E enjte intensive për Kuvendin/ Projektligje dhe 6 interpelanca me Ramën dhe ministrat
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...
Kjo e enjte pritet të jetë një ditë me diskutime të shumta...

Në fakt qe një operacion rutinë i prostatit, gjë që ndodh shpesh te meshkujt në moshë – prej nga edhe një mbret mund të preket. Ndaj mbreti Charles ka qenë krejt i hapur lidhur me sëmundjen e tij, madje ka bërë edhe fushata sensibilizimi për meshkujt, që nga një moshë e caktuar të tregojnë kujdes profilaktik ndaj këtij problemi. Charles është 75 vjeç.

Më 29 janar ai bashkë me mbretëreshën Camilla në krah të tij doli i kënaqur nga spitali, jo larg Buckingham Palace. Gjithçka dukej në rregull, derisa mjekët pas analizave të hollësishme pas operacionit konstatuan, që mbreti Charles është i sëmurë nga një "formë kanceri". "Madhëria e tij ka nisur terapitë përkatëse, ndërsa me këshillën e mjekëve të tij nuk do të ndërmarrë takime zyrtare jashtë. Ai do të vazhdojë megjithatë të kujdeset për punët e shtetit dhe përpunimin e dokumenteve zyrtare." Kështu u komunikua të hënën në mbrëmje (5.2.2024) përmes një deklarate shtypi nga Pallati Buckingham.

Sipas një njoftimi të "BBC", Charles ia komunikoi personalisht rrethit të ngushtë familjar diagnozën. Madje edhe djali i vogël i tij Harry, duka i Sussex, do të mbërrijë së shpejti nga Kalifornia në Londër për t'u takuar me babain. Raportet e tyre kanë qenë të ftohta vitet e fundit, pasi Harry dhe gruaja e tij Meghan në janar 2020 u larguan nga Pallati Buckingham duke hequr dorë nga titulli mbretëror dhe privilegjet përkatëse.
Që Harry vjen në Londër, kjo lë hapësirë për spekulime, se sa e rënduar mund të jetë gjendja e mbretit në të vërtetë. Por mund të jetë edhe thjesht një vizitë kortezie e djalit tek i ati i diagnostikuar me kancer.
Charles dëshiron t'u kundërvihet hapur spekulimeve lidhur me gjendjen e tij. Kjo është shenjë, se Charles dëshiron ta ndryshojë dhe ta modernizojë monarkinë, shprehet historiania Sarah Gristwood për "BBC": "Deri tani brishtësia e një monarku mbahej e mbyllur me kujdes brenda mureve të pallatit." Nëna e Charles-it, mbretëresha Elizabeth, ishte mjaft e rezervuar me informacione lidhur me gjendjen e saj shëndetësore. Në këtë kontekst është diskutuar gjithmonë, se deri në çfarë mase publiku ka të drejtë të jetë i informuar për gjendjen e kreut të shtetit.

Charles pasoi fronin pasi nëna e tij mbretëresha Elizabeth II ndërroi jetë vjeshtën e vitit 2022. Teksa britanikët shqetësohen për Charles-in, kryeministri Rishi Sunak është besimplotë, që mbreti së shpejti do të gëzojë shëndet të plotë. E po ashtu edhe nga e gjithë bota mbretit i vijnë mesazhe inkurajuese duke i uruar atij shërim të shpejtë.
Vitin e kaluar mbreti Charles ka realizuar mbi 500 takime. Këtej e tutje ai duhet t'i kufizojë shumë aktivitete – për ta zëvendësuar këtë boshllëk do të aktivizohen anëtarë të tjerë të familjes mbretërore. Bashkëshortja e Charles-it, mbretëresha Camilla do të vazhdojë programin, dhe princi William, pasuesi direkt i fronit, do të përfaqësojë babain e tij.
Në rastin më të keq, nëse Charles nuk mund të kthehet më dhe të mos e përballojë sëmundjen, pak pas fillimit të regjencës së tij përpara 17 muajsh është rregulluar, se si të veprohet më tej. Ashtu si edhe për mamanë e tij ka një protokoll të saktë, që parashikon hapat që duhen ndërmarrë në rast se mbreti nuk jeton më. Si në rastin e Queen Elizabeth ("London Bridge") ky protokoll mban emrin e një ure: "Menai Bridge" – emërtuar sipas urës së parë të varur prej hekuri në botë në Anglesey, Uells. Eshtë e qartë, që ky emër lidhet me titullin, që mbante Charles deri në ngjitjen në fron: Prince of Wales.
Pritet, që "Operacioni Menai Bridge" të ketë shumë ngjashmëri me "Operacionin London Bridge". Sapo protokolli të zbatohet, princi William bashkë me gruan tij Kate do të kurorëzoheshin.

Sidoqoftë tani për tani duket se Pallati Buckingham është shumë larg përmendjes së operacionit "Menai Bridge". Deklaratat janë optimiste dhe populli britanik inkurajohet me frymë pozitive. Ndonëse ky vit nuk ka nisur fort mbarë për familjen mbretërore.
E gjitha nisi më 4 janar, teksa u bë e ditur, se vëllai i Charles-it, princi Andrew, në valën e skandalit të aferave seksuale rreth Jeffrey Epstein ka ngacmuar seksualisht një tjetër grua. Pak më parë ai i shpëtoi një procesi me akuza për abuzim duke rënë në marrëveshje me paditësen – por tani bëhet e qartë, se kjo grua nuk paska qenë e vetmja, madje tani bëhet fjalë për "orgji me minorene".
Më 17 janar pasuan lajmet për sëmundjen e mbretit nga prostati dhe njëkohësisht u njoftua, që princesha Kate iu nënshtrua një operacioni në mitër. Më 20 janar erdhi dhe lajmi i tjetër i keq për diagnostimin për herë të dytë brenda një viti me kancer të ish-kunatës së Charles-it, Sarah Ferguson.
Pavarësisht gjithë këtyre lajmeve të këqija, mbreti Charles me sa duket nuk do të dorëzohet. Ai, sipas të dhënave nga pallati mbretëror, „është optimist" dhe gëzohet, që sa më shpejt të mund të kthehet në shërbim të vendit të tij./ DW
"Është një situatë shah-mat," thotë Goran Cacic kur pyetet...
Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pa...
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bera...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kong...
Parlamenti i Serbisë u mblodh të martën për seancën e tij ...
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...
Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trum...
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale...
Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë kë...
Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali...
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u ...
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, ka njoft...
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletë-arresti për shkr...
Autoritetet në Stamboll kanë parandaluar një sulm terr...
Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volody...
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...