Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...

Logjika e shëndoshë na thotë se konflikti Rusi-Ukrainë duhet të përfundojë sa më parë, dhe se duhet të bëhen përpjekje serioze për arritjen e paqes. Merrni parasysh për një moment kostot në jetë njerëzish dhe para. Pavarësisht numrit të paimagjinueshëm të jetëve dhe shpenzimeve të mëdha në armë nga SHBA-ja gjatë 10 muajve të fundit, nuk është në horizont fitorja për asnjërën nga palët ndërluftuese.
Sipas presidentes së Komisionit, Europian Ursula von der Leyen, 100 mijë trupa ukrainase janë vrarë ose plagosur që nga nisja e pushtimit rus në fund të shkurtit. Pentagoni e vlerëson në 100.000 numrin e trupave ruse të vdekur ose të plagosur, teksa numri i civilëve të vrarë ukrainas është mbi 40.000.

Shefi i Shtabit të Përbashkët të Ushtrisë së SHBA-së, gjenerali Mark Milley, e pranoi gjatë një komunikimi me gazetarët në nëntor se “nuk është i lartë probabiliteti që të ndodhë së shpejti një fitore ushtarake e Ukrainës”. Arsenali i armëve amerikane është pakësuar ndjeshëm.
Sipas “The Wall Street Journal”, një sasi prej 19 miliardë dollarësh në armë nuk do të mbërrijnë në Tajvan sipas planit, duke e vënë në rrezik aftësinë e vendit ishullor për të mbrojtur veten nga një pushtim i mundshëm nga Kina. Sipas kreut ekzekutiv të kompanisë “Raytheon”, në 10 muaj të luftës, Pentagoni ka konsumuar 13 vite prodhim të raketave “Stinger” dhe 5 vite prodhim të armëve antitank “Javelin”.
Kapaciteti i prodhimit të industrisë amerikane të mbrojtjes për t’i rimbushur këto inventarë është shumë i kufizuar. Ndihma amerikane për sigurinë arriti në nëntor në 68 miliardë dollarë. Administrata Bajden i ka kërkuar Kongresit 37.7 miliardë dollarë të tjerë.
Por probabiliteti për një zgjidhje paqësore të konfliktit, mbetet tejet i ulët. Moska, Kievi dhe Uashingtoni - palët kryesore të interesit në luftën aktuale - po mbajnë pozicione të papajtueshme, ndërsa po ndjekin synim që janë të paarritshme.
Me gjithë pengesat taktike në fushën e betejës, presidenti rus Vladimir Putin këmbëngul në njohjen si ruse nga Perëndimi të Krimesë, të cilën Rusia pushtoi në vitin 2014, por edhe 4 territoreve të tjera të aneksuara së fundmi në Ukrainën Lindore. Ky kusht është i papranueshëm për SHBA-në apo Europën, pasi një lëshim i tillë do të përbënte një pranim të fitores së Putinit.
Ndërkohë zëdhënësi i Putinit, Dimitri Peshkov, përjashtoi të martën mundësinë e negociatave për paqe, duke këmbëngulur se Rusia “do të arrijë qëllimet që i ka vendosur vetes në këtë luftë”. Është thuajse e sigurt se Putini po përgatitet për një luftë të gjatë shkatërruese, teksa deklaroi së fundi se “do të duhet kohë për të parë rezultatet e operacionit special”.

Rusia përfundoi në nëntor një mobilizim të pjesshëm, i pari që nga Lufta e Dytë Botërore, duke i shtuar radhët e ushtrisë më 318.000 burra të tjerë, dhe duke e rritur buxhetin e saj ushtarak për vitin 2023 me 13.6 miliardë dollarë, pra 84 miliardë dollarë në total.
Po ashtu Moska po e vazhdon mobilizimin e saj të fshehtë, përmirësimin e qendrave të rekrutimit, hartimin e listave të reja të rekrutëve, lirimin e të dënuarve nga burgjet dhe dërgimin e tyre në front.
Putin shpreson se duke i detyruar ukrainasit të përjetojë vuajtje të mëdha, duke i privuar ata nga i ngrohti, energjia elektrike dhe uji i pijshëm, ndërsa forcat ruse po godasin infrastrukturën kritike të Ukrainës, mund ta detyrojë presidentin ukrainas Volodimir Zelenski që të pranojë kërkesat e Rusisë.
Nga ana tjetër edhe Zelenski vazhdon të ndjekë synime jorealiste në këtë luftë. Në fillim të nëntorit, ai vendosi kushtet e tij për “bisedimet e vërteta të paqes” me Rusinë. Kievi kërkon rivendosjen e integritetin territorial të Ukrainës dhe dëbimin e rusëve nga i gjithë vendi, përfshirë Krimenë, kompensim për shkatërrimin e vendit nga Rusia, dhe gjykimin e zyrtarëve kryesorë rusë dhe disa ushtarakëve nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

