Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të pritur presidentin kinez Xi Jinping, i cili arriti të martën në mbrëmje në Serbi, për të diskutuar investimet prej disa miliarda eurosh në vendin ballkanik, i cili synon integrimet evropiane por ruan lidhje të ngushta me Rusinë dhe Pekinin.
Avionët e prodhimit rus Mig-29 shoqëruan avionin e presidentit kinez derisa po arrinte në Beograd të martën.
“Ne po shkruajmë historinë sot”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç para një turme të mbledhur para pallatit presidencial serb të mërkurën.
Të dy udhëheqësit mburren me një “partneritet të hekurt” midis vendeve të tyre. Së bashku me Hungarinë, e cila është ndalesa e radhës e presidentit Xi, Serbia është mbështetësja më e fortë në Evropë e projektit të madh infrastrukturor të Kinës të njohur si "Breza dhe Rrugë", nëpër pjesë të Azisë dhe Evropës.
Presidenti Xi tha se ishte i prekur nga pritja e ngrohtë dhe shfaqi besimin se vizita e tij do të "hapë një kapitull të ri" në marrëdhëniet midis dy vendeve.
"Serbia është bërë partneri i parë strategjik i Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore", tha presidenti Xi, duke iu referuar një marrëveshjeje të vitit 2016 për një partneritet strategjik midis dy vendeve.
Presidenti Vuçiç tha se Serbia e konsideron ishullin e Tajvanit, që Pekini e sheh si një provincë e shkëputur, si pjesë të Kinës, ashtu siç Kina e konsideron Kosovën, e cila shpalli pavarësinë në vitin 2008, si pjesë të Serbisë.
Vëzhguesit thonë se vizitat në Serbi dhe Hungari, janë pjesë e përpjekjeve të presidenti Xi për t’u afruar me dy vende evropiane që janë pro Rusisë dhe përfituese të mëdha të investimeve kineze.
Gjatë vizitës së presidentit Xi në Francë, presidenti Emmanuel Macron dhe shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen i kërkuan udhëheqësit kinez të sigurojë tregti më të balancuar me Evropën dhe të përdorë ndikimin e tij në Rusi për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, por pa rezultat, sipas analistëve.
Simbolika e vizitës
Vizita e presidentit Xi ndodh në përvjetorin e bombardimit të ambasadës kineze në Beograd nga NATO-ja e cila po kryente një fushate kundër forcave serbe për ta detyruar ish udhëheqësin serb Slobodan Milosheviç t'i japë fund shtypjes së shqiptarëve në Kosovë. Bombardimi, i cili vrau tre gazetarë dhe plagosi 20 shtetas kinezë, shkaktoi zemërim në Kinë dhe një kërkim falje nga presidenti i atëhershëm amerikan Bill Clinton.
"Populli kinez e vlerëson paqen, por kurrë nuk do të lejojë që një tragjedi historike të përsëritet", tha të martën presidenti Xi në një artikull autorial në të përditshmen Politika të Beogradit.
Vitin e kaluar, presidenti Vuçiç nënshkroi një marrëveshje mbi tregtinë e lirë me presidentin Xi, e cila duhet të hyjë në fuqi në muajin korrik, duke hapur dyert e tregut të madh kinez për kompanitë serbe.
“Marrëveshja për tregti të lirë do të sjellë siguri për fermerët tanë”, tha presidenti Vuçiç gjatë fjalës së tij përshëndetëse.
Kina zotëron miniera dhe fabrika në të gjithë Serbinë dhe ka dhënë miliarda hua për rrugë, ura dhe objekte të reja, duke u bërë partneri kryesor i Serbisë në zhvillimin e infrastrukturës shumë të nevojshme.
Sipas agjencisë serbe të investimeve, në vitin 2023 Kina ishte partneri i dytë më i madh tregtar i Serbisë pas Bashkimit Evropian, me një shkëmbim tregtar prej 6.1 miliardë dollarësh dhe ndër pesë investitorët kryesorë të saj./ Voa
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë t...
Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjen...
Një projekt për ndërtimin e një parku eolik është dorëzuar...
Garda Civile Spanjolle arrestoi 20 të dyshuar pasi "çm...
Të ushqyer nga ndryshimet klimatike, oqeanet e botës kanë ...
Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organiz...
Ish-mjeshtri i propagandës së Koresë së Veriut, Kim Ki Nam...
"AstraZeneca" po tërheq vaksinën e saj Covid-19 në mbarë b...
Shtetet e Bashkuara janë optimiste se një marrëveshje armë...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë m...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka...
Udhëheqësi kinez Xi Jiping do ta kalojë pjesën më të m...
Rusia e ka shpallur të martën “organizatë të padëshirueshm...
Vladimir Putini filloi mandatin e tij të pestë të martën s...
Zyrtarët amerikanë thonë se vendet e huaja si Kina frikëso...
Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpart...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Bre...
Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ...
Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vla...
Shumë ekspertë thonë se tregtia e bakrit po përballet me n...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...