Mbahet protesta e 25-të kundër qeverisë, qytetarët ‘sfidojnë’ shiun
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...
Këtë të mërkurë ka nisur grumbullimi i qytetarëve për prot...

Një gjykatë në lindjen e largët të Rusisë, qytetin Vladivostok, ka urdhëruar arrestimin e rreshterit të Shtabit të Shteteve të Bashkuara, Gordon Black, dhe e dërgoi atë në paraburgim deri të paktën më 2 korrik, tha më 7 maj zëdhënësja e gjykatës, Elena Oleneva.
Black u akuzua për "vjedhje që i ka shkaktuar dëm të konsiderueshëm një qytetari", raportoi Kommersant, duke cituar zëdhënësen e gjykatës. Dënimi maksimal për akuzën është pesë vjet burgim.
Mediat perëndimore kishin raportuar më herët se një ushtar amerikan ishte arrestuar në Rusi dhe se ishte akuzuar për vjedhje pasi kishte udhëtuar atje nga Koreja e Jugut, ku ishte i vendosur, pa informuar eprorët e tij, duke u shtuar në listën e amerikanëve të ndaluar nga Moska në mes të përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.
Zëdhënësja e Ushtrisë Amerikane, Cynthia Smith, konfirmoi në një deklaratë më 6 maj se ushtari, i cili nuk u identifikua, u ndalua katër ditë më parë në Vladivostok, një port ushtarak dhe tregtar në lindjen e largët të Rusisë.
Ajo tha se Rusia njoftoi Shtetet e Bashkuara dhe ushtria e njoftoi familjen e ushtarit.
Smith nuk dha detaje të tjera në deklaratë për shkak të "ndjeshmërisë së kësaj çështjeje".
Ambasada e SHBA-së po kërkon qasje konsullore tek ai, raportoi CNN.
Ndalimi i ushtarit i shtohet listës së shtetasve amerikanë që mbahen në Rusi në rrethana të ndryshme dhe vjen pasi tensionet mes Moskës dhe Uashingtonit janë në nivelet më të larta që nga Lufta e Ftohtë.
Në mesin e atyre që po mbahen janë gazetarët Alsu Kurmasheva e Radios Evropa e Lirë dhe Evan Gershkovich i The Wall Street Journal, të cilët janë ndaluar me akuza që ata, punëdhënësit dhe mbështetësit e tyre i refuzojnë dhe i konsiderojnë si të motivuara politikisht.
Po ashtu, po mbahet edhe Paul Whelan, i cili në vitin 2020 u dënua me 16 vjet burg për akuzat e spiunazhit që ai dhe qeveria amerikane i kanë hedhur poshtë vazhdimisht.
Nuk ishte menjëherë e qartë nëse ushtari i arrestuar po konsiderohej si i munguar pa leje nga ushtria amerikane.
“Federata Ruse njoftoi Departamentin e Shtetit të SHBA-së për ndalimin penal në përputhje me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Konsullore”, tha Smith në deklaratë.
“Ushtria njoftoi familjen e tij dhe Departamenti Amerikan i Shtetit po ofron mbështetjen e duhur konsullore për ushtarin në Rusi”, shtoi ajo.
Zyrtarët thanë se ushtari ishte i vendosur në Korenë e Jugut, ku ushtria amerikane ka rreth 28.500 trupa, dhe ishte në proces të kthimit në shtëpi në Fort Cavazos, Teksas, por në vend të kësaj udhëtoi për në Rusi.
"Jam thellësisht i shqetësuar nga raportet se një oficer i ushtrisë amerikane është arrestuar në Rusi. Putin ka një histori të gjatë të mbajtjes peng të qytetarëve amerikanë," tha në një postim në X përfaqësuesi Michael McCaul, kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
Në shtator 2023 Departamenti i Shtetit lëshoi një paralajmërim "mos udhëto" për qytetarët amerikanë.
I pyetur për incidentin, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit do të konfirmonte vetëm se "një shtetas amerikan është ndaluar në Rusi".
"Ne përsërisim paralajmërimet tona të forta në lidhje me rrezikun që paraqitet për qytetarët amerikanë brenda Federatës Ruse. Qytetarët amerikanë që banojnë ose udhëtojnë në Rusi duhet të largohen menjëherë, siç thuhet në këshillën tonë të udhëtimit për në Rusi," tha zëdhënësi.
Incidenti vjen më pak se një vit pasi ushtari amerikan, Travis King, i vendosur gjithashtu në Korenë e Jugut në atë kohë, lëvizi në Korenë e Veriut përmes zonës së çmilitarizuar shumë të fortifikuar që ndan dy vendet.
Koreja e Veriut më vonë dëboi Kingun, i cili u kthye në Shtetet e Bashkuara dhe u ngarkua për dezertim./REL
Shumë ekspertë thonë se tregtia e bakrit po përballet me n...
Për herë të pestë Vladimir Putin do të bëjë një shëtit...
Pashkët ortodokse u festuan të dielën - por nuk kishte...
Moska paralajmëroi të hënën se do të godasë objektiva ...
Një zëdhënës i Departamentit amerikan i Shtetit i tha ...
Grupi militant Hamas thotë se ka pranuar propozimin pë...
Gjermania thirri për konsultime të dërguarin e saj në Mosk...
Presidenti i Kinës Xi Jiping do të vizitojë këtë javë Serb...
Rusia planifikon të mbajë manovra që simulojnë përdorimin ...
Presidenti francez Emmanuel Macron priti sot homologun kin...
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ai i Bashkimit Evrop...
Ushtria izraelite thotë se po inkurajon njerëzit në qy...
Më shumë se 60 për qind e popullsisë së botës u beson ...
Ushtria izraelite ka kërkuar nga njerëzit në qytetin jugor...
Presidenti i Argjentinës, Javier Milei, pranon se ishujt F...
Vetëm disa muaj para se të bëhet një çerek shekulli si...
Në Berlin dhe Dreseden janë mbajtur të dielën në mbrëm...
Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në G...
Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të ketë një mir...
Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Rep...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Andy Burnham po planifikon të zhvendosë pjesë të operacion...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...