Deri kohët e fundit, Zelenski këmbëngulte se do të negocionte vetëm me një president të ri rus, gjë që ishte qartazi një kusht jo serioz. Deri më tani, ish-aktori karizmatik ka qenë shumë i suksesshëm në bindjen e qeverive në SHBA dhe Europë, që ta ndihmojnë me sasi të mëdha parash dhe armësh në mbrojtjen e vendit nga rusët.
Ndihma e SHBA-së për Kievin e ka tejkaluar 50 për qind të PBB-së së Ukrainës për vitin 2021, prej 200.1 miliardë dollarësh. Por një sondazh i publikuar së fundmi, ka zbuluar se mbështetja e amerikanëve për ndihmën e pacaktuar në kohë për Ukrainën ka rënë, dhe gati gjysma e amerikanëve (47 për qind) besojnë se Uashingtoni duhet ta nxisë Kievin që të angazhohet seriozisht për arritjen e paqes.
Nuk ka gjasa që apeli i fundit i Zelenskit për 55 miliardë dollarë të tjerë ndihmë, për të mbuluar mungesat në buxhet dhe ndihmuar procesin e rindërtimit, të gjejë shumë mbështetës. Edhe Elon Musk, donacioni i të cilit në Ukrainë përmes kompanisë së tij SpaceX për të ofruar komunikimet satelitore Starlink, parashikohet të arrijë në 100 milionë dollarë deri në fund të vitit, tregoi se ka kufizime në bujarinë e tij.
Pa terminalet e internetit Starlink, tek të cilat ushtria ukrainase mbështetet për komandën dhe kontrollin, aftësia e Kievit për ta vazhduar luftën do të dëmtohej shumë. Ndërsa Uashingtoni i ka zvogëluar synimet e tij për këtë luftë, ai vepron ende sipas paradigmës së mendimit të dëshiruar.
Thirrjet për largimin e Putinit nga pushteti nga Bajden dhe të tjerët, nxorën në pah sesa larg realitetit janë politikanët e Uashingtonit. Të mendosh ndryshimin e regjimit në një vend që zotëron arsenalin më të madh bërthamor në botë, dhe presidenti i të cilit gëzon një mbështetje prej 75 për qind, është realisht një mendim i dëshiruar.
I tillë ishte edhe objektivi i artikuluar nga Sekretari i Mbrojtjes Lloid Ostin në prill për ta “dobësuar” ushtrinë ruse deri “në masën që të mos jetë në gjendje të ndërmarrë një pushtim të ngjashëm si ai në Ukrainë në të ardhmen”.
Sekretari i Shtetit Entoni Blinken artikuloi një axhendë shumë më modeste të martën e kaluar:sprapsjen e rusëve në linjat e fronti para-pushtimit të 24 shkurtit, duke e lejuar Putinin të mbajë gadishullin strategjik të Krimesë dhe disa pjesë të Donbasit.

Dëbimi i rusëve nga territoret e pushtuara dhe të aneksuara, do të kërkonte shpenzime të mëdha shtesë në pajisje ushtarake, dhe për më tepër përfshin rrezikun e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë nga Rusia. Të mërkurën e kaluar, Putin bëri ??një tjetër kërcënim bërthamor të nënkuptuar, ndërsa ai dhe këshilli i tij i sigurisë po shqyrtojnë sesi do të kundërpërgjigjen ndaj sulmit më të fundit të Ukrainës kundër transportuesve të raketave bërthamore ruse të vendosura në një bazë ajrore strategjike.
Në fakt, Paragrafi 19 i doktrinës bërthamore ruse e lejon Kremlinin të shtypë “butonin e kuq” për të nisur një sulm hakmarrës kur sulmohen bazat e tij të armëve strategjike. Administrata e presidentit amerikan Xho Bajden, e kupton se ekziston një kërcënim i besueshëm që Putin të autorizojë një sulm bërthamor ndaj Ukrainës, duke përdorur një armë bërthamore taktike me rreze të kufizuar.
Është kjo arsyeja pse Pentagoni i modifikoi fshehurazi raketat me rreze të gjatë HIMARS përpara se t’i dërgonte në Kiev, për t’i penguar ukrainasit që t’i lëshonin raketat në thellësi të territorin rus. Dhe kjo është gjithashtu arsyeja pse të martën e javës së kaluar Blinken këmbënguli se SHBA-ja as nuk i inkurajon dhe as i ndihmon ukrainasit të kryejnë sulme brenda territorit rus.
Administrata Bajden ka të ngjarë të kuptojë se nëse vazhdohet të nxitet dhe mbështetet një luftë që është e pafitueshme, në një moment do të mbarojnë si paratë e taksapaguesve ashtu edhe arsenali ushtarak, edhe pse ajo mund të jetë në thelb një luftë e drejtë.
Rusët kanë një tolerancë shumë të lartë ndaj humbjeve të tyre në njerëz, pasi ata sakrifikuan më shumë se 20 milionë vetëm gjatë Luftës së Dytë Botërore. Nëse Uashingtoni nuk ndërhyn dhe nuk e detyron Zelenskin të negociojë për t’i dhënë fund këtij ngërçi të rrezikshëm dhe shkatërrues, Putini do të luftojë deri në ukrainasin e fundit.
Shënim:Rebekah Koffler, drejtuese e “Doctrine & Strategy Consulting”. Ish-zyrtar e inteligjencës në DIA dhe autore e librit “Manuali i Putinit:Plani Sekret i Rusisë për të mposhtur Amerikën”.
Një stuhi masive, me erëra të forta në të gjithë Shtet...
Agjencia evropiane e ruajtjes së kufijve, FRONTEX, po ...
Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjeto...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i d...
Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndi...
Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa ...
I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor, ...
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian...
Autoritetet belge kanë kryer kontrole të imtësishme ditën ...
Asnjë dokument apo marrëveshje e arritur mes Kosovës d...
Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë p...
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy perso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj ja...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar d...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët e tjera, ...
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e br...
Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir...
Disa zona të Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të...
Policia në Bahama ka arrestuar Sam Bankman-Fried, themelue...
Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...