A janë Putin dhe Zelenski pranë përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë?
Logjika e shëndoshë na thotë se konflikti Rusi-Ukrainë duh...

Adrian Oku nga Kavaja ka ardhur drejtpërdrejt nga Shqipëria të kërkojë një shans pune në Gjermani. Në Frankfurt mbi Main ai pret në Qendrën e Mirëseardhjes për Fuqinë e Kualifikuar Punëtore nga Jashtë të landit të Hessenit, i veshur me xhup e kapuç.
Në zyrat gjermane nuk mbahet e ndezur shumë ngrohja këtë dimër. "Kërkoj punë këtu, sepse kam dëshirë të jetoj në Gjermani", tha ai për "Deutsche Wellen".
"Më pëlqen Gjermania. Gjermania ka qenë ëndrra ime." Pas kualifikimit si mekanik pajisjesh, Adriani ka punuar si instalues e mirëmbajtës për sistemet e ngrohjes. Alberto Coronado koordinator i projektit të qendrës së mirëserdhjes përpiqet që punëtorëve si Adriani t'ia lehtësojë ardhjen në Gjermani. "Kur vjen në një vend tjetër në fillim çdo gjë është e re", thotë ai. "Ne jemi këtu për t'ua lehtësuar këtyre punëtorëve fillimin."
Gjermanishtja e vështirë por e bukur

Alberto Coronado shikon me vëmendje CV e punës së Adrian Okut. "Këtu duhet të shkruash, që ke punuar si elektriçist në këtë firmë", e këshillon ai Adrianin. Dy kompani në rajonin e Hessenit i bien ndërmend koordinatorit, të cilat mund të shfaqin interes për Adrian Okun. Nevoja për instalues është e madhe në Gjermani. "Por tani duhet të dërgojmë njëherë CV-tënde", thotë Alberto Coronado. "Shanset duken të mira."
Pengesa më e madhe për Adrian Okun mbetet gjuha gjermane. Ai kërkon gjatë derisa të gjejë fjalët e duhura në gjermanisht dhe mendohet mirë para se të thotë diçka. Gjermanishtja është vërtet e vështirë, thotë ai. "Por edhe e bukur."

Në studimin e OCD-së, katër nga dhjetë të anketuar përmendin gjermanishten si pengesë që të vijnë të punojnë në Gjermani. Në Gjermani flitet kryesisht gjermanisht në reparte fabrikash, laboratore apo dhoma konference. Por ajo që u duket e vetëkuptueshme gjermanëve, a mos është një faktor që e dobëson Gjermaninë në konkurrencën për tërheqjen e fuqisë punëtore?
Chris Pyak, konsulent i aplikantëve për një vend pune në Gjermani, thotë Po. Atë që Alberto Coronado bën në landin e Hessenit, ai e bën si sipërmarrës në Düsseldorf. 25.000 vetë e kanë abonuar revistën e tij online. Pengesat kryesore për fuqinë punëtore ndërkombëtare që të vij në Gjermani nuk janë rregullat e imigrimit apo njohja e diplomave, sipas tij. "Por fakti që në të gjithë Gjermaninë vetëm 4% e të gjitha vendeve të punës janë të shkruara në anglisht."
Kjo në një kohë që shumë punë që kërkohen sot mund të kryhen edhe me njohjen e gjuhës angleze. Një specialist softeware-sh për shembull, thotë Pyak. "Në mijëra kompani në të gjithë botën kjo është e vetëkuptueshme." Pyak kërkon një kulturë të re kundrejt imigrantëve. "Nëse duam që të vijnë më të mirët tek ne, duhet që të përpiqemi për ta. Ndryshe vijnë vetëm ata që nuk kanë zgjidhje tjetër."

Edhe Jessica James, 31 vjeç, me bachelor të përfunduar në ekonomi, 9 vite punë në banka të ndryshme ndoshta do të ishte një fuqi e duhur punëtore për Gjermaninë. Ajo jeton në Islambad, Pakistan dhe si arsye të vetme për largimin nga vendi përmend fenë. "Jam e krishterë në një vend mysliman", tha ajo për DW në telefon. Por Gjermania nuk është një vend, ku Jessica do të vinte të punonte. Për të punuar aty, duhet gjermanishtja dhe është e vështirë të mësohet si gjuhë, thotë ajo. "Përveç kësaj Gjermania është shumë e rreptë në dhënien e vizës, po ashtu kam dëgjuar se gjermanët janë të ashpër ndaj njerëzve me ngjyrë, në tërësi kundrejt emigrantëve." Bankierja e re kërkon të emigrojë në Holandë.
Njerëzit të ftohtë, gjuha e vështirë, viza merret me vështirësi? Tingëllon sikur Gjermania nuk është aq tërheqëse për punëtorët e huaj. Thomas Liebig, ekspert për Organizatën për Bashkëpunimin dhe Zhvillimin, OECD e kundërshton këtë. Ai shikon "një potencial të madh të forcave shumë të kualifikuara që të vijnë në Gjermani." Në studimet e fundit dhe sondazhet Gjermania është vlerësuar mjaft pozitivisht, megjithëse ndodhet pas Australisë dhe SHBA-së.
Liebig dhe kolegët e tij kanë zhvilluar anketime me rreth 30.000 vetë që kanë vizizuar faqen e internetit të qeverisë gjermane për fuqinë e kualifikuar nga jashtë, pra ata që kanë interes për një punë në Gjermani. Pengesa më e madhe që ata kanë është si të kërkojnë konkretisht një punë në Gjermani. Ose sepse nuk i lexojnë dot afishimet online për punë, ose se nuk kanë ndihmë për aplikimet. Shumica përfytyrojnë të vijnë në Gjermani për shkak të shanseve të mira për punë dhe karrierë. Dhe dy nga tre të anketuar përmendin cilësinë e lartë të jetesës në Gjermani si arsye për interesin e tyre./DW
Logjika e shëndoshë na thotë se konflikti Rusi-Ukrainë duh...
Një stuhi masive, me erëra të forta në të gjithë Shtet...
Agjencia evropiane e ruajtjes së kufijve, FRONTEX, po ...
Presidenti Vladimir Putin ka anuluar konferencën vjeto...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se i d...
Përfaqësuesi i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndi...
Çmimi tavan për blerjen e naftës ruse ka shkaktuar pa ...
I dërguari i Bashkimit Europian për Ballkanin Perendimor, ...
Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italian...
Autoritetet belge kanë kryer kontrole të imtësishme ditën ...
Asnjë dokument apo marrëveshje e arritur mes Kosovës d...
Franca ka mbledhur të martën donatorët ndërkombëtarë p...
Një 27-vjeçari në Gjilan i janë prerë gishtat nga dy perso...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjatë kësaj ja...
Këshilli për Çështje të Përgjithshme i BE-së ka miratuar d...
Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët e tjera, ...
Situata e sigurisë në veri të Kosovës vazhdon të jetë e br...
Anulimi i konferencës vjetore të presidentit rus, Vladimir...
Disa zona të Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë të...
Policia në Bahama ka arrestuar Sam Bankman-Fried, themelue...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...