“Sistemi është bllokuar”/ Akademiku Fuga: Protesta tregon se qeveria e ka humbur legjitimitetin
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...
Akademiku Artan Fuga komentoi sot protestën qytetare kundë...

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius, bëri thirrje për uljen e tensioneve midis Kosovës dhe Serbisë dhe për rikthimin e palëve në dialogun për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.
Këto deklarata ai i bëri pas një takimi që zhvilloi në Beograd me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, më 7 shkurt.
Duke komentuar vendimin për ndalimin e dinarit serb për pagesa në Kosovë, Pistorius tha se zbatimi i vendit “duhet të jetë i organizuar dhe nuk duhet që askush të lëndohet”, duke kërkuar një “periudhë tranzicioni” për zbatimin e rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës.
“Nuk është në interesin e askujt që raportet të tensionohen edhe më tej”, tha ministri gjerman i Mbrojtjes. Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores të BQK-së për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një periudhe të tranzicionit gjatë muajit shkurt.
Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.
Sipas të dhënave të prezantuara nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë shteti i tij ka të punësuar 31.831 persona, 29.115 pensionistë - prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë - si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, pasi kanë argumentuar se ajo hyri në fuqi pa konsultime paraprake. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur drojën se rregullorja mund të ketë ndikim negativ në popullatën serbe që jeton në Kosovë.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Pistorius gjatë konferencës për media në Beograd tregoi për temat të cilat i ka diskutuar me presidentin serb, Vuçiq. Ai tha se ka biseduar lidhur me atë që Serbia të mos mbështesë tendencat secesioniste në Bosnje e Hercegocvinë dhe të mbështesë integritetin territorial të Bosnje e Hercegovinës.
“Ne nisemi nga fakti që Serbia nuk do të mbështesë tendencat e mundshme secesionite në Republikën Sërpska [entiteti serb në Bosnje e Hercegovinë], por do të mbështesë integritetin dhe sovranitetin e Bosnje e Hercegovinës”, tha Pistorius. Zyrtari i lartë gjerman sërish i bëri thirrje Serbisë që të miratojë sanksionet perëndimore ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
I pyetur për ndikimin rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se ndikimi ekonomik i Rusisë në Serbi është pakrahasueshëm më i vogël sesa i Gjermanisë.
Ndërkaq, sa i përket ndikimit politik, Vuçiq tha se nuk mund të flasë për të gjithë aktorët, por theksoi se ndoshta Rusia mund të ketë ndikim te disa, e te disa të tjerë jo. Lideri serb tha se vetëm populli i Serbisë ka ndikim në kryeministren, presidentin, Parlamentin e shtetit.
“Askush nuk mund të më jap urdhra nga Uashingtoni apo nga Moska, nga Berlini, apo askund tjetër. Serbia i merr vetë vendimet pa ndikimin e askujt”, tha ai./ Rel
Hamasi ka paraqitur një sërë kërkesash, duke përfshirë shk...
Një "bodybuilder" dhe influencues, i cili kishte lindu...
Banka Popullore e Serbisë tha se autoritetet në Kosovë më ...
Dy shpërthime me bomba kanë vrarë të paktën 22 persona në ...
Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë,...
Pekini nuk do të lejojë asnjë subjekt apo individ kinez që...
Një grup balenash vrasëse kanë ngelur në një zonë me a...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori parasysh shq...
Në fakt qe një operacion rutinë i prostatit, gjë që ndodh ...
"Është një situatë shah-mat," thotë Goran Cacic kur pyetet...
Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pa...
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bera...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kong...
Parlamenti i Serbisë u mblodh të martën për seancën e tij ...
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...
Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trum...
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale...
Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë kë...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...