Studentët gazetarë mbulojnë protestat në universitetet amerikane
Në universitetet amerikane në të gjithë vendin janë zhvill...

Zyrtarë amerikanë thonë se Izraeli informoi këtë javë zyrtarët e administratës Biden për një plan për të evakuuar civilët palestinezë, përpara një operacioni të mundshëm në qytetin jugor të Gazës, Rafah. Operacioni sipas autoriteteve izraelite synon çrrënjosjen e militantëve të Hamasit.
Zyrtarët, i bënë komentet në kushte anonimiteti, duke shtuar se megjithatë, plani i detajuar izraelit, nuk e ndryshonte pikëpamjen e administratës amerikane, se një operacion në Rafah, do të vinte në rrezik jetët e shumë civilëve palestinezë të pafajshëm.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu është zotuar ta kryejë operacionin, pavarësisht paralajmërimeve të presidentit Joe Biden dhe zyrtarëve të tjerë perëndimorë që kanë thënë se një veprim i tillë, do të rezultonte në rritjen e mëtejshme të numrit të viktimave, si do të përkeqësonte një krizë tashmë të rëndë humanitare, me të cilën përballet rajoni.
Administrata Biden ka paralajmëruar për pasoja për Izraelin nëse ai bën përpara me operacionin, pa një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.
"Në mungesë të një plani të tillë, ne nuk mund të mbështesim një operacion të madh ushtarak në Rafah, sepse dëmi që do të shkaktonte është përtej asaj që është e pranueshme", tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken të premten në mbrëmje gjatë Forumit të Sedonës, që u mbajt në Arizona, organizuar nga instituti "McCain".
Rreth 1.5 milionë palestinezë janë strehuar në Rafah, ndërsa territori është shkatërruar nga lufta që nisi më 7 tetor pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin, duke vrarë 1200 persona e marrë peng 250 të tjerë.
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për ndihmë humanitare tha të premten se qindra mijëra njerëz do të vendoseshin përballë "një rreziku të menjëhershëm për jetën", nëse Izraeli do të bënte përpara me planet për të sulmuar Rafahun. Qyteti kufitar është një pikë hyrëse kritike për ndihmën humanitare dhe është i mbushur me palestinezë të zhvendosur nga pjesë të tjera të rajonit, shumë prej tyre në kampe me çadra të mbipopulluara.
Zyrtarët shtuan se plani i evakuimit mbi të cilin izraelitët informuan sipas tyre administratën, nuk ishte finalizuar dhe të dyja palët ranë dakord të vazhdonin diskutimet mbi këtë çështje.
Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Karine Jean-Pierre u tha gazetarëve të premten se Izraeli nuk i ka treguar Shtëpisë së Bardhë asnjë plan "gjithëpërfshirës" për një operacion të mundshëm Rafah. Operacioni, tha ajo është diskutuar gjatë telefonatave të zhvilluara së fundmi mes presidentit Biden dhe zotit Netanyahu, si dhe gjatë bisedimeve të virtuale me zyrtarë të lartë të sigurisë kombëtare izraelite dhe amerikane.
“Duam të sigurohemi që ato biseda të vazhdojnë sepse është e rëndësishme që të mbrohen jetët e palestinezëve të pafajshëm”, tha zonja Jean-Pierre.
Zbulimi i përpjekjeve të vazhdueshme të Izraelit për të kryer një operacion në Rafah erdhi pasi drejtori i CIA-s William Burns, mbërriti të premten në Egjipt, ku palët negociuese po përpiqen për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi mes Izraelit dhe Hamasit./ VOA
Në universitetet amerikane në të gjithë vendin janë zhvill...
“Rreziqet ndaj demokracisë” janë bërë shqetësimi kryesor i...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin tha se grupi ...
Stërvitjet ushtarake të NATO-s, që kanë nisur katër muaj m...
Kremlini i karakterizoi si "të rrezikshme" komentet e Sekr...
Aeroportet më të pastra ndodhen në Azi, të paktën kësh...
Ministria ruse e Mbrojtjes tha më 4 maj se forcat e mbrojt...
Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në r...
Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “fuqishëm” një sërë sulm...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë...
Mediat gjermane raportojnë se një shpërthim i madh ka ndod...
Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se...
Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e ...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Pet...
Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ng...
Kur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gaza pas sul...
Shefi i "Apple", Tim Cook, u përpoq të largonte dyshim...
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për...
Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson (J&J) ka...
Teherani ka vendosur sanksione kundër një grupi kompan...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...