Ngërç në bisedimet për armëpushim në Gazë
Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në G...

Në Berlin dhe Dreseden janë mbajtur të dielën në mbrëmje edhe protesta pas sulmit brutal ndaj një politikani të SPD-së në Dresden. Ministrat e Brendshëm të landeve federale duhet të hartojnë masa urgjente për mbrojtjen e politikanëve. Ministrja Federale e Brendshme, Nancy Faeser, ka kërkuar që javën e ardhshme të mbahet një konferencë e posaçme. Faeser ka kërkuar konferencë urgjente.
"Këtyre akteve shteti kushtetues duhet dhe do t'u përgjigjet me veprime të ashpra dhe masa të mëtejshme mbrojtëse për forcat demokratike në vendin tonë”, tha ajo. Sulmi i fundit ishte "një dimension i ri i dhunës antidemokratike."
Kandidati kryesor i SPD-së për zgjedhjet evropiane, Matthias Ecke, u rrah të premten në mbrëmje në Dresden nga katër persona të panjohur teksa vendoste posterë parazgjedhorë në Dresden. Eurodeputeti 41-vjeçar ndodhet në spital dhe ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Sipas policisë, dyshohet se i njëjti grup kishte sulmuar dhe plagosur edhe një aktivist të fushatës së Partisë së Gjelbër. Sipas dëshmitarëve, ata ishin të veshur me rroba të errëta, tha një zëdhënës i policisë. Një dëshmitar ishte i mendimit se sulmuesit i përkasin spektrit të djathtë politik. Hetimi do të tregojë, nëse kjo është e vërtetë. Sipas Ministrisë së Brendshme në Saksoni, Zyra e Policisë Kriminale po heton këto raste.
Armiqësia ndaj politikanëve
Sulmi shkaktoi zemërim mbarëkombëtar. "Ky shpërthim dhune është një paralajmërim”, tha presidenti Frank-Walter Steinmeier të shtunën. Ai u bëri thirrje të gjithëve që të zhvillojnë debatin politik në mënyrë paqësore dhe me respekt dhe u bëri thirrje mbështetësve të demokracisë liberale që të qëndrojnë së bashku përtej linjave partiake kundër sulmeve. Kancelari Olaf Scholz (SPD) tha se demokracia kërcënohet nga diçka e tillë, "dhe kjo është arsyeja pse një opsion i tillë nuk duhet të pranohet kurrë”.
Zëvendëskancelari Robert Habeck (Të Gjelbrit) shpjegoi: "Ata janë rezultat i neveritshëm dhe i pafalshëm i një brutalizimi të gjuhës, debatit dhe mosfrenimit në të ashtuquajturat media sociale." Ministri i Financave, Christian Lindner (FDP) paralajmëroi se "mosfrenimi i debatit politik na prek të gjithëve”. Kushdo mund të jetë i radhës. "Kjo është arsyeja pse ne të gjithë jemi të thirrur të kundërshtojmë përshkallëzimin."
Incidentet në Dresden janë pjesë e një serie sulmesh mbarëkombëtare ndaj anëtarëve të partive përpara zgjedhjeve lokale dhe evropiane të 9 qershorit. Vetëm të enjten në mbrëmje në Essen, pas një aktiviteti të Partisë së Gjelbër, anëtari i Bundestagut Kai Gehring dhe kolegu i tij i partisë Rolf Fliß thanë se u sulmuan. Fliß u rrah. Nënkryetarja e Bundestagut Katrin-Göring-Eckardt u sulmua verbalisht në Brandenburg një javë më parë. Ka dyshime se këto sulme janë të orkestruara, ndërsa niveli i dhunës është tërësisht i papranueshëm dhe ka për synim përhapjen e frikës. Ekzistojnë dyshimet po ashtu se akte të tilla mund të përsëriten.
Sipas një përgjigjeje nga qeveria federale, nga dhuna në veçanti janë prekur politikanët e Partisë së Gjelbër. Sipas shifrave paraprake, 1219 raste të sulmeve u regjistruan në vitin 2023. Kjo është një rritje e konsiderueshme në vitin 2022 ka pasur 575 vepra penale. Politikanët e AfD-së gjithashtu u sulmuan shpesh fizikisht. Statistikat paraprake regjistrojnë 478 raste. SPD është e treta për nga sulmet, me 420 vepra kriminale kundër tyre. Autoritetet thonë se 10.537 sulme kundër politikanëve janë raportuar nga 2019 deri në 2023./DW
Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për një armëpushim në G...
Analistët vlerësojnë se në Mal të Zi duhet të ketë një mir...
Kandidati që pritet të sigurojë emërimin e Partisë Rep...
Ndërsa Ukraina shënoi Pashkët e saj të tretë në luftë, Rus...
Ndërkohë që disa shtete amerikane po konsiderojnë metoda t...
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, arriti më 5 maj në Francë ...
Kur gazetarja kineze Su Yutong u largua nga vendi i saj në...
Zgjedhjet presidenciale të këtij viti në Shtetet e Bashkua...
Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën ditë radha...
Të dielën herët në mëngjes protestues propalestinezë u lar...
Forcat ruse pretenduan se kanë marrë kontrollin e një qyte...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se Qeve...
Sulmet me raketa ruse në rajonin ukrainas të Donjeckut kan...
Delegacioni i Hamasit – grupit palestinez të shpallur orga...
Në Maqedoninë e Veriut, partia më e madhe opozitare VMRO-D...
Ministria e Brendshme e Rusisë e ka vendosur emrin e presi...
Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrt...
Në universitetet amerikane në të gjithë vendin janë zhvill...
“Rreziqet ndaj demokracisë” janë bërë shqetësimi kryesor i...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se grupi ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...