Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po rrit përpjekjet pë...

Gaza është e mbuluar me më shumë mbeturina dhe rrënoja sesa Ukraina, tha Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) më 1 maj. Sipas OKB-së, pastrimi i kësaj zone do të jetë i kushtueshëm dhe i rrezikshëm shkaku i sasisë së madhe të asbestit dhe municioneve të pashpërthyera.
Gjashtë muaj pas fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Shërbimi i Kombeve të Bashkuara për Veprimin ndaj Minave (UNMAS) vlerësoi se në Rripin e Gazës kishte 37 milionë tonë mbeturina në mes të prillit, ose 300 kilogramë për metër katror.
“Gaza ka më shumë rrënoja sesa Ukraina, dhe për ta pasur këtë më në perspektivë, vija e frontit ukrainas është 600 milje (afërsisht 1.000 kilometra) e gjatë dhe Gaza është 25 milje (40 kilometra)”, tha Mungo Birch, kreu i programit UNMAS. në territoret palestineze.
Por volumi i rrënojave nuk është problemi i vetëm, tha UNMAS-i.
“Këto rrënoja ka të ngjarë të jenë shumë të kontaminuar me UXO (minicione të pashpërthyera), por pastrimi i tyre do të komplikohet edhe më tej nga rreziqe të tjera në rrënoja”, u tha Birch gazetarëve në Gjenevë.
“Vlerësohet se ka mbi 800.000 ton asbest, për shembull, vetëm në rrënojat e Gazës”, shtoi ai. Asbesti është një mineral që shkakton kancer e që përdoret në ndërtim. Për trajtimin e këtij materiali kërkohen masa paraprake të veçanta.
Në përgjithësi vlerësohet se 10 deri në 15 për qind e municioneve të gjuajtura nuk shpërthejnë dhe për këtë arsye përfaqësojnë një rrezik të madh për popullsinë civile.
Birch tha se shpresonte që UNMAS-i, që punon për të zbutur kërcënimet e paraqitura nga të gjitha llojet e mjeteve shpërthyese, do të bëhet organi koordinues për veprimin ndaj minave në Gazë.
Kjo agjenci ka siguruar pesë milionë dollarë fonde, por i duhen edhe 40 milionë dollarë të tjera për të vazhduar punën e saj në Gazë gjatë 12 muajve të ardhshëm.
Megjithatë, “sektori në tërësi do të ketë nevojë për qindra miliona dollarë amerikanë gjatë shumë viteve në mënyrë që ta bëjë Gazën përsëri të sigurt për popullsinë”, shtoi Birch.
Një takim i aktorëve kryesorë në këto operacione të ardhshme u mbajt dy javë më parë në Aman, nën udhëheqjen e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).
UNDP-ja po piloton planin e pastrimit dhe pjesëmarrësit disktuan për mjetet dhe metodat e mundshme që mund të kërkohen kur të vijë koha.
“Për shkak se niveli i rrënojave është kaq i paprecedentë, do të duhet një mendim i ri se si do të vazhdojmë me pastrimin”, tha Birch.
UNMAS-i ka thënë se 65 për qind e ndërtesave të shkatërruara deri më tani në Gazë janë objekte banimi dhe për pastrimin e rrënojave të tyre për 14 vjet do të duheshin 100 kamionë. Megjithatë, një vlerësim i saktë për Gazën mbetet i pamundur për shkak të luftimeve, bombardimeve dhe vështirësive të qasjes.
“Derisa të jemi qenë në gjendje të kemi qasje në veri dhe ta bëjmë një vlerësim, nuk jemi të sigurt për nivelin e ndotjes”, tha Birch.
Lufta e Gazës filloi pas sulmit të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, i cili rezultoi në vdekjen e 1.170 njerëzve, kryesisht civilë, sipas një raporti të AFP-së të shifrave zyrtare izraelite.
Ofensiva hakmarrëse e Izraelit ka vrarë të paktën 34.568 njerëz në Gazë, kryesisht gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në territorin e drejtuar nga Hamasi./ Rel
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po rrit përpjekjet pë...
Shumica e votuesve të rinj në këto zgjedhje presidenciale ...
Më 1 maj hyri në fuqi ligji i ri në Florida të SHBA-së që ...
Më shumë se 100 persona janë arrestuar në Spanjë me ak...
Dy grupe të ndryshme të protestuesve, propalestinezë dhe p...
"Big Bang", këtë emërtim mban zgjerimi i Bashkimit Evropia...
Këtë vit, Greqia po e dyfishon numrin e zjarrfikësve në nj...
Një total prej 1 388 armësh zjarri u sekuestruan gjatë një...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi li...
Akuza: Spiunazh veçanërisht i rëndë në shërbim të Rusi...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua s...
Facebook dhe Instagram i Metës janë subjekt i një hetimi m...
Rezultatet e barometrit të shkollave gjermane të publikuar...
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçe...
“Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut janë në sh...
Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua ...
Presidenti kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Francën, Serb...
Gjendja e popullsisë civile në Rripin e Gazës vazhdon të j...
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtj...
Lagjja e njohur e Berlinit, Kreuzberg, mbetet e lidhur ngu...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...