20 vjet zgjerim i BE-së – Si do të vazhdohet më tej?
"Big Bang", këtë emërtim mban zgjerimi i Bashkimit Evropia...

Dy grupe të ndryshme të protestuesve, propalestinezë dhe proizraelitë, janë përplasur me grushte, shkopinj e shqelma më 1 maj në kampusin e Universitetit të Kalifornisë, në Los Anxhelos (UCLA).
Pas disa orësh përleshjesh midis këtyre dy grupeve, policia ndërhyri për t’i ndarë grupet dhe për të shuar dhunën.
Vetëm disa orë më parë, policia kishte ndërhyrë edhe në një tjetër kampus universitar në SHBA, për t’i shpërndarë protestuesit propalestinezë që ishin izoluar brenda një ndërtese në Universitetin e Kolumbias.
Policia ka qenë më aktive nëpër kampuset në të gjithë SHBA gjatë dy javëve të fundit, pas protestave që u bënin thirrje universiteteve të ndalojnë së bëri biznes me Izraelin ose kompanitë që mbështesin luftën në Gazë.
Ka pasur konfrontime dhe më shumë se 1.000 arrestime të studentëve protestues.
Përleshjet në UCLA u zhvilluan rreth një kampi të ngritur nga protestuesit propalestinezë, të cilët vendosën barrikada, ndërsa kundërprotestuesit u përpoqën t'i rrëzonin ato. Disa protestues hodhën karrige dhe në një moment një grup njerëzish u grumbullua mbi një person që ishte shtrirë në tokë, duke e shkelmuar dhe rrahur me shkopinj.
Ende nuk dihet numri i personave të lënduar gjatë këtyre përleshjeve.
Kryetarja e Los Anxhelosit, Karen Bass, e quajti dhunën “absolutisht të neveritshme dhe të pafalshme” dhe tha se policët nga Departamenti i Policisë së Los Anxhelosit ishin në vendngjarje, pasi u tha se Universiteti kishin kërkuar ndihmë policore.
Sulmi i 7 tetorit në jug të Izraelit nga militantët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – dhe ofensiva izraelite që pasoi kanë shkaktuar protestat më të mëdha studentore në SHBA që nga protestat kundër racizmit të vitit 2020.
Protestuesit propalestinezë u mblodhën gjithashtu në City College të Nju Jorkut, me universitetin që i urdhëroi ata të largoheshin nga kampusi, tha zëvendëskomisioneri i Departamentit të Policisë së Nju Jorkut, Kaz Daughtry. Dhjetëra protestues u arrestuan, raportoi New York Times.
Daughtry tha gjithashtu se universiteti kishte kërkuar praninë e policisë për të ndihmuar në shpërndarjen e protestuesve.
Shumë nga protestat nëpër SHBA janë pritur me kundërprotesta që i akuzojnë ata për nxitje të antisemitizmit. Pala propalestineze, përfshirë hebrenjtë që kundërshtojnë veprimet izraelite në Gaza, thonë se ata janë duke u cilësuar padrejtësisht si antisemitë për kritikat ndaj qeverisë së Izraelit dhe shprehjen e mbështetjes për të drejtat e njeriut.
Çështja ka marrë ngjyrime politike në prag të zgjedhjeve presidenciale në SHBA në nëntor, me republikanët që akuzojnë disa administratorë të universiteteve për mbylljen e syve ndaj retorikës antisemitike.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, të martën e quajti hyrjen me forcë brenda ndërtesave të kampusit “qasje të gabuar”./ REL
"Big Bang", këtë emërtim mban zgjerimi i Bashkimit Evropia...
Këtë vit, Greqia po e dyfishon numrin e zjarrfikësve në nj...
Një total prej 1 388 armësh zjarri u sekuestruan gjatë një...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, takoi li...
Akuza: Spiunazh veçanërisht i rëndë në shërbim të Rusi...
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, u zotua s...
Facebook dhe Instagram i Metës janë subjekt i një hetimi m...
Rezultatet e barometrit të shkollave gjermane të publikuar...
Mandatari për formimin e Qeverisë së Serbisë, Millosh Vuçe...
“Ballkani Perëndimor dhe Maqedonia e Veriut janë në sh...
Landy Párraga, ish-Miss Ekuadori dhe modele, u qëllua ...
Presidenti kinez, Xi Jinping, do të vizitojë Francën, Serb...
Gjendja e popullsisë civile në Rripin e Gazës vazhdon të j...
Drejtoria kryesore e Inteligjencës e Ministrisë së Mbrojtj...
Lagjja e njohur e Berlinit, Kreuzberg, mbetet e lidhur ngu...
Fillimisht ishte fjalimi parimor i presidentit francez, Ma...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy i drejtoi sëri...
Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se është i...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është nisu...
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni njoftoi të dielë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...