Protestojnë prej 26 ditësh/ Qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...
Prej më shumë se 1 ore, protestuesit vijojnë marshimin në ...

Presidenti Joe Biden tha se po ia kalon stafetën një brezi të ri, ndërsa u shpjegoi amerikanëve largimin e tij të papritur nga gara presidenciale gjatë një fjalimi mbrëmjen e së mërkurës nga Shtëpia e Bardhë pas një karriere politike mbi 50-vjeçare.
“Unë e nderoj këtë zyrë”, tha Presidenti Biden. “Por unë e dua më shumë vendin tim”.
81-vjeçari Biden hodhi poshtë trysninë disajavore të demokratëve për t’u tërhequr nga gara për Shtëpinë e Bardhë pas debatit katastrofik të 27 qershorit. Gjatë një interviste pas debatit ai tha se vetëm “Zoti i Plotfuqishëm” mund ta bindë të tërhiqet nga gara.
“Kam vendosur se mënyra më e mirë përpara është t'ia kaloj stafetën një brezi të ri. Kjo është mënyra më e mirë për të bashkuar vendin tonë”, tha Presidenti Biden në fjalimin drejtuar vendit.
Presidenti Biden e mori vendimin disa ditë pasi shqyrtoi parashikimet e sondazheve se ai mund të humbiste përballë republikanit Donald Trump në zgjedhjet e nëntorit dhe të dëmtonte edhe shanset e fitores së zgjedhjeve të ligjvënësve demokratë.
“Gjëja e madhe e Amerikës është se këtu nuk sundojnë mbretërit dhe diktatorët. Populli sundon. Historia është në duart tuaja. Fuqia është në duart tuaja. Ideja e Amerikës është në duart tuaja”, tha Presidenti Biden ndërsa iu drejtua popullit amerikan.
Këto janë komentet e para të zgjeruara publike të Presidentit Biden që nga e diela kur ai njoftoi përmes medias sociale se kishte vendosur të tërhiqej nga gara presidenciale për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.
Demokrati Biden është presidenti i parë në detyrë që nuk kërkon një mandat të dytë që nga viti 1968 kur Presidenti Lyndon Johnson, nën kritika të ashpra për trajtimin e Luftës në Vietnam, u tërhoq papritur nga fushata më 31 mars.
Zoti Biden i bashkohet listës së presidentëve James K. Polk, James Buchanan, Rutherford B. Hayes, Calvin Coolidge dhe Harry Truman që vendosën të mos kandidojnë për një mandat të dytë.
Presidenti Biden u përball me thirrjet për t'u larguar nga gara pasi paraqitja e tij e dobët në debatin kundër zotit Trump ngriti pikëpyetje shqetësuese në lidhje me mprehtësinë e tij mendore.
Megjithatë, që kur ai mori vendimin për t’u tërhequr nga gara për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë, demokratët kanë shprehur mbështetjen për të, duke vlerësuar karakterin dhe punën e tij si president.
Zoti Biden tha se do të përqendrohet te detyra e tij si president gjatë gjashtë muajve të mbetur në detyrë. Ai do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të enjten lidhur me përpjekjet për të negociuar një armëpushim në Gazë.
Kjo është hera e katërt që Presidenti Biden i drejtohet vendit nga Zyra Ovale që nga marrja e detyrës në janar të vitit 2021. Më 15 korrik Presidenti Biden iu drejtua vendit pas tentativës për vrasjen e ish-Presidentit Trump duke u bërë thirrje amerikanëve që të qetësonin retorikën politike.
Zoti Biden e filloi karrierën politike në vitin 1972, kur u zgjodh në Senatin amerikan në moshën 29-vjeçare, duke u bërë senatori i gjashtë më i ri. Ai do të përfundojë mandatin në Shtëpinë e Bardhë më 20 janar 2025, si presidenti më i vjetër amerikan kur do të ketë mbushur 82 vjeç.
“Mbrojtja e demokracisë është më e rëndësishme se çdo titull”, tha Presidenti Biden. “Unë gjej forcë dhe gëzim duke punuar për popullin amerikan. Por kjo detyrë e shenjtë për të përsosur vendin tonë nuk ka të bëjë me mua. Ka të bëjë me ju. Familjet tuaja. Të ardhmen tuaj. Ka të bëjë me ‘Ne popullin’”, tha Presidenti duke iu referuar deklaratës së pavarësisë.
Kandidati i Partisë Republikane për Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump, e kritikoi fjalimin e Presidentit Biden. Ai u shpreh në rrjetin ‘TruthSocial’ se fjalimi i “Mashtruesit Joe Biden në Zyrën Ovale mezi kuptohej dhe ishte shumë i dobët!” Zoti Trump tha se, “Mashtruesi Joe Biden dhe gënjeshtarja Harris janë një turp i madh për Amerikën. Kurrë nuk kemi pasur një periudhë si kjo”.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, tha herët të mërkurën se çdo aludim për dorëheqjen e Presidentit Biden nga posti i tij përpara zgjedhjeve, që do të mundësonte që zonja Harris të kandidonte si presidente në detyrë, ishte “qesharak”.
Zëdhënësja Jean-Pierre tha se Presidenti Biden "nuk është penduar" për vendimin e tij për të qëndruar në garë për aq kohë sa qëndroi, apo për vendimin gjatë fundjavës për t'u tërhequr. Ajo tha se vendimi i Presidentit Biden nuk kishte të bënte me shëndetin e tij./VOA
Pyetja e parë drejtuar kancelarit në konferencën e sht...
Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu mban të mërku...
Autoritetet në Gjermani ndaluan të mërkurën Qendrën Is...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u bëri thirrje qy...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendimi i ...
Autoritetet britanike kanë ndërmarrë një tjetër hap për go...
Senatori Bob Menendez dha dorëheqjen të martën pasi sh...
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu, aku...
Njëzetenjë korriku ishte dita më e nxehtë e regjistruar nd...
Nënpresidentja Kamala Harris mbajti të martën tubimin ...
Dhuna ndaj grave dhe vajzave ka arritur “nivele epidemike”...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën do t’i adr...
Shpërthen vullkani në malin Etna. Fluturimet nga aero...
Drejtoresha e Shërbimit Sekret Amerikan Kimberly Cheat...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, i propozoi Ku...
Peshkaqenët në brigjet e Brazilit kanë rezultuar pozit...
Hamasi - grup i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe fuqi të...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e cilësoi si “të ...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, pritet të...
Për të garantuar siguri shtesë në aeroportet e saj, Gj...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...