Përgjaken zgjedhjet në Pakistan/ Mbi 20 viktima nga shpërthimet me bomba
Dy shpërthime me bomba kanë vrarë të paktën 22 persona në ...

Banka Popullore e Serbisë tha se autoritetet në Kosovë më 7 shkurt nuk kanë lejuar që në territorin e këtij shteti të hyjnë fondet në dinarë.
Pas këtij njoftimi të Bankës Popullore serbe, Radio Evropa e Lirë kontaktoi Doganën e Kosovës. Por, nga ky institucion thanë se nuk munden që menjëherë të deklarohen për këtë çështje.
Sipas Bankës Popullore të Serbisë, fondet ishin të destinuara për të paguar pagat, pensionet, kontributet shoqërore dhe pagesat e tjera për serbët që jetojnë në Kosovë.
“Në bazë të një praktike të kahmotshme, automjeti i Bankës Popullore të Serbisë me mjete në dinarë, sot është dërguar në pikëkalimin në Jarinjë, ku paratë për transport të mëtejmë do të merreshin nga vetura e kompanisë ‘Henderson’, e cila ka licencë nga autoritetet e Prishtinës për transportin e parave. Por, ajo është kthyer pa asnjë shpjegim”, tha Banka Popullore e Serbisë përmes një njoftimi më 7 shkurt.
Kjo bankë tha se paratë ishin të destinuara të shkonin në kasafortën që ajo ka në Leposaviq, një prej katër komunave në veri të Kosovës, ku serbët janë shumicë.
“Banka Popullore e Serbisë dënon fuqishëm incidentin e sotëm dhe rikthekson se është e nevojshme që menjëherë të shfuqizohen masat diskriminuese dhe të paligjshme të ndërmarra nga autoritetet e përkohshme në Prishtinë, për të mundësuar transportin dhe shpërndarjen pa telashe të dinarëve dhe për të parandaluar kufizimin e kushteve për jetë të popullatës serbe në ‘Kosovë dhe Metohi’”, u tha në njoftim.
Që nga 1 shkurti, në Kosovë ka hyrë në fuqi një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh që euro të jetë valuta e vetme për pagesa në Kosovë, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb.
Megjithatë, në këtë rregullore thuhet se institucionet e licencuara për operim në Kosovë mund të kryejnë importin dhe eksportin e valutave. Dogana dhe Policia e Kosovës janë autoritetet përgjegjëse që sigurohen që importi apo eksporti ndërkufitar i euros apo valutave të tjera nga dhe për në Kosovë mund të lejohet vetëm "përmes paraqitjes së dëshmisë së licencës dhe autorizimit të lëshuar nga BQK-ja".
Serbia ua paguan serbëve të Kosovës – përmes një sistemi paralel – pagat, pensionet, ndihmat sociale, dhe përfitimet tjera.
Pensionet nga buxheti i Serbisë, zakonisht serbët në Kosovë i marrin në datën 10 të çdo muaji. Por, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më 2 shkurt se mjetet nga buxheti serb të dedikuara për serbët në Kosovë do të dërgohen më herët seç ishte planifikuar.
"Sot filluam t'i paguajmë paraprakisht rrogat, pensionet dhe përfitimet sociale për njerëzit tanë në Kosovë. Shumë më herët sesa ishte paraparë”, deklaroi Vuçiç.
Ndërkaq, punëtorët e arsimit dhe shëndetësisë, që punojnë në bazë të sistemit serb, e marrin pagën në dy pjesë, 6 dhe 21 shkurt, kurse të punësuar në vetëqeverisjen lokale në ditën e 10 të çdo muaji.
Vuçiç ka treguar se shteti i tij i ka 31.831 të punësuar në Kosovë, 29.115 pensionistë - prej të cilëve 4.700 i marrin pensionet në dorë - si dhe 31.586 shfrytëzues të ndihmës sociale.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme nuk është kundër dinarit serb dhe se serbët që pranojnë pensione dhe ndihmë tjetër nga Serbia me dinarë, mund të vazhdojnë t’i pranojnë ato, por ato pagesa duhet të deponohen në llogaritë bankare në Kosovë me euro.
Kosova ka thënë se zbatimi i rregullores të BQK-së për operacione me para të gatshme do të bëhet përmes një periudhe të tranzicionit, duke mos specifikuar se sa do të zgjasë kjo periudhë.
Komuniteti ndërkombëtar i ka bërë thirrje Kosovës që të shtyjë zbatimin e rregullores, pasi kanë argumentuar se ajo hyri në fuqi pa konsultime paraprake. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur drojën se rregullorja mund të ketë ndikim negativ në popullatën serbe që jeton në Kosovë.
Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar, ka kritikuar vendimin e BQK-së, dhe kreu i kësaj partie, Zllatan Ellek, më 3 shkurt tha se ndalimi i përdorimit të dinarit “nënkupton dëbimin e serbëve dhe të gjitha institucioneve serbe” nga territori i Kosovës.
Sipas Ellek-ut, afër 100.000 serbë do të preken drejtpërdrejt nga vendimi i BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit./ REL
Dy shpërthime me bomba kanë vrarë të paktën 22 persona në ...
Rusia tha të mërkurën se dy bombardues të saj strategjikë,...
Pekini nuk do të lejojë asnjë subjekt apo individ kinez që...
Një grup balenash vrasëse kanë ngelur në një zonë me a...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të m...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori parasysh shq...
Në fakt qe një operacion rutinë i prostatit, gjë që ndodh ...
"Është një situatë shah-mat," thotë Goran Cacic kur pyetet...
Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pa...
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bera...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kong...
Parlamenti i Serbisë u mblodh të martën për seancën e tij ...
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...
Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trum...
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale...
Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë kë...
Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali...
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...