Shpërthimet godasin qendrën e Kievit
Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas ...

Brukseli është ende duke e marrë veten pas lajmit të fundjavës se prokurorët belgë kanë akuzuar nënpresidenten e Parlamentit Europian, Eva Kaili dhe tre persona tjerë, përfshirë ish-pjesëtarin italian të Parlamentit Europian, për korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.
Akuzat dyshohet se janë të lidhura me një fushatë të sponsoruar ryshfeti nga Katari, shtet në të cilin aktualisht është duke u zhvilluar kampionati i futbollit, Kupa e Botës.
Transmetuesi britanik "BBC" ka raportuar se prokurorët dyshojnë që “ky shtet i Gjirit ka ndikuar në vendimet politike dhe ekonomike të Parlamentit Europian për shumë muaj”.
Shumë para të gatshme, gati 1.5 milionë euro. Deri më tani dihet se në një dhomë të hotelit në Bruksel janë gjendur disa valixhe të mbushura me para, më pas rreth 600.000 euro në një rezidencë private dhe rreth 150.000 euro tjera në një banesë të përdorur nga Kaili, pavarësisht se avokati i saj – sikurse edhe vetë Katari - kanë mohuar çdo keqbërje.
Dhe mund të ketë edhe më shumë. Më 12 dhjetor është realizuar një tjetër bastisje në disa zyra të Parlamentit Europian dhe në disa rezidenca tjera private. Në kuadër të këtij aksioni janë konfiskuar pajisjet teknologjike të 10 personave që punojnë në Parlament.
Më 14 dhjetor, të katër zyrtarët do të paraqiten para gjykatës në Bruksel.
Ata janë: Kaili, e cila e ka mbrojtur disa herë publikisht Katarin, partneri i saj, Francesco Giorgi, i cili është po ashtu asistent parlamentar, ish-deputeti italian, Pier Antonio Panzeri, i cili udhëheq organizatën joqeveritare, Lufto pandëshkueshmërinë dhe një këshilltar i paidentifikuar i Kailit.
Dy persona tjerë janë arrestuar për këtë rast, mirëpo më vonë janë liruar.
Varet kë pyesni. Aktualisht duket se ekzistojnë dy palë qëndrime kur flitet për pjesëtarët e Parlamentit Evropian. Grupi i parë beson se ky skandal përbën vetëm majën e ajsbergut dhe që më shumë njerëz do të jenë të përfshirë në të ardhmen. Grupi i dytë duket i bindur se më e keqja ka kaluar dhe se “delet e zeza” janë kapur.
Pavarësisht kësaj, ndikimi është duke u vërejtur brenda Grupit parlamentar të Socialistëve dhe Demokratëve, të cilit i takon Kaili.
Shumë pjesëtarë të grupit, që nuk janë të përfshirë drejtpërdrejt, por kanë lidhje me kuartetin e akuzuar, kanë dhënë dorëheqje nga pozitat udhëheqëse në disa komitete, apo kanë hequr emrat e tyre nga raportet që pritet të publikohen.
Megjithatë, skandali duket se do të zgjerohet përtej Parlamentit Europian dhe të majtës politike. Ndonëse ende nuk ekzistojnë akuza zyrtare, Margaritis Schinas, ish-zëdhënës i Komisionit Europian – trupit ekzekutiv të Bashkimit Europian – është lidhur me këtë skandal në media.
Si politikan i krahut të djathtë dhe përgjegjës për çështjet e migrimit dhe sundimit të ligjit në Komisionin Europian, ai ka marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Kupës së Botës në Katar. Pavarësisht kritikave ndaj Katarit për korrupsion dhe abuzim me punëtorë të ndërtimtarisë, Schinas ka lavdëruar publikisht këtë shtet të Gjirit dhe ka bërë thirrje për liberalizim të vizave për qytetarët e këtij shteti.
Përveç bashkëpunimit me hetimet penale belge, Parlamenti Europian ka nisur hetimet e veta.
Pjesë e këtij trupi janë 705 persona që zgjidhen drejtpërdrejt nga votuesit e 27 vendeve anëtare.
Votimi për liberalizim të vizave për Katarin, që ka qenë në rend dite për këtë javë, është pezulluar.
Grupi i Socialistëve dhe Demokratëve e ka përjashtuar Kailin, dhe deputetët priten t’ia tërheqin statusin e nënpresidentes.
