Shefi i CIA-s, në Presidencën e Kosovës
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...

Vendi po përballet me kërcënime të shtuara nga shumë drejtime në një kohë kur agjencitë e zbatimit të ligjit po ndeshen me vështirësi, tha drejtori i FBI-së, Christopher Wray, në një intervistë për agjencinë e lajmeve "Associated Press". Zoti Wray theksoi se "e kam të vështirë të kujtoj një kohë të ngjashme në karrierën time me kaq kërcënime të ndryshme, që janë rritur njëkohësisht.”
Drejtori i FBI-së, Christopher Wray, foli të mërkurën me agjencinë e lajmeve "Associated Press", ndërsa vizitoi zyrën e FBI-së në Mineapolis për të folur për partneritetin midis agjencive të zbatimit të ligjit me entitete të tjera. Komentet e tij vijnë pasi FBI-ja përballet me shqetësime të shtuara mbi terrorizmin, si të brendshëm ashtu edhe ndërkombëtar, si dhe spiunazhin nga Kina, vjedhjen e pronës intelektuale dhe ndërhyrjen e vendeve të huaja në zgjedhje.
"Unë shqetësohem për kombinimin e shumë kërcënimeve që ngrihen menjëherë, me sfidat me të cilat përballen burrat dhe gratë, që punojnë në agjencitë e zbatimit të ligjit në përgjithësi", tha zoti Wray. “Dhe e vetmja gjë që mendoj se ndihmon për të kapërcyer këto dy sfida janë partneritetet. Kjo mund të tejkalohet përmes një bashkëpunimi mes të gjitha agjencive të zbatimit të ligjit.”
Vlerësimi i zotit Wray për një mjedis në rritje kërcënimesh është në përputhje me alarmin që ai ka lëshuar për muaj të tërë. Menjëherë pas sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në Izrael, zoti Wray filloi të paralajmëronte se konflikti mund të shërbente si një frymëzim për militantët, "që ne nuk e kemi parë që kur ISIS-i themeloi të ashtuquajturin kalifat vite më parë".
FBI-ja gjithashtu është përpjekur të merret me shqetësimet e sigurisë në lidhje me kufirin jugor të Shteteve të Bashkuara, ku zyrtarët zbuluan në qershor tetë persona nga Taxhikistani me lidhje të dyshuara me grupin Shteti Islamik, të cilët u arrestuan për shkelje të ligjeve të emigracionit.
Zyrtarët po merren edhe me çështjen e ndërhyrjeve të huaja në zgjedhje. FBI-ja dhe agjencitë e tjera federale njoftuan të hënën se Irani ishte përgjegjës për një sulm kibernetik që kishte në shënjestër fushatën e ish Presidentit Trump dhe për një tentativë për ndërhyrje në fushatën e Nënpresidentes Harris, pjesë e asaj që zyrtarët e cilësuan si një përpjekje agresive për të ndërhyrë në politikën amerikane.
Zoti Wray nuk pranoi të fliste për ndonjë hetim apo kërcënim specifik, por tha se për hetimet e rasteve të sulmeve kibernetike, duke përfshirë ato kundër infrastrukturës zgjedhore, kandidatëve apo fushatave, nevojitet ndihma nga sektori privat.
“Një nga gjërat që ne kemi dyfishuar është krijimi i partneriteteve, sepse në fund të fundit kemi të bëjmë me aftësinë për të mbledhur informacione nga burime të ndryshme mbi kërcënimin për ndikim në zgjedhje, apo ndonjë lloj tjetër kërcënimi”, tha zoti Wray. "Për të krijuar një pasqyrë më të qartë mbi kërcënimet, duhet të kemi partnerë që ndajnë informacione me njëri-tjetrin."
Oficerët e zbatimit të ligjit po vriten në krye të detyrës me një ritëm prej rreth një në çdo pesë ditë, tha zoti Wray, duke vënë në dukje se tre policë dhe një mjek u vranë vetëm në Minesota në 2024. Një polic u vra në Mineapolis në maj ndërsa po përpiqej të ndihmonte dikë dhe dy policë dhe një ndihmës mjek u vranë në Bërnsvil në shkurt kur një burrë i armatosur hapi zjarr.
Një dhunë e tillë "më thyen zemrën çdo herë", tha drejtori i FBI-së.
FBI-ja nuk është kursyer nga sulme të tilla. Disa ditë pasi agjentët kontrolluan pronën e ish Presidentit Donald Trump në Florida, Mar-a-Lago, për të rimarrë dokumente sekrete, një person i armatosur që bëri thirrje në mediat sociale që agjentët federalë të vriteshin "në shikim të parë" vdiq në një shkëmbim zjarri, pasi u përpoq të futej brenda zyrës së FBI-së në Sinsinati.
Christopher Wray tha se FBI-ja ka punuar për të forcuar partneritetet tradicionale me organet shtetërore dhe lokale të zbatimit të ligjit dhe për të krijuar partneritete me biznesin dhe institucionet arsimore për të ndihmuar në përballimin e kërcënimeve ndaj sigurisë kibernetike apo pronës intelektuale. Në Mineapolis dhe zyra të tjera, tha ai, autoritetet po bashkëpunojnë me punonjës të shkollave dhe profesionistë të shëndetit mendor për të ndihmuar adoleshentët në rrezik me shpresën për të shmangur kërcënimet e ardhshme.
Puna me industrinë e teknologjisë është e rëndësishme për mbrojtjen e novacionit dhe inteligjencës artificiale nga kërcënimet e huaja, shtoi zoti Wray.
"Inteligjenca artificiale është në shumë mënyra mjeti më efektiv kundër përdorimit të inteligjencës artificiale nga njerëzit e këqij", tha ai. "Kështu që ne duhet të punojmë ngushtë me këtë industri për t’u siguruar që inteligjenca artificiale amerikane të përdoret për mbrojtjen e popullit amerikan nga kërcënimet e aktivizuara nga inteligjenca artificiale, që vijnë nga ana tjetër."/ Voa
Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA...
Guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin e partis...
Shërbimi kufitar i Ukrainës tha të enjten se Kievi nuk ka ...
Kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, R...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të realizojë...
Nganjëherë vizitat e politikanëve vijnë në momentin e ...
Shefi i zbulimit ushtarak të Izraelit dha dorëheqjen t...
Figura kontroverse, Andrew Tate, dhe vëllai i tij, Tristan...
Kremlini beson se luftimet për ta zmbrapsur inkursionin e ...
Parlamenti i Iranit e ka miratuar të mërkurën kabinetin me...
Dhomat e Specializuar të Kosovës në Hagë njoftuan të mërku...
Palombarët kanë gjetur katër trupa nga jahti luksoz britan...
Ish-Presidenti amerikan Barack Obama iu drejtua demokr...
Republika Sërpska (RS) “nuk e ka kundërshtuar kurrë” sovra...
Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë njoftoi të mërkurë...
Kërkimet vazhdojnë për 6 persona, të cilët ishin në bordin...
Talebanët ia kanë ndalur hyrjen në Afganistan raportue...
Grupi libanez Hezbollahu – i shpallur organizatë terro...
Sipas shërbimeve sekrete amerikane fushata zgjedhore ameri...
Dronët ukrainas kanë shënjestruar Moskën në një prej sulme...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shkodrës, pasi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...