Konferenca ndërqeveritare në Bruksel/ Kos: Mbyllja e tre kapitujve, moment i madh për Shqipërinë
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...
Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos ka përgëzu...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori parasysh shqetësimet dhe kritikat e komunitetit ndërkombëtar dhe u pajtua siç tha se "është e nevojshme një periudhë kalimtare për të sqaruar dhe shmangur paqartësitë”, rreth rregullores së Bankës Qendrore, që ndalon përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Në një deklaratë për medie, kryeministri Kurti tha se "e kupton se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzionin”.
"Mënyra se si është komunikuar mund të ishte më e qartë"
"Ne e kuptojmë se mënyra se si kjo çështje është komunikuar mund të ishte më e qartë, për të shmangur konfuzionin. Megjithëse rregullorja hyri në fuqi më 1 shkurt, e kuptojmë se një periudhë tranzicioni është e nevojshme. Gjatë këtij muaji, do të sigurohemi që të japim të gjitha informacionet dhe të gjithë ndihmën e nevojshme që ky tranzicion të jetë sa më i lehtë që të jetë e mundur". Kurti tha më tej në deklaratë me shkrim se "tash e tutje, zotohemi po ashtu që të promovojmë fushata të komunikimit që adresojnë këto çështje me ndjeshmërinë që e meritojnë”.
Me 1 shkurt hyri në fuqi një vendim i Bankës Qendrore të Kosovës, që përcakton se euro është valuta e vetme që mund të përdoret për pagesa të gatshme në Kosovë. Ky vendim nxiti reagim të ashpër të Serbisë, të cilët për vendimin e BQK-së, thanë se "qëllimi është përndjekja e serbëve të Kosovës”, të cilët marrin pagat dhe pensionet nga Serbia në dinarë.
Kurti: "Rregullorja e BQK-nuk është kundër dinarit serb"
Kryeministri Kurti nga ana e tij i hedh poshtë këto pretendime, duke përsëritur se "rregullorja e BQK-së për operacione me para të gatshme nuk është kundër dinarit serb”.
"Ndryshimi gjithmonë sjell vështirësi, edhe nëse ndryshimet forcojnë demokracinë. Por një periudhë tranzicioni kurrë nuk duhet të keqinterpretohet si sulm apo ndarje e thelluar. Dhe pasiguria e shkurtër, që haset gjatë kësaj periudhe, nuk duhet të shfrytëzohet për përfitim politik. Kjo periudhë ndryshimi bëhet më e vështirë jo përmes zërave të komunitetit serb këtu, por përmes nxitjes së frikësimit, kur ne, në fakt, do të duhej të ushtronim maturi dhe qetësi”, tha Kurti.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kritikuan Kosovën për miratimin e rregullores së BQK-së, pa konsultime paraprake dhe kërkuan me ngulm, që Kosova të shtyjë zbatimin e këtij vendimi. Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, i cili ishte më i zëshmi në këtë çështje, tha se "ne kemi shqetësime të thella për mënyrën e zbatimit të kësaj rregulloreje, pasi besojmë se nuk i merr parasysh disa shqetësime të komuniteteve”.
Autoritetet ndërkombëtare thanë se zbatimi i vendimit të Bankës Qendrore mund të nxisë tensione të reja dhe sipas ambasadorit amerikan, Jeff Hovenier, "çështja me dinarin serb ka nxjerrë në pah urgjencën për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”.
Serbët e Kosovës që nga paslufta përdorin dinarin ei Serbisë, përmes një sistemi paralel, për paga, pensione, ndihma sociale, dhe përfitime të tjera. Sipas Listës Srpska, partia më e madhe e serbëve të Kosovës, me ndalimin e përdorimit të dinarit serb do të preken afro 100.000 serbë të Kosovës./DW
Në fakt qe një operacion rutinë i prostatit, gjë që ndodh ...
"Është një situatë shah-mat," thotë Goran Cacic kur pyetet...
Rusia i ka kryer një sërë sulmesh raketore në Kiev edhe në...
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, tha se pa...
Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bera...
Presidenti amerikan, Joe Biden, i ka bërë thirrje Kong...
Parlamenti i Serbisë u mblodh të martën për seancën e tij ...
Turqia duhet që me ritëm të shpejtë të ndërtojë shtëpi për...
Një gjykatë federale apeli vendosi se zoti Donald Trum...
Komisioni Evropian ka propozuar rregulla më strikte penale...
Pas muajsh negociata, senatorët amerikanë do të votojnë kë...
Afër 8.000 persona të zhvendosur janë evakuuar nga spitali...
Çmimet e karburanteve në Kosovë janë në rritje kohëve të f...
Më 6 shkurt 2023 juglindja e Turqisë dhe Sirisë veriore u ...
Mbreti Charles është diagnostikuar me kancer, ka njoft...
Një gjykatë në Moskë ka lëshuar një fletë-arresti për shkr...
Autoritetet në Stamboll kanë parandaluar një sulm terr...
Bashkimi Evropian ka sqaruar gjatë ditës së sotme se reagi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është nisur ...
Lajmi pushtoi mediat këtë javë: Presidenti ukrainas Volody...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...