VIDEO-Vrasja në Maliq, Lamallari “zbarkon” në Policinë e Korçës
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka zbarkuar në Dr...

Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organizon konkursin, ka përsëritur gjithmonë se festivali është vetëm një ngjarje kulturore pa vend për politikë. Rregullat e tij thonë qartë se deklaratat politike apo edhe sloganet nuk lejohen në konkurs.
Ky rregull mund të jetë veçanërisht i vështirë për t'u zbatuar sivjet. Pas sulmeve terroriste të Hamasit në tetor 2023 dhe luftës së vazhdueshme Izrael-Hamas, Izraeli është kritikuar për efektet e fushatës së tij ushtarake ndaj popullsisë civile në Gaza.
Izraeli ka marrë pjesë në Eurovizion plot 51 herë, kështu që nuk është hera e parë që konflikti i Lindjes së Mesme vihet në qendër të vëmendjes në këtë event.
Në vitin 1973, këngëtarja Ilanit ishte artistja e parë nga Izraeli që performoi nën masa të rrepta sigurie. Një vit më parë, terroristët palestinezë kishin vrarë 11 atletë izraelitë në kompleksin Olimpik në Mynih. Ilanit kishte veshur një jelek mbrojtës, publiku duhej të qëndronte ulur gjatë performancës së saj dhe fotografëve iu desh të bënin fotografi drejt tavanit për të vërtetuar se kamerat e tyre nuk ishin armë të fshehura zjarri.
Si Izraeli ndryshoi titullin e këngës për 2024
Nën mbrojtje të posaçme do të performojë edhe kandidatja izraelite e këtij viti, 20-vjeçarja Eden Golan. Në fillim të vitit, disa vende pjesëmarrëse kishin kërkuar nga organizatorët që Izraeli të përjashtohej nga konkursi, ndërsa lufta vazhdonte.
Dhe thuajse ndodhi, por jo si reagim i drejtpërdrejtë ndaj thirrjeve për bojkot. Sipas organizatorëve, titulli origjinal i këngës izraelite, "October Rain", i kujtonte shumëkujt sulmet e 7 tetorit. Titulli u ndryshua dhe Golani u pranua. Megjithatë, protestat nuk kanë pushuar.
"Eurovizioni i konsideron ndjenjat dhe opinionet e forta që ka ngjallur festivali i Këngës Europiane këtë vit, ndërsa ne përballemi me luftën e tmerrshme në Lindjen e Mesme”, thanë organizatorët në një deklaratë, duke shtuar se roli i tyre është vetëm përgjegjës për pranimin e Izraelit, jo për artistin apo përmbajtjen e këngës. Golan po udhëton në Malmo, Suedi, "për të ndarë muzikën e saj, kulturën e saj dhe mesazhin universal të unitetit përmes gjuhës së muzikës".
Por Eurovizioni nuk ka qenë asnjëherë apolitik
Festivali i parë i këngës u zhvillua në Lugano, Zvicër, në vitin 1956. Në atë kohë, ai ende quhej "Grand Premio Eurovisione Della Canzone Europea” ose shkurt në frëngjisht "Grand Prix". Qëllimi i festivalit ishte mirëkuptimi ndërkombëtar, bashkimi i vendeve armike të Luftës së Dytë Botërore në një garë miqësore.
Shtatë vende morën pjesë, përfshirë Gjermaninë
Festivali u rrit nga viti në vit dhe në 1968 kompeticioni pati 17 pjesëmarrës. Atë vit, kishte një mospajtim të qartë, të motivuar politikisht: kandidati spanjoll donte të këndonte në gjuhë katalanisht, gjuhë kjo e shtypur nga regjimi fashist i Francisco Frankos. Një tjetër këngëtar u dërgua në vend të kësaj për të performuar një version spanjoll-anglisht të këngës së titulluar "La La La".
Pas ndarjes së Qipros në vitin 1974, Greqia dhe Turqia u bënë armike. Në vitin 1975, Greqia e bojkotoi Eurovizionin. Turqia bëri të njëjtën gjë në vitin 1976, por megjithatë e transmetoi shfaqjen në televizion. Kur i erdhi radha Greqisë, shfaqja u ndërpre dhe në vend të saj u transmetua një këngë nacionaliste turke.
Fitorja e Izraelit u hoq nga transmetimi i Jordanisë
Kur u bë e qartë se Izhar Cohen i Izraelit do ta fitonte festivalin e vitit 1978 në Paris, vendi fqinj i Izraelit, Jordania, e mbylli transmetimin.
