Vladimir Putin paralajmëron konflikt global
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi të enjten Perënd...

Vendimi i Turqisë javën e kaluar për të ndaluar të gjithë tregtinë me Izraelin ka të ngjarë të godasë rëndë ekonominë e Izraelit. Turqia synon të ushtrojë trysni ndaj shtetit hebre për të arritur një armëpushim të përhershëm në Gazë. Siç njofton korrespondenti i Zërit të Amerikës në Stamboll, Dorian Jones, shqetësimet për ndikimin e kësaj embargoje përfshijnë përpjekjet e Turqisë për të nxitur edhe vende e tjera në botën islame të bëjnë të njëjtën gjë.
Portet e Turqisë janë mbyllur për tregtinë me Izraelin. Presidenti Rexhep Tajip Erdogan thotë se embargoja do të hiqet vetëm nëse arrihet një armëpushim i përhershëm në Gazë.
Të martën Presidenti Erdogan kërkoi nga komuniteti ndërkombëtar që të ushtrojë trysni më të madhe ndaj Izraelit. Analistët paralajmërojnë se kjo do të ketë pasoja më të gjera.
“Turqia u bë vendi i parë që vendosi një embargo totale tregëtare ndaj Izraelit, duke përfshirë eksportet dhe importet. Turqia ka të ngjarë të përpiqet të, bindë vende të tjera, në botën islame, në botën arabe, të marrin vendime të njëjta”, thotë Sinan Ulgen, analist në Qendrën për Studime të Ekonomisë dhe Politikës së Jashtme në Stamboll.
Vitin e kaluar, tregtia turko-izraelite kapte vlerën e afro 7 miliardë dollarëve, nga të cilat më shumë se 5 miliardë dollarë ishin eksporte turke.
Ministri i Jashtëm izraelit Israel Katz e dënoi embargon, duke u zotuar të gjejë furnizues alternativë.
Analistët paralajmërojnë se ekonomia izraelite do t’i ndjejë pasojat.
“Ka shumë mallra që ne importojmë nga Turqia, si makina, ushqime, tekstile e artikuj të tjerë. Sigurisht, mund të gjenden tregje të tjera që mund të furnizojnë Izraelin. Por do të duhet kohë për të gjetur zëvendësues dhe ato do të kushtojnë më shumë”, thotë Gallia Lindenstrauss, analiste në Institutin për Studime të Sigurisë Kombëtare në Tel Aviv.
Izraeli mbështetet shumë tek nafta nga Azerbajxhani që dërgohet në portin Ceyhan të Turqisë prej nga më pas dërgohet në rafineritë izraelite.
Azerbajxhani është aleat i Izraelit dhe Turqisë. Mbetet e paqartë se si embargoja turke do të ndikojë në shitjen e kësaj nafte në Izrael, por analistët paralajmërojnë se një ndërprerje e furnizimeve mund të ketë pasoja të rënda edhe për Ankaranë.
“Kjo do të armiqësojë marrëdhëniet turko-izraelite. Përmirësimi i tyre do të kërkojë vite të tëra. Nëse ndodh, do të ndikonte negativisht edhe në marrëdhëniet mes Azerbajxhanit dhe Turqisë. Izraelitët mund të thonë, 'Ne kemi mundësi të tjera'”, thotë Mehmet Ogutcu analist në organizatën 'London Energy Club'.
Tregtia ka qenë historikisht arsyeja që ka ruajtur marrëdhëniet turko-izraelite edhe në kohë tensionesh të larta. Megjithatë, analistët parashikojnë se niveli i tanishëm i armiqësisë nënkupton se embargoja nuk do të hiqet së shpejti.
“Normalizimi i marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit do të ndodhte vetëm nëse ndryshohej qeveria në Izrael. Atëherë do të merrej parasysh edhe heqja e embargos tregëtare”, thotë analisti Sinan Ulgen.
Megjithatë, pasojat e embargos mund të shtrihen përtej qeverive aktuale në Turqi dhe Izrael. Vëzhguesit paralajmërojnë se rivendosja e tregëtisë dhe besimit mund të kërkojë një kohë të gjatë./ VOA
Presidenti rus, Vladimir Putin akuzoi të enjten Perënd...
Për herë të parë që nga pavarësimi në vitet ‘90, Maqedonia...
9 Maji, Dita e Evropës, sot festohet pak para zgjedhje...
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se nuk do ta furn...
Oficerët e policisë gjermane nuk mund t'u besonin syve...
Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet ...
Në Maqedoninë e Veriut në orën 7 të mbrëmjes u mbyllën kut...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut (K...
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të ...
Presidenti i Ukrainës tha se Rusia kreu sulme masive ndaj ...
Shkencëtarët kryesorë të klimës në botë presin që temperat...
Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potenc...
Njëri nga plazhet më të bukura në botë dhe padyshim më i f...
Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë t...
Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjen...
Një projekt për ndërtimin e një parku eolik është dorëzuar...
Garda Civile Spanjolle arrestoi 20 të dyshuar pasi "çm...
Të ushqyer nga ndryshimet klimatike, oqeanet e botës kanë ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...