Gazë. Po ashtu, dhjetëra pengje izraelite, dhe mbetjet mortore të të tjerëve që kanë vdekur në robërim, po mbahen ende nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Biden po kërkon nga Izraeli dhe Hamasi që të arrijnë pajtim për propozimin e tij, që parasheh lirimin e pengjeve që ende po mbahen në Gazë, përmes tri fazave.
Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë kanë thënë se negociatat janë në fazat finale, por ende ka disa çështje që duhet të zgjidhen.
Pas bisedimeve, Biden dhe Netanyahu do të takohen me familjarët e pengjeve amerikane.
Harris, e cila më pas do të takohet ndaras me Netanyahu-n, po tenton të demonstrojë se ka aftësi që të shërbejë si komandante supreme. Ajo po ashtu është nën lupën e politikanëve të majtë që thonë se Biden-i nuk ka bërë mjaftueshëm që ta detyrojë Netanyahu-n që t’i japë fund luftës dhe republikanët po synojnë ta paraqesin Harris-in si politikane që nuk ka dhënë mbështetje të mjaftueshme për Izraelin.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane, i cili foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se presidenti dhe nënpresidentja nuk kanë asnjë dallim sa i përket Izraelit.
Për herë të fundit, Harris dhe Netanyahu kanë zhvilluar takim dypalësh në mars të vitit 2021, por ajo ka marrë pjesë në mbi 20 telefonata të zhvilluara mes Biden-it dhe Netanyahu-t.
Netanyahu po ashtu gjendet në një moment të ndjeshëm politik. Ai po përballet me presion nga familjet e pengjeve në Izrael, të cilët po kërkojnë që të arrihet një marrëveshje armëpushimi, e cila do të mundësonte lirimin e familjarëve të tyre. Ndërkaq, në anën tjetër anëtarët e ekstremit të djathtë të koalicionit të tij qeverisës po i kërkojnë udhëheqësit izraelit që të mos pranojë asnjë marrëveshje që do t’ua pamundësonte trupave izraelite të eliminojnë Hamasin.
Një ditë më herët, Netanyahu mbajti një fjalim para Kongresit amerikan, ku tha se lufta e shtetit të tij kundër Hamasit, që mbështetet nga Irani “po mban trupat amerikane larg nga terreni dhe po mbron interesat tona të përbashkëta në Lindjen e Mesme”.
“Mbajeni mend: Armiqtë tanë janë edhe armiqtë tuaj. Lufta jonë është lufta juaj. Fitorja jonë do të jetë edhe fitorja juaj”, tha ai para ligjvënësve amerikanë.
Gjatë fjalimit, Netanyahu lavdëroi Biden-in për mbështetjen pas sulmit të 7 tetorit, kur Hamasi vrau 1.200 persona në jug të Izraelit, dhe rrëmbeu 250 të tjerë.
Gjatë fjalimit, Netanyahu po ashtu përmendi veprimet e ndërmarra nga Trump-i gjatë mandatit të tij presidencial, nga të cilat ka përfituar Izraeli, përfshirë njohjen e sovranitetit të Izraelit mbi Lartësitë e Golanit, luftimin e agresionit të Iranit dhe zhvendosjen e Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem.
Netanyahu pritet që të premten të udhëtojë për në Florida, ku do të takohet me kandidatin republikan për president, Donald Trump./ REL
Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një b...
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë një tjetër hap për go...
Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi sh...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, aku...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adr...
Shpërthen vullkani në malin Etna. Fluturimet nga aero...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan Kimberly Cheat...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Ku...
Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozit...
Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...