VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Hungaria po kërcënon të bllokojë dhjetra miliarda dollarë ndihma të Bashkimit Europian për Ukrainën dhe ka thënë se do të përdorë të drejtën e vetos për të bllokuar procesin për anëtarësimin e saj në Bashkimin Europian. Paralajmërimet vijnë në një kohë që marrëdhëniet mes Budapestit dhe Brukselit janë përkeqësuar. Siç njofton korrespodenti i Zërit të Amerikës Henry Ridgwell, Presidenti i Këshillit Evropian vizitoi të hënën Hungarinë në përpjekje për qetësim të raporteve ndërsa në dhjetor pritet të mbahet takimi i nivelit të lartë i Këshillit Europian.
Hungaria i ka sjellë probleme prej një kohe të gjatë Bashkimit Europian.
Me afrimin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme europiane që mbahen në qershor të vitit tjetër, qeveria hungareze ka ndërmarrë një sulm personal ndaj Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von der Leyen, duke vendosur tabela të mëdha reklamash ku ajo shfaqet në krah të Alex Sorosit, të birit të financierit liberal, me origjinë hungareze George Soros, një tjetër subjekt që goditet vazhdimisht. Në tabelë lexohet mbishkrimi “Të mos kërcejmë sipas ritmit të tyre”.
Kryeministri hugarez Viktor Orban përshkallëzoi sulmet ndaj Bashkimit Europian, gjatë një fjalimi në kongresin e partisë së tij, Fidesz, kohët e fundit.
“Jam i bindur se Brukseli, Europa po shkatërrohet. Po çohet drejt rrënimit”, tha kryeministri hungarez Viktor Orban.
Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel zhvilloi të hënën një takim me kryeministrin Orban. Asnjë prej tyre nuk foli për mediat.
BE-ja po vazhdon të mbajë të bllokuar rreth 24 miliardë dollarë ndihma për Hungarinë, për shkak të shqetësimeve për pavarësinë e gjyqësorit dhe lirinë e shtypit në këtë vend.
Në një letër drejtuar Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel javën e kaluar, kryeministri Orban, sipas njoftimeve, ka kërcënuar me bllokim të paketës së ndihmës së Bashkimit Europian për Ukrainën në vlerën e 50 miliardë dollarëve.
Ai po ashtu ai ka deklaruar se do të vendosë veton për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në BE, në rast se udhëheqësit evropianë nuk bien dakord të rishikojnë plotësisht strategjinë e mbështetjes ndaj Kievit. Analistët thonë se një politikë e tillë mund të kthehet në bumerang.
“Orbani po vazhdon të izolohet brenda Bashkimit Europian dhe kjo shkakton vështirësi. Shkakton vështirësi jo vetëm në kuptimin simbolik, por edhe në aspektin ekonomik. Ekonomia hungareze nuk është në gjendje të mirë, mungesa e fondeve nga BE-ja, bllokimi i fondeve për shkak të shqetësimeve mbi sistemin e drejtësisë. Qëndrimi kundërshtues i qeverisë në konfliktin Rusi - Ukrainë dhe qëndrimet kritike ndaj BE-së, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin për bllokimin e fondeve”, thotë Peter Kreko nga instituti “Kapitali Politik”.
Javën e kaluar, Brukseli lëvroi një miliard dollarë nga fondet e ngrira në përpjekje për të kapërcyer kundërshtimet e Hungarisë, por mbetet e paqartë nëse kjo do të mjaftojë.
Udhëheqësit e vendeve të BE-së do të takohen më 14 dhjetor për të diskutuar hapjen e bisedimeve për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në bllok.
Hungaria ka thënë se bisedimet nuk mund të zhvillohen për sa kohë vendi është në luftë dhe i ka bërë thirrje Kievit që të kërkojë negociata paqeje me Moskën. Ukraina ka deklaruar se nuk do fillojë negociata pa u larguar më parë trupat ruse nga territori i saj.
“Ukrainasit thjesht gjykojnë se Rusisë nuk mund t’i besohet. Prandaj e shohin anëtarësimin në BE dhe NATO si të vetmen garanci për siguri, jo thjesht për Ukrainën, por për paqe dhe siguri të qëndrueshme në Evropë”, thotë Olga Tokariuk nga instituti “Chatham House”.
Bllokimi i ndihmës së BE-së për Kievin, ose vendosja e vetos ndaj kërkesës së Ukrainës për anëtarësim, do të shtonte edhe më tej rrezikun për thellimin e mosmarrëveshjeve gjithnjë e më të ashpra mes Budapestit dhe Brukselit.
Analistët thonë se kryeministri Orban mund të nxitet edhe nga fitorja në zgjedhje e udhëheqësve me të njëjtat qëndrime në Sllovaki dhe Holandë, të cilët gjithashtu kanë shprehur skepticizëm mbi mbështetjen e BE-së për Ukrainën./ VOA
Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve votuan për të përjas...
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar ...
Granit Plava qëlloi me armë në sy të fëmijëve dhe bash...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha t...
Edhe një tren ka shpërthyer në linjën e madhe të hekur...
Irani mbeti sponsori kryesor shtetëror i terrorizmit globa...
Regjisorët e filmave dokumentarë, Yvonne Drebert dhe Z...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten...
Vjehrri i Liridona Murselit, Shaban Murseli, ka tregua...
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me personin që humb...
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Ho...
Mary Cleave, astronautja e NASA-s, e cila në vitin 198...
Një i arratisur nga autoritetet italiane i lidhur me r...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se në Kosovë gjatë...
Komisioni Evropian ka shtuar linjën ajrore irakiane, F...
Gjermania është në prag të një hapi të madh: Për herë ...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka reaguar ...
Pak para përfundimit të afatit të marrëveshjes për arm...
Vladimir Putin u ka bërë thirrje grave ruse që të kenë tet...
Agjencia e OKB-së për motin njoftoi të enjten se viti ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...