Turqi, anijet me naftë ruse të bllokuara pranë Stambollit
Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa ...

Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha se kriza në veriun e Kosovës duhet shfrytëzuar për të nxitur me tej dialogun Kosovë-Serbi. Gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga Këshilli i Atlantikut në Uashington, zoti Sarazin shprehu zhgënjimin që Procesi i Berlinit, megjithëse i rigjallëruar së fundi, falë një angazhimi më të madh të Gjermanisë në rajonin e Ballkanit, nuk ka arritur të japë rezultate më të mëdha. Diskutimet i ndoqi kolegu Artan Haraqija.
Kriza në veriun e Kosovës duhet të shërbejë për t’i dhënë një shtysë përpara dialogut mes Kosovës dhe Serbisë tha përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Manuel Sarrazin gjatë një diskutimi virtual që u organizua nga Këshilli i Atlantikut me seli në Uashington.
“Ta shfrytëzojmë këtë krizë si një mundësi për ta çuar dialogun përpara duke marrë parasysh propozimin evropian me të cilin po punojnë zoti Lajçak, zoti Borell dhe kancelari gjerman së bashku me presidentin francez. Kjo është një mundësi e madhe që duhet shfrytëzuar, në vend që këto vende t’i hapin gropa njëri-tjetrit duke rrezikuar që i gjithë rajoni të bjerë brenda tyre”, tha zoti Sarrazin gjatë diskutimit.
Ai shtoi se Procesi i Berlinit që kishte si objektiv forcimin e lidhjeve mes Ballkanit Perëndimor dhe disa vendeve të BE-së, u rigjallërua me qeverinë e re gjermane dhe me nisjen e luftës në Ukrainë. Takimi i fundit i mbajtur në tetor në Berlin dhe më pas takimi i nivelit të lartë në Tiranë përfunduan me arritjen e disa marrëveshjeve që do kenë ndikim në jetën e qytetarëve të Ballkanit. Por, zoti Sarazin shprehu zhgënjim që kjo atmosferë pozitive e krijuar, nuk solli më shumë rezultate pozitive për rajonin.
“Ndoshta kemi arritur të rigjallërojmë procesin e Berlinit, dhe duhet ta vazhdojmë atë, por unë shpresoja që kjo atmosferë pozitive të sillte më shumë rezultate në lidhje me tema të nxehta. Por, ende kemi kohë, ndaj le të qëndrojmë optimistë dhe besnik idesë që nganjëherë duhet të bëjmë edhe hapa të vegjël, si ajo me lëvizjen e lirë apo çmimet e thirrje telefonike ‘roaming’ që u arrit në Tiranë dhe të mos harrojmë t’i zbatojmë këto hapa të vegjël”, tha më tej Manuel Sarrazin.
Në diskutimin me temë “Rruga përpara mbi nismat e integrimit rajonal në Ballkanin Perëndimor” nuk pati të ftuar nga Kosova. Ministrja serbe për Integrime Evropiane, Tanja Mishqeviç tha se në vendin e saj është shumë e vështirë të flitet për integrim evropian kur temat që mbizotërojnë janë zhvillimet në veriun e Kosovës apo marrëdhëniet me Rusinë.
“Të gjitha palët duhet të jenë të gatshme për dialog dhe zgjidhje të problemit. Serbët vendosen të largohen nga institucionet e Prishtinës pasi thanë që zëri i tyre nuk u dëgjua asnjëherë. Mirëpo, pajtohem që është shumë e rëndësishme për të gjithë që të përdoret kriza aktuale për të gjetur zgjidhje”, tha zonja Mishqeviç.
Gjatë debatit u fol gjatë edhe për integrimin në BE të vendeve të Ballkanit. Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati kujtoi se vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga mbajtja e takimit të Selanikut ku blloku evropian u zotua se Ballkani ka të ardhme evropiane.
“Jam i shqetësuar për vazhdimin e procesit të integrimit i cili pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës është kthyer në një nevojë, nuk është më thjesht çështje e vullnetit politik. Por, nëse nuk ka afat të parashikueshëm për Ballkanin Perëndimor, atëherë kjo vështirëson gjërat. Vitin e ardhshëm bëhen 20 vjet nga takimi i Selanikut, dhe vetëm Kroacia është ajo që iu bashkua BE-së nga rajoni. Hendeku mes nesh fatkeqësisht nuk po zvogëlohet, por po rritet”, tha zoti Bushati.
Gjatë diskutimit u fol edhe për dallimet mes Procesit të Berlinit dhe nismës Ballkani i Hapur, iniciativa e tri vendeve të rajonit, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut. Përfaqësuesi i qeverisë gjermane e krahasoi Ballkanin e Hapur me një lojtar te mirë futbolli që momentalisht është i ulur në stolin e rezervave, pasi ekipi në këtë rast Procesi i Berlinit është rigjallëruar dhe po arrin suksese edhe pa të.
“As në të ardhmen nuk do të ketë nevojë që të dy proceset të bashkohen, pasi kryesorja është të ofrojnë rezultate të mira dhe qëllimet të jenë të mira. Nuk është e rëndësishme edhe nëse mendimet janë të ndryshme derisa fundi do të jetë i njëjtë”, tha Manuel Sarrazin.
Ministrja serbe për integrime evropiane tha se të dy proceset nuk krijojnë përplasje me njëra-tjetrën, ndërsa paralajmëroi se takimi radhës së Ballkanit të Hapur do të mbahet gjatë këtij muaji, në Tiranë./ VOA
Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa ...
I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor, ...
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian...
Autoritetet belge kanë kryer kontrole të imtësishme ditën ...
Asnjë dokument apo marrëveshje e arritur mes Kosovës d...
Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë p...
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy perso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj ja...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar d...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët e tjera, ...
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e br...
Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir...
Disa zona të Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të...
Policia në Bahama ka arrestuar Sam Bankman-Fried, themelue...
Irani vendosi sanksione të hënën ndaj krerëve të agjencisë...
Departamenti i Energjisë i Shteteve të Bashkuara pritet të...
Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatëshes rikonfirmuan...
Zëvendëspresidentes greke të Parlamentit Europian, Eva...
Pas lehtësimit të strategjisë strikte "zero COVID” në Kinë...
Josep Borrell, politikani spanjoll që rrezaton qetësi ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...