Flet bashkëshortja e kritikut të Kremlinit Vladimir Kara-Murza/ Do të luftoj për lirinë e tij
Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin ...

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, thotë se ai pret që të ketë një propozim nga qeveria e Kosovës për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe deri më 2 maj kur udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë të takohen në Bruksel.
“Shpresoj që deri në 2 maj të ketë një propozim konkret”, tha zoti Escobar në një intervistë për shërbimin shqip të "Zërit të Amerikës".
Zv/Ndihmëssekretari i Shtetit për Europën Jugore dhe Qendrore tha se ka pasur përparim lidhur me këtë çështje dhe një evoluim të jashtëzakonshëm në qëndrimin e qeverisë së Kosovës dhe në veçanti të kryeministrit, për të pranuar këtë detyrim ligjor.
“Është një detyrim ekzistues në bazë të marrëveshjes së Brukselit dhe ishte shumë e vështirë për këtë qeveri dhe parti që ta pranonte si të detyrueshme. Por tani po e konsiderojnë si detyrim, janë pajtuar me të dhe kanë thënë publikisht se cila duhet të jetë korniza dhe parametrat e Asociacionit. Dhe ne pajtohemi me këto parametra”, tha zoti Escobar.
Zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit tha se Shtetet e Bashkuara do t’i njohin zgjedhjet e së dielës në Veri të Kosovës edhe nëse Lista Serbe i bojkoton ato, duke thënë se bojkotimi nuk përcakton zgjedhjet.
“Ne u kemi bërë thirrje dhe unë personalisht u kam kërkuar serbëve, Listës Serbe, që të marrin pjesë dhe të mos heqin dorë nga roli që kanë. Fakti që nuk marrin pjesë, është vendimi i tyre. Por këto parashikohen nga Kushtetuta. Ka vende të paplotësuara. Ka njerëz që nuk po marrin shërbime nga pushteti lokal sepse nuk ka pjesëmarrje. Pra nëse këto zgjedhje janë të lira dhe të ndershme, dhe unë parashikoj që të jenë, rezultati do të jetë legjitim nga këndvështrimi ynë”, tha zoti Escobar.
Ai tha se shpreson që serbët në Kosovë të gjejnë një mënyrë të rikthehen në institucione. Megjithatë, zoti Escobar tha se bojkoti nuk duhet të vonojë themelimin e Asociacionit.
“Ai detyrim është i menjëhershëm, është ekzistues. Pra, pavarësisht se kush është në pushtet, Asociacioni duhet të formohet”, tha ai.
Zoti Escobar e vlerësoi marrëveshjen e Ohrit si “të jashtëzakonshme” dhe tha se nëse ajo zbatohet siç duhet, do të sillte “një epokë të re në marrëdhëniet paqësore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës” dhe do t’i hapte rrugën të ardhmes së tyre euro-atlantike.
Intervistën e plotë me zyrtarin e lartë të Departamentit të Shtetit, Gabriel Escobar, mund ta ndiqni të enjten në emisionin televiziv "Ditari"./ Voa
Pas vendimit të një gjykate në Moskë që dënoi politikanin ...
Rreth 700 fluturime do të anulohen, duke prekur pothuajse ...
Të paktën katër civilë u vranë dhe 27 të tjerë u plagosën ...
Rusia ka paralajmëruar Korenë e Jugut kundër dërgimit ...
Gjykata e qytetit të Moskës ka refuzuar apelin e dorëz...
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe ...
Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplant...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se ven...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë,...
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në...
Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në...
Dy banorë të qytetit të Nju Jorkut të arrestuar nga FBI-ja...
Bashkimi Evropian tha se së bashku me Kosovën dhe Serb...
Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratik...
Në raportin e sotëm, Eurostat konfirmoi vlerësimin ...
Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për lib...
Autoritetet norvegjeze kanë kryer një operacion ku kan...
Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmby...
Raporti i fundit i Komisionit Europian të Udhëtimit...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...