Kina përfshihet nga vala e Koronës
Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero COVID” në Kinë...

Zëvendëspresidentes greke të Parlamentit Europian, Eva Kaili, e arrestuar për korrupsion, i janë hequr të gjitha kompetencat zyrtare. Kështu ka vendosur kryetarja e Parlamentit, Roberta Metsola. Ndërsa Parlamenti Europian duhet të vendosë tani për fatin e saj politik brenda këtij institucioni. Metsola caktoi për të hënën pasdite një takim me krerët e grupeve parlamentare në Parlamentin Europian, ku u trajtua kjo çështje.
Kaili ka qenë një nga 14 nënkryetarët e deritanishëm të PE. Ajo, si edhe personat e tjerë të arrestuar, dyshohet se kanë marrë para nga Katari për të ndihmuar në marrjen e vendimeve politike në favor të këtij vendi, ku po mbahet Kampionati Botëror i Futbollit. Dyshohet se ajo ka marrë pjesë edhe gjatë një votimi për vizat ndaj këtij vendi, ndonëse nuk e ka pasur këtë të drejtë.
Gjenden qindra euro gjatë kontrolleve
Ish-moderatorja televizive dhe anëtarja e Pasok-ut grek, Evdokia Eva Kaili(44), u ndalua të premten (09.12) me pesë të dyshuar të tjerë. Sipas raportimeve të mediave, katër janë arrestuar dhe po mbahen nën masa arresti, mes tyre edhe Kaili. Thuhet se gjatë kontrolleve në Bruksel u gjetën çanta plot me para – gjithsej 600 mijë euro, e janë sekuestruar edhe telefona celularë.
Gazeta belge "Le Soar” shkruan se paratë janë gjetur edhe në banesën e Kailit. Përveç saj, u arrestua edhe ish-deputeti socialdemokrat i Parlamentit Europian nga Italia, Antonio Panceri, si dhe partneri i Kailës, gjithashtu italian, i cili punonte në Parlament si këshilltar për politikën e jashtme dhe të drejtat e njeriut.
Të shtunën në mbrëmje (10.12) u kontrollua shtëpia e një tjetër eurodeputeti. Sipas mediave bëhet fjalë për socialdemokratin belg Marc Tarabella.

Hetimi duhet të tregojë nëse Kaili dhe të tjerët përfaqësonin ilegalisht interesat e Katarit. Kaili tërhoqi vëmendjen në nëntor kur Parlamenti Europian debatoi një rezolutë për të kritikuar organizimin e Kampionatit Botëror në Katar.
Ajo deklaroi gjatë debatit se Katari është një vend lider sa u përket të drejtave të punëtorëve. Sipas saj, Kampionati është një provë tjetër se "diplomacia sportive mund të sjellë një ndryshim historik në një vend, reformat e të cilit frymëzuan botën arabe".
Vendi organizator i kampionatit është kritikuar prej vitesh për shkak të gjendjes së të drejtave të njeriut dhe kushteve për punëtorët e huaj. Anëtarë të shumtë të ish-Komitetit Ekzekutiv të FIFA-s, që i dha Katarit të drejtën e organizimit të Kampionatit në vitin 2010, janë dënuar për korrupsion. Katari gjithmonë i ka mohuar akuzat për ryshfet.
Në Bruksel ka rreth 25.000 lobistë
Skandali me arrestimin e Kailës dhe të tjerëve kërcënon t'i japë një goditje të madhe imazhit të Parlamentit Europian, i cili prezantohet si lider në luftën kundër korrupsionit.
Deputetja nga radhët e SPD-së gjermane dhe nënkryetarja e Kuvendit, Katarina Barley, është e zemëruar dhe e zhgënjyer për këtë: "Nuk e tolerojmë korrupsionin. Korrupsioni është helm për demokracinë," tha Barley. Ajo kujtoi gjithashtu se Parlamenti Europian në fakt ka rregulla strikte kur bëhet fjalë për punën e lobiistëve, shumë më të rrepta se shumica e parlamenteve kombëtare.

"Parlamenti Europian është në fakt një nga më transparentët në Europë”, thekson Daniel Freund, bashkëkryetar i grupit të punës kundër korrupsionit të Parlamentit Europian. Edhe deputeti ekologjist është i shokuar nga hetimi dhe kërkon zbardhjen e plotë të akuzave.
Megjithatë, siç thekson në komentin e tij Klaus Remme, korrespondent i radios gjermane "Deutschlandfunk" nga Brukseli, shumë nga rregullat e transparencës së Parlamentit Europian janë "vullnetare, mbikqyrja e tyre është e pamjaftueshme dhe fakti që vendet e treta janë të përjashtuara nga kërkesat për publikimin e të dhënave, krijon një hendek të madh”.
"Rreth 25,000 lobistë bredhin në Bruksel”, thekson ai dhe shton: "Rregullat për transparencën duhet të rishikohen dhe përmirësohen për të mbrojtur shumicën dërrmuese të deputetëve që përpiqen çdo ditë për ta bërë Parlamentin Europian me të vërtetë zërin e besueshëm të të gjithë europianëve”./DW
Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero COVID” në Kinë...
Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi ...
Gazetarja Arbana Xharra tha se Serbia shfrytëzoi momen...
Elvis Hoxha nga vetëvendosja në Tiranë ka replikuar me...
Vitaly Bulyuk, zëvendës guvernator i emëruar nga Rusia...
Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës edhe 2 miliar...
Situata në veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar ...
Pretendimet se Katari u ka dhënë ryshfet zyrtarëve të ...
Të hënën pati alarme për vendosje bombash në dhjetë shkoll...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Jo...
Mbrëmjen e sotme ka pasur incidente në Kuvendin e Malit të...
Një ish-polic serb, është dënuar më 1 muaj paraburgim....
Presidenti rus Vladimir Putin nuk do të mbajë konferencën ...
Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shteti...
Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe, partisë më të mad...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, bëri të ditur ...
Kapsula Orinon e NASA-s bëri një kthim të shpejtë nga Hëna...
Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t'i bllokojnë rr...
Shkollat fillore dhe të mesme në komunat në veri të Kosovë...
Autoritetet ndërkombëtare dhe ato vendore dënuan fuqishëm ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...