97 gazetarë dhe punonjës të medias u vranë gjatë raportimeve në Gaza
Kur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gaza pas sul...

Autoritetet më të larta të Kosovës po i kërkojnë me ngulm Bashkimit Evropian heqjen e masave ndëshkuese duke argumentuar se tashmë deeskalimi në veri të Kosovës ka ndodhur dhe s'ka arsye që të vazhdohet me masa ndaj Kosovës. Por Bashkimi Evropian akoma nuk po lëviz në këtë drejtim. Me sa duket as thirrjet e vazhdueshme të Prishtinës për heqjen e masave nuk po lënë përshtypje. Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se për heqjen e masave ndëshkuese që BE i ka vendosur Kosovës, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës.
Vendet anëtare të BE do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur
Sipas tij, mbajtja e votimeve në komunat në veri të Kosovës më 21 prill, ishte një prej disa kushteve që BE-ja vendosi për heqjen e masave ndaj Kosovës. "Kur i kemi vendosur masat kemi thënë se ato janë të përkohshme dhe mund të hiqen. Por për këtë vendim vendosin vendet anëtare të BE-së, e jo Qeveria e Kosovës. Masat nuk ishin vendosur vetëm për një arsye, por për disa. Diskutimet për këtë janë në vazhdim e sipër në BE dhe vendet anëtare do të vendosin se a do të hiqen masat dhe kur, a do të hiqen të gjitha apo pjesërisht”, tha zëdhënësi Stano. Sipas zëdhënësit të BE-së, vendimi për heqjen e mundshme të masave ndaj Kosovës kërkon një konsensus më të gjerë në gjithë BE-në.
Komisioni Evropian vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës një vit më parë për shkak të përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të shtetit, duke e akuzuar qeverinë e Kosovës për veprime të pakoordinuara në veri megjithë thirrjet e komunitetit ndërkombëtar.
Kritika nga Kosova
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas një takimi që zhvilloi me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë Jeffry Vovenier, tha se "vazhdimi i masave është i padrejtë dhe se Kosova i ka plotësuar kushtet që përfundimisht të largohen ato”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha pas një mbledhje të qeverisë, se BE-ja miratoi Planin e Rritjes ekonomike, në vlerë prej 6 miliardë eurosh për Ballkanin Perëndimor, i cili një ndër synimet ka edhe përshpejtimin e anëtarësimit të rajonit në bllok. Në këtë linjë ai thotë se "masat ndëshkuese ndaj Kosovës janë të padrejta”. "Masat, që janë në fuqi ndaj Kosovës, bien ndesh me përpjekjet e rajonit për integrim të përshpejtuar në BE, sidomos edhe në Planin e Rritjes dhe qëllimin e tij. Në anën tjetër po vazhdojmë me përpjekjet tona që të hapim më tepër mundësi në kuadër të dialogut të reformave me BE-në. Në këtë kontekst, kemi përmbushur të gjitha kërkesat e BE-së për heqjen masave kufizuese dhe këto masa duhet të largohen”, tha kryeministri Kurti.
BE nuk është e bindur
Por si e shohin analistët politik situatën aktuale dhe raportet qeveri e Kosovës BE, rreth pikëpamjeve të tyre për masat. Analisti politik Blerim Burjani, i tha DW-së se qeveria e Kosovës duhet me fakte ta bindë BE-në për heqjen e masave. "Heqja e masave nuk po ndodh për arsye se BE-ja ende nuk është e bindur politikisht dhe nuk ka besim në Qeverinë e Kosovës se do të ketë de-eskalim të qëndrueshëm. Konsideroj se Qeveria e Kosovës, e sidomos njësia speciale duhet të shihet sa më pak në veri, dhe qeveria të vazhdoj të kontribuojë në qëndrueshmërinë e stabilitetit në veri. Vlerësimi i gjendjes në veri duhet të jetë i shkruar për t'i dërguar BE-së konstatim të gjendjes që duhet të jenë raporte korrekte dhe të faktuara. Pra, mendoj se duhet të ketë raporte objektive të faktuara për ta bindur BE-në. BE-ja nuk bindet vetëm me fjalë dhe konferenca shtypi, por me raporte të detajuara të deritashme për gjendjen në veri”, thotë analisti Burjani.
Masat ndëshkuese që BE-ja kishte vendosur ndaj Kosovës në qershor të vitit të shkuar përfshinë suspendimin e përkohshëm të grupeve punuese për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, suspendimin nga programi i fondeve për Kosovën, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë përveç takimeve në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi dhe mosmiratimin e projekteve nga Fondi për Investime në Ballkanin Perëndimor./DW
Kur Izraeli nisi ofensivën e tij ushtarake në Gaza pas sul...
Shefi i "Apple", Tim Cook, u përpoq të largonte dyshim...
Turqia ka pezulluar të gjithë tregtinë me Izraelin për...
Kompania farmaceutike amerikane Johnson & Johnson (J&J) ka...
Teherani ka vendosur sanksione kundër një grupi kompan...
Nga një sulm me raketa të kryer nga Rusia më 2 maj në qyte...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se shteti ka ...
Shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njofto...
Për 98-vjeçaren Lidiia Lomikovska, pushtimi i Ukrainës...
Propozimi final për rezolutën për Srebrenicën i është ...
"Ne të gjithë e dimë se të gjithë kemi armë, por askush nu...
Shumica e amerikanëve besojnë se Kina e përdor rrjetin Tik...
Universiteti i Kalifornisë anuloi mësimet të mërkurën ...
Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja...
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po rrit përpjekjet pë...
Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale ...
Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ...
Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë me ak...
Dy grupe të ndryshme të protestuesve, propalestinezë dhe p...
"Big Bang", këtë emërtim mban zgjerimi i Bashkimit Evropia...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...