Në kulmin e Luftës së Ftohtë në Evropë, këngëtarja e re gjermane, Nicole, doli në skenë me një kitarë të bardhë, këndoi një mesazh paqeje dhe fitoi konkursin në vitin 1982. Atëherë u ngrit pyetja: a lejohet politika në Eurovizion nëse mesazhi është pozitiv?
Fakti që edhe shoqata e transmetueseve të BE-së nuk ka arritur të qëndrojë gjithmonë apolitike u dëshmua nga përjashtimi i Gjeorgjisë në vitin 2009. Arsyeja: një lojë fjalësh antiruse në titullin e këngës "We Don't Wanna Put In".
Bjellorusia u përjashtua në vitin 2021 për shkak të mbështetjes së saj të dukshme për presidentin Alexander Lukashenko, i cili ka qenë subjekt i sanksioneve për shkelje të të drejtave të njeriut.
Përjashtimi i Rusisë nga Festivali i Këngës Europiane në 2022 ishte një reagim ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.
Aleancat politike midis jurive kombëtare
Që nga fillimi, juritë kombëtare shpesh nuk e kanë fshehur simpatinë apo mungesën e saj për shtetet pjesëmarrëse, ndonëse kjo nuk kishte të bënte me cilësinë e këngës.
Sigurisht që nuk kishte të bënte me muzikën kur juria kombëtare ruse iu përgjigj performancës së Conchita-s me zero pikë në vitin 2014. Megjithatë, audienca ruse votoi këngën austriake në vendin e tretë dhe Conchita ia doli të fitonte në fund.
Në vitin 2016, Rusia kundërshtoi performancën e "1944" nga pjesëmarrësi ukrainas Jamala, një këngë që ishte evokuese për dëbimin e tatarëve të Krimesë nën Josef Stalin-in. EBU argumentoi në atë kohë se kënga nuk kishte të bënte me politikën, por me historinë e familjes. Jamala, vetë një tatare e Krimesë, mori në shtëpi trofeun.
Gjobë për flamurin palestinez
Kërkesa dhe slogane nga audienca apo artistët gjithashtu kanë ndodhur herë pas here në festival, dhe janë ndëshkuar.
Në Tel Aviv në vitin 2019, grupi islandez Hatari shfaqi flamurin palestinez gjatë pjesës së votimit të mbrëmjes. Si rezultat, transmetuesi islandez duhej të paguante një gjobë në EBU. Po atë mbrëmje, performanca e Madonës tashmë kishte bërë bujë: një nga kërcimtarët e saj mbante një flamur palestinez, një tjetër një izraelit.
Megjithatë, Malmo ka marrë të gjitha masat që Eurovizioni të zhvillohet pa incidente serioze. Nuk do të ketë fan-zone jashtë ambienteve të zhvillimit të festivalit dhe prania e policisë do të jetë e shtuar.
Dy demonstrata të mëdha kundër Izraelit janë paralajmëruar për javën e Eurovizionit, e cila fillon më 5 maj dhe përfundon gjashtë ditë më vonë, me finalen e madhe. E ndërsa autoritetet suedeze presin më të keqen, i kanë ndaluar fansat izraelitë të ecin me flamurin e tyre kombëtar. Delegacionit izraelit i është kërkuar që të largohen nga dhomat e hotelit vetëm për prova dhe shfaqje./DW
Ish-mjeshtri i propagandës së Koresë së Veriut, Kim Ki Nam...
"AstraZeneca" po tërheq vaksinën e saj Covid-19 në mbarë b...
Shtetet e Bashkuara janë optimiste se një marrëveshje armë...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë m...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka...
Udhëheqësi kinez Xi Jiping do ta kalojë pjesën më të m...
Rusia e ka shpallur të martën “organizatë të padëshirueshm...
Vladimir Putini filloi mandatin e tij të pestë të martën s...
Zyrtarët amerikanë thonë se vendet e huaja si Kina frikëso...
Hetuesit e kundërinteligjencës ukrainase e kanë shpart...
Qeveria e Kosovës ka njoftuar se Ministria e Punëve të Bre...
Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ...
Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vla...
Shumë ekspertë thonë se tregtia e bakrit po përballet me n...
Për herë të pestë Vladimir Putin do të bëjë një shëtit...
Pashkët ortodokse u festuan të dielën - por nuk kishte...
Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha ...
Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin pë...
Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Mosk...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...