FOTO/ Stuhi dëbore në Ukrainë, në disa vende trashësia arrin mbi 2 metra
Një stuhi dëbore që solli erëra të forta ka mbul...

Në një artikull të botuar në gjermanen "Bild", korrespondetja e Greqisë, Liana Spyropoulou, ka sjellë zërin e një serë politikanësh grekë për krizën e ekonomisë që tashmë ka prekur Gjermaninë. Përmes politikanëve, ajo i ka kthyer përgjigjen Gjermanisë për këshillat që këta të fundit i dhanë Greqisë teksa ajo përjetonte krizën ekonomike.
"Kur grekët falimentuan në vitin 2010, nuk mungoi këshilla jonë e mirë: “Shisni ishujt, ju grekë të falimentuar”, ishte titulli i "BILD" në atë kohë dhe e kishim seriozisht!"- shkruan Spyropoulou.

Ajo shkruan se tani po e kthejnë topin, pikërisht ata që supozohej të shisnin termocentralet dhe kompanitë në kulmin e krizës së borxheve, ku Athina mendohej se kishte zhytur të gjithë Evropën duke iu referuar kështu Panagiotis Lafazanis, ish-ministër i Energjisë dhe Mjedisit në qeverinë e kryeministrit të ekstremit të majtë, Alexis Tsipras dhe ministrit të tij të egër të Financave, Yanis Varoufakis.
Tani ata po kundërpërgjigjen, madje kanë edhe disa sugjerime kursimi për ne: “Qeveria duhet të vendosë taksa emergjente si për qytetarët, ashtu edhe për kompanitë, për të zgjidhur problemin. Kjo do të shkaktojë një krizë në Gjermani, por paratë nuk mund të mblidhen ndryshe”.
Dhe më pas, grekët shpërthejnë me çekiçin e masave shtrënguese: “Një zgjidhje tjetër do të ishte shitja e aseteve publike si ishujt, në mënyrë që të mblidhen shpejt shuma të mëdha parash”.- shkruan gazetarja.
Ajo ironizon duke thënë se Gjermania e falimentuar do të duhet të shesë ishujt e saj, Helgoland, Ruegen apo Wangerooge, por a është e mundur kjo?
"A jemi vërtet kaq të falimentuar si Greqia dikur, aq sa ministri i Financave, Christian Lindner, duhet të shesë ishullin e tij me diell, Sylt?Shteti duhet të shesë edhe kompanitë, thotë e majta greke. Por, kush do ta merrte Deutsche Bummelbahn? Dhe pastaj, grekët na kërcënojnë me komisarët e masave shtrënguese.
Në Greqi, Trojka, një treshe e përbërë nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Botërore dhe BE, dikur udhëhoqi një regjim me masa të rrepta shtrënguese. Trojka e urryer ruante arkat bosh greke. Në fund u mblodhën 278 miliardë euro ndihma për të shpëtuar perandorinë e pasur me ishuj.
Ish-ministri Lafazanis, thotë për "BILD": “Nëse gjermanët nuk mund ta vendosin vetë situatën nën kontroll, atëherë duhet të vendosen nën mbikëqyrjen e Trojkës. Pastaj do jenë të detyruar”.
Komenti i tij për situatën gjermane ishte: “Jeta është hakmarrëse. Gjermania duhet të përjetojë atë që i imponoi Greqisë. Gjermania kërcënon ta çojë Evropën në një krizë afatgjatë”.- thuhet në artikull.
Duke sjellë shembuj për disa thënie greke që qarkullojnë nga Sparta e dikurshme gazetarja e mbyll shkrimin me një këshillë për gjermanët:
"Gatishmëria për të hequr dorë dhe për të sakrifikuar qytetarët e Spartës së lashtë vazhdon edhe kësaj dite në fjalën ‘spartane’. Dhe gjërat po bëhen spartane në Gjermani.
Prandaj vjen këshilla greke nga Sparta: Nisni kursimin!" -shkruan gazetarja në artikull./CNA
Një stuhi dëbore që solli erëra të forta ka mbul...
Më shumë se gjysma e evropianëve thonë se buxheti i ty...
Koreja e Veriut ka dërguar trupa në kufirin e saj jugo...
Rritja e rasteve me sëmundje të frymëmarrjes në Kinë, aktu...
Një atlet dhe ish-ushtar tajlandez qëlloi nusen e tij ...
Autoritetet greke kanë nisur hetimet për ngjarjen e rë...
Qeveria e re e Zelandës së Re ka njoftuar se do të heq...
Zyra Federale e Kriminalistikës, BKA është e shqetësuar pë...
Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders, ka shkaktu...
Presidenti i Punëdhënësve Gjermanë, Rainer Dulger, ka ...
Grupi i quajtur terrorist, Hamasi, ka kërkuar të zgjas...
Ish-ushtari i UÇK-së, Veli Sadiku, ka humbur jetën si paso...
Eksperti mbi Çështje të Sigurisë dhe atyre që lidhen m...
Izraelitët që kanë jetuar në vendbanimet e Rripit të Gazës...
Egjipti ka thënë se e ka pranuar një listë me 13 izraelitë...
Forcat e armatosura amerikane kanë rritur prej vitesh përd...
Papa Françesku zbuloi të dielën se ai ka një inflamacion t...
91 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga autoritetet ...
Raportohet se Rusia e ka urdhëruar arrestimin e zëdhënësit...
Dy vëllezër shqiptarë janë arrestuar në Londër pasi is...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...