E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Kush kë do të përkrahë dhe ku do të shkojnë votat në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale të kandidatëve që nuk hynë në raundin e dytë? Tani për tani asnjë parti nuk është prononcuar nëse do t'i thërrasë votuesit e saj për të përkrahur Pendarovskin ose Siljanovskën. VMRO-DPMNE publikisht u ankua se deri më tani nuk kanë marrë përkrahje për Gordana Siljanovska Davkova prej asnjërit nga kandidatët e opozitës. "Deri më sot nuk kemi përkrahje për Gordana Siljanovska Davkovën nga kandidatët e opozitës. Kjo do të thotë se ose nuk kanë ndjenjë elementare për shtetin ose në mënyrë të pavetëdijshme punojnë për pushtetin”, thekson Aleksandar Nikolloski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.
Kandidati për president nga radhët e LSDM-së Stevo Pendarovski ka thënë se ai nuk do t'i kërkojë votat e kandidatëve të tjerë. "Nuk mendoj që t'u drejtohem subjekteve të tjera politike, sidomos atyre që kishin kandidatë, të cilët nuk kaluan në raundin e dytë. Unë nuk e parapëlqej këtë matematikë dhe këtë mënyrë të shpërndarjes prej teje tek unë”, është shprehur Pendarovski.
Por pikërisht votat e partive shqiptare do të vendosin në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, kësaj here më së shumti për plotësimin e censusit prej 40%. Tani për tani edhe nga VLEN edhe nga BDI thonë se organet partiake ende nuk kanë sjellë vendim se cilin kandidat presidencial do ta përkrahin në raundin e dytë.
Kanë filluar përllogaritjet se kush do të jetë në qeverinë e re
Sa i përket fushatës për zgjedhjet parlamentare, partitë politike tri ditë para përfundimit të fushatës janë fokusuar se kush do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme. Bilall Kasami nga koalicioni opozitar shqiptar VLEN vlerëson, se ky koalicion ka legjitimitetin e votuesve shqiptarë prandaj dhe duhet të jetë pjesë e qeverisë së ardhëshme.
"Besojmë fuqishëm që pas 8 majit, koalicioni VLEN si pjesë e qeverisë do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në shërbim të bizneseve me qëllim të ndaljes së ekzodit të rinisë dhe qytetarëve drejt perëndimit”, ka thënë Bilall Kasami nga VLEN.
BDI vlerëson se i plotëson të gjitha kushtet për të qenë në qeveri
Bujar Osmani nga Fronti Evropian është i mendimit se gjatë formimit të një qeverie duhet pasur parasysh se përveç shumicës prej 61 deputetësh nevojitet edhe shumica e Badinterit. Pa këtë shumicë të dyfishtë nuk mund të formohet qeveri stabile dhe nuk mund të ketë parlament funksional.
"Fronti Evropian përpos që garanton stabilitet dhe bashkëjetesë, ky koalicion do të sigurojë edhe dy kushtet elementare për formimin e qeverisë së ardhshme, shumicën prej 61 deputetësh dhe shumicën e Badenterit”, ka deklaruar Bujar osmani nga BDI.
VMRO-DPMNE: Koalicionin qeveritar do ta formojmë me VLEN-in
VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten si fituese të këtyre zgjedhjeve, madje ka përcaktuar edhe partitë që do të jenë pjesë e qeverisë së re. Kreu i opozitës maqedonase Hristijan Mickoski ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj. Sipas tij, qeveria e re do të formohet nga VMRO-DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare.
"Për VMRO-DPMNE-në qëndrimet janë shumë të qarta. Nuk dua të flas me emisarët që BDI i dërgon çdo ditë për koalicion me VMRO-DPMNE-në. BDI-ja për mua është kapitull i përfunduar dhe do të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Mickoski.
Në Maqedoninë e Veriutderi në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore.
Gir: Procesi i zgjedhjeve të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive
Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Gir pret që raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe votimi për parlamentaret të kalojë qetë dhe në atmosferë demokratike. "Misioni i OSBE/ODIHR-it e publikoi raportin për raundin e parë të zgjedhjeve. Zgjedhjet kaluan kryesisht qetë dhe në atmosferë demokratike dhe me të vërtetë shpresojmë se raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale dhe fushata për zgjedhjet parlamentare do të jetë pozitive, çka do të mundësojë që i gjithë procesi të përfundojë me porosi dhe ndjenjë pozitive”, ka deklaruar Dejvid Gir, ambasador i BE-së.
Të mërkurën me 8 maj, qytetarët e Maqedonisë së Veriut do të votojnë në raundin e dytë për zgjedhjet presidenciale dhe njëherazi edhe për zgjedhjet parlamentare./DW
Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “fuqishëm” një sërë sulm...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për politikë...
Mediat gjermane raportojnë se një shpërthim i madh ka ndod...
Pas muajsh negociatash, përpjekjet për armëpushim duket se...
Shtetet e Bashkuara po punojnë për një plan për lirimin e ...
Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Pet...
Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ng...
Kur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gaza pas sul...
Shefi i "Apple", Tim Cook, u përpoq të largonte dyshim...
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për...
Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson (J&J) ka...
Teherani ka vendosur sanksione kundër një grupi kompan...
Nga një sulm me raketa të kryer nga Rusia më 2 maj në qyte...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti ka ...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofto...
Për 98-vjeçaren Lidiia Lomikovska, pushtimi i Ukrainës...
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është ...
"Ne të gjithë e dimë se të gjithë kemi armë, por askush nu...
Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin Tik...
Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...