Horror në Kosovë/ 27-vjeçarit i priten dy gishta për 10 euro
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy perso...

Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë për një konferencë të përqendruar te ndihma për Ukrainën, infrastruktura e së cilës po sulmohet nga forcat ruse. Presidenti francez Emmanuel Macron tha se qëllimi i konferencës është ta ndihmojë popullin ukrainas “të kalojë stinën e dimrit”. Presidenti ukrainas tha nëpërmjet një lidhjeje videofonike se vendit të tij i nevojiten gjeneratorë energjie, po aq sa i nevojiten edhe autoblindat për forcat e armatosura.
Nëpërmjet një videokonference, Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u tha aleatëve të mbledhur në Paris të martën se nevojiten të paktën 800 milionë euro për asistencë emergjence për furnizimin me energji gjatë dimrit, ndërsa forcat ruse vazhdojnë të godasin objektiva civilë në mbarë vendin.
Presidenti francez Emmanuel Macron ka ftuar përfaqësues të mbi 70 vendeve dhe institucioneve për të diskutuar se çfarë mund të bëhet nga tani deri në muajin mars për të ruajtur furnizimin e Ukrainës me ujë, ushqime, dhe energji, si dhe për të ndihmuar sistemin e saj të kujdesit shëndetësor dhe transportin, ndërsa kanë filluar ngricat e dimrit.
“Në zemër të ofensivës ruse pas humbjeve ushtarake të javëve të fundit është zhytja e popullit ukrainas në dëshpërim dhe sulmimi në një mënyrë të papranueshme i infrastrukturës civile, ndërprerja e ujit, ndërprerja e elektricitetit dhe zhytja e popullsisë në errësirë dhe të ftohtë. Prandaj ne jemi mobilizuar që t’i ndihmojmë ata të rezistojnë”, tha Presidenti francez Emmanuel Macron.
Presidenti Zelensky u tha pjesëmarrësve se po aq sa i nevojiten autoblindat për forcat e armatosura, vendit të tij i nevojiten edhe gjeneratorët e energjisë.
Gjatë fjalimit të tij në takim, presidenti francez dënoi me forcë sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës civile.
“Këto sulme ajrore kanë haptazi në objektiv popullsinë ukrainase dhe infrastrukturën civile. Këto sulme, që siç e pranoi Rusia kanë qëllimin e vetëm dobësimin e rezistencës së popullit ukrainas, përbëjnë krime lufte. Ato shkelin pa asnjë dyshim parimet më themelore të ligjeve humanitare”, u shpreh presidenti francez.
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, tha se BE-ja po ofron 40 gjeneratorë për furnizimin me energji të spitaleve në Ukrainë dhe 800 gjeneratorë për përdorim në objekte të tjera në mbarë vendin.
Konferenca vjen pas një zotimi të hënën të udhëheqësve të Grupit të Shtatëshes për të plotësuar nevojat urgjente të Ukrainës për pajisje ushtarake. Konferenca po shqyrton mundësinë e krijimit të një mekanizmi në internet ku Ukraina mund të paraqesë nevojat e saj dhe vendet donatore mund t’u përgjigjen atyre. Një takim i dytë mes Francës, Ukrainës dhe 500 kompanive franceze po shqyrton se ku mund të investohet dhe çfarë mund të bëhet në periudhën afatshkurtër./ VOA
* Për këtë artikull u morën të dhëna nga agjencia e lajmeve "Reuters".
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy perso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj ja...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar d...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët e tjera, ...
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e br...
Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir...
Disa zona të Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të...
Policia në Bahama ka arrestuar Sam Bankman-Fried, themelue...
Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë...
Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara pritet të...
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan...
Zëvendëspresidentes greke të Parlamentit Europian, Eva...
Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero COVID” në Kinë...
Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi ...
Gazetarja Arbana Xharra tha se Serbia shfrytëzoi momen...
Elvis Hoxha nga vetëvendosja në Tiranë ka replikuar me...
Vitaly Bulyuk, zëvendës guvernator i emëruar nga Rusia...
Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës edhe 2 miliar...
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar ...
Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...