Mirëpo, sipas rregullave parlamentare, ata nuk mund ta përjashtojnë atë krejtësisht nga Parlamenti.
Një gjë e tillë i takon Greqisë, shtet që tashmë ia ka ngrirë asetet Kailit.
Mirëpo dëmi në imazh veçse është bërë. Edhe në kohët më të mira, deputetët - me pagat të mira, benefite e shumë përparësi tjera - nuk është se kanë qenë shumë të pëlqyer nga evropianët, sidomos nga euroskeptikët.
Një prej kritikëve më të mëdhenj të Parlamentit Europian, kryeministri hungarez, Viktor Orban, nuk ka mundur të fshehë mllefin e tij, sidomos për faktin se ka qenë përbërja e njëjtë parlamentare që ka aktivizuar të ashtuquajturin Artikullin e Shtatë kundër Budapestit, më 2018 për shkak të shqetësimeve për sundim të ligjit në këtë shtet.
Finalizimi i një procesi i tillë do të mund t’ia humbiste Hungarisë të drejtat në Këshillin Europian, një trup i rëndësishëm që “definon drejtimin e përgjithshëm politik dhe prioritetet e Bashkimit Europian”.
Mos u gaboni, Brukseli është parajsë për lobistët.
Vetëm pak kilometra larg gjenden mijëra ligjvënës, diplomatë dhe burokratë më shumë ndikim, që veprojnë nën hije.
Ndonëse ekziston një Regjistër i BE-së për Transparencë, ai përdoret në baza vullnetare është shumë lehtë i shmangshëm.
Sipas Regjistrit, shtetet nuk kanë nevojë të ndajnë hollësitë e takimeve të tyre, bazuar në disa burime të afërta me këtë instrument, është shumë e lehtë edhe që të fshihet se sa e paguan një lobist klientin e vet.
Për më shumë, në Bruksel nuk ekzistojnë trupa mbikëqyrës të etikës dhe Parlamenti Europian nuk ka mbrojtje konkrete për informatorët e brendshëm. Brukseli njihet për “derën rrotulluese”, pasi ish-politikanët mund të punojnë për kompani shtete dhe interesa tjerë, pasi të përfundojnë mandatin e tyre politik.
Ndonëse një skandal i shkallës së tillë është i rrallë, lloje tjera të “taktikave ndikuese” janë goxha të zakonshme në Bruksel, siç është dërgimi i ftesave ndaj deputetëve për pushime të ndryshme.
Kjo pyetje i ka lënë njerëzit në Bruksel paksa të hutuar – sidomos për shkakun se Parlamenti Europian nuk është lojtar i fortë sa i përket politikës së jashtme.
Raportet dhe rezolutat që miraton lidhur me çështjet ndërkombëtare, nuk janë detyruese ligjërisht, dhe kur duhet votuar për të miratuar diçka sikurse liberalizimi i vizave, vetë Parlamenti rrallë voton kundër.
Për një fuqi të huaj me ndikim të dëmshëm, Komisioni Europian do të duhej të ishte shënjestër më e mirë, duke marrë parasysh se pjesëtarët e këtij institucioni iniciojnë ligje.
I ngjashëm nga fuqia është edhe Këshilli Evropian, pasi shumica e vendimeve të rëndësishme në Bruksel merren brenda mureve të tij.
Prandaj, ose Doha është këshilluar keq për mënyrën si funksionon kryeqyteti i BE-së, ose lobi i Katarit është aq i zgjeruar, saqë shkeljet brenda Parlamentit Europian janë vetëm një copëz e asaj që është nuk dihet tani për tani./REL
Shpërthime janë dëgjuar në qendër të kryeqytetit ukrainas ...
Valixhet bëhen gati, bileta prenotohet. Për të shkuar nga ...
Adrian Oku nga Kavaja ka ardhur drejtpërdrejt nga Shqipëri...
Logjika e shëndoshë na thotë se konflikti Rusi-Ukrainë duh...
Një stuhi masive, me erëra të forta në të gjithë Shtet...
Agjencia evropiane e ruajtjes së kufijve, FRONTEX, po ...
Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjeto...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i d...
Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndi...
Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa ...
I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor, ...
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian...
Autoritetet belge kanë kryer kontrole të imtësishme ditën ...
Asnjë dokument apo marrëveshje e arritur mes Kosovës d...
Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë p...
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy perso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj ja...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar d...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët e tjera, ...
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e br...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...