Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave të Kosovës
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën...

Gjykata e qytetit të Moskës ka refuzuar apelin e dorëzuar nga avokatët e politikanit të burgosur opozitar rus, Ilya Yashin, për dënimin prej tetë vjet e gjysmë burgim.
Ai u dënua në dhjetorin e vitit të kaluar për akuzat e përhapjes së informacioneve të rreme lidhur me ushtrinë ruse dhe për pushtimin rus të Ukrainës, që ende po vazhdon.
Yashin mori pjesë në seancën e 19 prillit përmes video-lidhjes nga një qendër paraburgimi në Moskë, pasi gjykata refuzoi kërkesën e tij që të ishte i pranishëm fizikisht në sallën e gjykatës.
“E kuptoj plotësisht se mënyra e vetme për mua që të lehtësoj dënimin është pendesa, të kërkoj mëshirë, ta quaj të zezën të bardhë dhe të dëshmoj kundër vetes dhe miqve të mi. Kjo nuk do të ndodhë kurrë”, tha Yashin para gjykatës, dhe shtoi se kishte ndërgjegjen e pastër dhe se me qetësi e pranon fatin e tij.
Yashin, 39 vjeç, një kritik i zëshëm i Kremlinit është një prej pak politikanëve opozitarë që ka qëndruar në Rusi pas një vale shtypjeje kundër mbështetësve të opozitarit të burgosur, Aleksei Navalny, dhe atyre që kanë folur kundër pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.
Dënimi ndaj Yashin ishte më i ashpri që është shqiptuar në rastet që kanë të bëjnë me diskreditimin e forcave ruse, pas hyrjes në fuqi të ligjeve të reja në Rusi, që ndëshkojnë ata që kundërshtojnë pushtimin e Ukrainës.
Rasti penal ndaj Yashin u iniciua në korrik të vitit të kaluar. Akuza ndaj tij u bë pas publikimeve që ai bëri në "YouTube" lidhur me krimet që supozohet se janë kryer nga ushtria ruse në qytetin ukrainas të Buçës.
Ky kritik i Kremlinit është arrestuar disa herë në të kaluarën për shkak të aktiviteteve të tij protestuese.
Yashin më herët ka thënë se autoritetet po tentonin që ta detyronin atë të largohej nga Rusia, por ai kishte refuzuar.
Pas largimit të forcave ruse nga Buça dhe Irpini, por edhe qyteza të tjera në periferi të Kievit, u zbuluan trupa të pajetë të civilëve në rrugët e Buçës. Rusia mohoi se kishte kryer këto krime dhe tha se pamjet e transmetuara nga Buça ishin inskenuar nga Ukraina.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se rreth 400 civilë u gjetën të vrarë në Buça dhe në përgjithësi mbi 1.000 në mbarë rajonin përreth Kievit./ VOA
Nënshkruhet vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën...
Shtetet e Bashkuara të Amerikës presin nga Kosova dhe ...
Një ekip kirurgësh në Spanjë ka kryer me sukses transplant...
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, tha se ven...
Presidenti rus, Vladimir Putin, tani e udhëheq Rusinë,...
Një operacion i madh policor është duke u zhvilluar në...
Absolut Vodka nuk do t’i eksportojë produktet e saj në...
Dy banorë të qytetit të Nju Jorkut të arrestuar nga FBI-ja...
Bashkimi Evropian tha se së bashku me Kosovën dhe Serb...
Ministrat e jashtëm të Grupit të Shtatë Vendeve demokratik...
Në raportin e sotëm, Eurostat konfirmoi vlerësimin ...
Parlamenti Evropian miratoi të martën vendimin për lib...
Autoritetet norvegjeze kanë kryer një operacion ku kan...
Planet e grupit terrorist Shteti Islamik për të rrëmby...
Raporti i fundit i Komisionit Europian të Udhëtimit...
Ministrat e Grupit të Shtatë shteteve më të industrial...
Parlamenti Europian voton sot vendimin për liberalizim...
Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë vendeve me të indu...
Ushtria amerikane tha se ka kryer një sulm ajror kundër nj...
Një lobist belg paditi Presidenten e Komisionit Europi...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Në Francë, përdorimi i drogës në restorante, qofshin ato r...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...