Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Partia VMRO-DPMNE po feston fitoren e thellë në zgjedhjet parlamentare dhe balotazhin për presidentin e vendit, votime që u mbajtën të mërkurën më 8 maj. Nga rreth 95 për qind e votave të numëruara, kjo parti rezulton të ketë fituar 59 vende në parlamentin prej 120 vendesh. Për formimin qeverisë nevojiten 61 vota të deputetëve.
Ndërkohë, kandidatja e VMRO-së për presidente, Gordana Siljanovska Davkova, mori 520 mijë vota kundrejt 234 mijë votave që mori kandidati social-demokrat Stevo Pendarovski. Ky i fundit ia uroi fitoren zonjës Siljanovska – Davkova, ndërsa kritikoi, siç tha ai, “ata të cilët penguan mijëra qytetarë të marrin fletëvotimet për të votuar në balotazhin presidencial”, me gjasë duke aluduar për Bashkimin Demokratik për Integrim.
BDI-ja me Frontin Evropian duket të ketë siguruar 19 vende në parlament, apo 133 mijë vota, ndërsa koalicioni tjetër shqiptar VLEN, ka marrë 103 mijë vota apo 13 vende në parlament.
Nëse shifrat në fjalë konfirmohen deri në fund të procesit, BDI-ja do të jetë partia e dytë më e madhe në vend, hera e parë në historinë moderne të Maqedonisë së Veriut për një parti shqiptare.
Humbësi më i madh në këto zgjedhje konsiderohet Lidhja Social Demokrate, e cila sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve rezulton të ketë marrë 18 deputetë apo 144 mjë vota në të gjashtë njësitë zgjedhore të Maqedonisë së Veriut.
Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, tha se ka biseduar me drejtuesit e koalicionit VLEN, Arben Taravarin, Bilall Kasamin dhe Izet Mexhitin dhe të enjten do të nisë takimet për formimin e qeverisë së re. Zoti Mickovski akuzoi BDI-në për përpjekje për bojkotimin e balotazhit presidencial, por siç u shpreh ai: “qeveria ra dhe populli e shpëtoi shtetin”.
“Kriminaliteti, korrupsioni, paaftësia, vlerat e rreme, shteti i kapur, tenderët, nepotizmi, gjëra që bënë shtetin të vuajë dhe popullin të dëshpërohet, sonte u mundën”, tha zoti Mickovski, duke kërcënuar se, “100 persona të BDI-së dhe LSDM-së do të përgjigjen për bëmat e tyre”.
Ai premtoi nga ana tjetër se në 100-ditëshin e parë të qeverisë së tij do të ketë rritje ekonomike dhe investime të huaja.
Ndërkaq, zoti Ali Ahmeti i koalicionit Fronti Evropian nuk pranon të shkojë në opozitë. “Vendit i duhet qëndrueshmëria dhe siguria”, tha ai në një konferencë shtypi me drejtuesit tjerë të këtij koalicioni, Ziadin Selën, Menduh Thaçin, etj.
Koalicioni VLEN festoi atë që e quan fitore, në sheshin "Skënderbeu" në Shkup, por në fakt festa ka të bëjë me hyrjen e tij në kabinetin e pritshëm qeveritar.
Sidoqoftë, fitorja e VMRO-së është e thellë dhe nuk pritet që ajo t’i ofrojë partisë shqiptare një numër të përafërt të ministrive siç kishte BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët në qeverinë me LSDM-në.
Partia “Znam” e kryetarit të komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, ka siguruar 5 vende në parlament dhe ka gjasa të mëdha të hyjë në koalicionin e ri qeveritar. Nëse ndodh kjo, atëherë shumica e pritshme parlamentare do të ketë 77 ligjvënës, shumë afër numrit të dy të tretave. Partia nacionaliste “E Majta” fitoi 6 vende në parlament, që po ashtu vlerësohet një sukses për të, duke pasur parasyshë se në mandatin aktual ka vetëm dy ligjvënës./ Voa
Në Maqedoninë e Veriut në orën 7 të mbrëmjes u mbyllën kut...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoninë e Veriut (K...
“Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të ...
Presidenti i Ukrainës tha se Rusia kreu sulme masive ndaj ...
Shkencëtarët kryesorë të klimës në botë presin që temperat...
Rusia tha se dërgimi i trupave të NATO-s në Ukrainë potenc...
Njëri nga plazhet më të bukura në botë dhe padyshim më i f...
Rojat ushtarake u rreshtuan të mërkurën në Beograd për të ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë t...
Protestat kundër të ashtuquajturit projektligji për “agjen...
Një projekt për ndërtimin e një parku eolik është dorëzuar...
Garda Civile Spanjolle arrestoi 20 të dyshuar pasi "çm...
Të ushqyer nga ndryshimet klimatike, oqeanet e botës kanë ...
Unioni Europian i Radio-Televizionit (EBU), i cili organiz...
Ish-mjeshtri i propagandës së Koresë së Veriut, Kim Ki Nam...
"AstraZeneca" po tërheq vaksinën e saj Covid-19 në mbarë b...
Shtetet e Bashkuara janë optimiste se një marrëveshje armë...
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë filluar të votojnë m...
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...